11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Fran Ukcama

 

U NGRIT HOMERI PREJ VORRI

L'immagine può contenere: 1 persona

– KANGA E PARË-

Shkrepi dielli, agu doli,
U ngrit Homeri prej Vorri,
Udhët e Atdheut mori,
Ku prej qejfi, ku prej zori..
Françeskan, brilant- poet,
veladon, konop në mes,
t` kqyr trollin si ka ecë,
fantazitë shpirtit t`i ndez
Kqyri rrotull anë më anë,
Si e gjeti, si e pat lanë,
Shkodrën dhe Fishtën- nanë,
Shqypninë, me rraqe rrfanë.
Mbi nji mushkë me samar,
Deh, u ndal në Tiranë,
Ashtu huptaz krejt pa mend,
Opa, hyni në kuvend.
Ul në llozhë, diku në cep,
Debatin në kuvend po ndjek,
Do me mjekërra sikur cjep,
Do si viça, do si desh.
Do zonja si delet rudë,
të tjerat, veshur shkurt,
lyer hyndë e lyer buzë,
jo shtetare, por si kuçkë.
Fjalën merr njeri nga jugu,
Shatra-patra, thye plugu,
Kur flet një gegë i trashë,
fjala i del kopallë, bujashkë..
Mblodhi supet , zot ku jam,
në kuvend, a jam në han,
njeni iaaa, tjetri ham,
ku jam pra në stallë, a stan..
N` kohën time, flisnin trimat,
Ama pushonin bilbilat,
S` dinim sharjet, as pasthirrmat,
Por ide, ku ma të mirat..
Kish lezet shqipja në gojë,
gjith` me dije, mendje hollë,
atdhetarë, patriot,
ajk’ e mbledhur bashke një Komb
Sa ke ra moj nana zonjë,
N` kuvend ke bathë – kërtollë,
Ke halldupa të pashkollë,
Truni shkulun, mendja pordhë..
Doli prej salles kuvendit,
Tej në shesh të Skëndërbeut,
Pyeti njanin, o burr i dheut,
Ku jam këtu,
– Te xhami e Ethem Beut.
Auu, sa ka ndryshu,
Tiranën e kam harru,
Se pazari ke bash këtu,
Saraje mbreti pat ndërtu..
Po ai ballë Gjergjit trim,
kush na qenka kapërdim,
-Oh, vetë Ahmet Zogolli,
E ngritën prap te froni..
Si more, si ka mundësi,
Ai iku, braktisi nanën Shqypni,
La fashizëm e Itali,
Rraqet në krah e në Turqi..
Ne që folëm, kundërshtuam,
në Itali na intërrnuan,
si more kjo punë së mbrapthi,
n` piedestal ngrihet tradhëtari..
Pas a patet ju me nder,
Diktator, emnin Enver,
Atë ku e kini tjehellë,
A në tokë, a në qiell !!
-Jo , or bab, tha katundari,
Ai ishte por e hangri,
në Sharrë tash i asht varri,
diktator na qe zuzari..
Auu, tash mirë po me kuptu,
Pse pa vorr mbeta u`
Pa vorr e pa shtepi,
Se këta kënkan zi ma zi..
Këta kënkan horr mbi horra,
Ma ngrenë Zogun mbi kufoma,
këtu rroka jo si vakthi,
si i vrami edhe vrasësi..
Këtu si Zogu, si Prishtina,
Si Bajrami, si Avnia,
Si Luigji e si Noli,
Mbreti fallco, hyp te froni..
At, a m` ndi i flet tiransi,
dhe anmiqve u ka ardh shansi,
s` kjo punë s` paska kandar,
kush anmik, e kush tradhëtar..
Asht përfolë tash se mbrami,
te Avniu do vihet Esati,
mes Tiran\s a erdh Mit`hati,
aty pra te vllaznit Frasni..
Mirë uzdai, boll mirë po thue,
anmiqsitë duhet me i harrue,
por nji gja po më le pa mend,
kund s`po e shoh portretin tem..
E pra kësaj pune shka me i thanë,
me u ba i hupun në dheun tand,
as s` kam pre, as nuk kam vra,
kam knu himne Kombit pa nda.
Keq ma keq paska ardhë koha,
N` krye shtet paska horra,
Paska rriqna, sorollopa,
Krriça, viça pjellë nga lopa..
S` asht ma Atdheu i jem,
Shpirti i lodhun fort po më dhëmb,
Po kthehem në vorrin tem,
në mes Drinit te një shkëmb..
Aty mbenë eshtna e shpirt,
Aty lus zotin përditë,
Aty m` vijnë perenditë,
Aty, vorr, shtepi e Dytë..
Kisha gjak, e kisha dritë,
Kisha shpirt e kisha sytë,
Kisha Shqypni e Fishtë,
Tash qiri kam mbet tuj u fikë..
Kam një besë e kam nji shpresë,
Syrgjynosë, edhe në dekë,
N` zemër t` shqipes jam për jetë,
Se kam lanë fjalë të vertetë..
Jam gandu keq e ma keq,
E gjeta Shqypninë përdreq,
Me kry në hi, prijsa në qenef,
Krieminel, hajdutë serbez.
Kur t` vi tjetrën herë,
Do shetis derë e më derë,
Do lyp famë e do lyp nder,
N` kjoftë se rron shqiptar me vlerë..
E në koftë se n` krye prap ka plehna,
Do i hy prap Drinit brenda,
Do shetis lumnue shumë,
Peshk i knaqun n` Dri e n` Bunë..

Idhnu jam, mbytyn në vner,

Dimër shoh, kurkund pranverë,

Thye lahut` djep – defterë,

kulla pa çati, pa derë!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.