MOLLISHTË – BUSAVATË VENDLINDJA IME.
Në Mollishtë vendi i lindjes,
Dola, u çmalla, qava e qava,
Oborri me pemë e perime,
E praka, lëviza qoshëm qoshe.
U çmalla me thënjet e të parëve,
Te varri i gjyshit nderime i bëra,
Një tufë lulesh mbi varr lëra,
Mu duk se fëmijë përsëri u bëra!
Kujtohën lojrat me gurët e baltë,
Arave duke lavrua me parmendë,
Me qe lavroja, këndoja shkopi lartë,
Gëzim i paharrueshëm, me duket si sot.
Poshtë, te kroi i Mixhës mbushja ujë,
Kaqorrën mbi supe rrugës së gjatë,
Afrova odës burrave me fam,
Këtë e kisha ne vëmëndje, angazhim.
Ulur pran tyre, dëgjoja kuvend,
Me vëmëndje, heshtje respektoja,
Mbushësha kaftorin me dru,
Shërbeja çaj, cigare e gotë uji…!
11.04.20
Hamburg
21 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Kosharen heroike
Mbi këto dhera dolën
gjithmonë në skenë
figura më të mëdha,
njerëzit më të mbushur
me mallin e tyre
poetë e piktorë.
Madje dhe shumë punëtorë
në emigrim, të papunë,
dhe një 3 maj „963 Zhegre
si të mos vjen“?
A ka mundur të shoh
që atëher dritën,
ky diell që do t‘i
bëhet agut aortë?
Të krijoj jetë pikëpytjesh
zemra e këtij dheu
e t’i tërheq zvarrë,
e cila gjithnjë qe rënkim
thundre të errët
dhe nuk kishte si të nxirrte shesh
pa tepër pasojë ëndrrën plot sy….
Fluturim ikur nga Zvicra, nga familja,
futur formacionesh luftarake
për çlirim Kosove,
dëshmuar strateg, një hartues plani
për thyerje kufiri shqiptaro-shqiptar.
I pari Agim Ramadani,
që shkuli përgjithmonë
gurin-piramidë kufitar në Koshare,
tmerrin më të zi dhe të mallkuar
mes dy pjesësh të tokës shqipe,
të të vdekurve e të të gjallëve.
Pas kohe të thyerjes së kufirit,
tek vendi …. .. 11 prilli 1999,
ra heroikisht Agim, si bjeshkë e det bashkë,
emri konspirativ i çmuar
K A T A N A….
Ndrit fanar sa leksionesh
e antologji shkrimtarësh shqiptarë,
nxjerr në dritë pas vitit 2000…!