14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Gani Elezi

ASHTU, SI UNE I KAM NJOHUR.

Sot, per nje nga shoket e mi me te mire, per mirditorin qe nuk pushoi se punuari ne interes te mbrojtjes se vendit,
Gjergj Gjeta
Me Gjergjin, si me gjithe kuadrot drejtuese te D17K Puke dhe ata te njesive te tij jam njohur kur u emerova ne detyren e komisarit politik te kesaj njesie te madhe te ushtrise. Madje, me nje pjese te tyre, edhe me Gjergjin, jam njohur me mbledhjen prezantuese te KP ne Puke. Nga ky prezantim me kujtohet nje shaka e Qatip Alise, shefi i shtabit te divizionit, i cili duke i’u drejtuar Gjergjit i tha- ” per ju shoku Gjergji asgje nuk ndryshon. Nje shoku Gani (Hoxha) iken dhe nje tjeter shoku Gani (Elezi) vjen”. Pati pak ilaritet. Nuk me kujtohet saktesisht si u pergjigje Gjergji, por mbaj mend se tha ” nga shtati nuk me duken njelloj. Per te tjerat te shohim”.
Sigurisht rastesi. Ne Br22K Burrel punova me nje mirditor, Kole Ndreka.
Ne D17K Puke/Tropoje me nje tjeter mirditor, Gjergj Gjeta. Njeri me i mire se tjetri.
Para se te takoheshim e te fillonim punen sebashku Gjergji kishte punuar ne disa njesi e reparte te ushtrise sone.
Gjergji ka lindur ne Rrubik (Mirdite) me daten 1 maj 1941. Ishte ma i madhi i gjashte vellezerve, te cilet mbeten heret jetime, pa babain e tyre. Nje pergjegjesi e veçante per Gjergjin. Ka mbaruar shkollen e Bashkuar te Oficerave “Enver Hoxha”, ne specialitetin e tankeve.
Pas titullimit oficer per disa vite ka punuar ne BrT Zall Herr, ne BrT Sauk dhe ne BrT Berat ne funksione te ndryshme, nga komandant tanku, komandant toge e kompanie tankiste, komisar batalioni, etj. Me pas, ka punuar ne MM ne Drejtorine Politike, ne sektorin e edukimit. Ne periudhen 1978-1980 ka mbaruar studimet ne Akademine Ushtarake “Mehmet Shehu”, me rezultate shume te mira. Me perfundimin e Akademise eshte emeruar ne Korpusin e Pukes, duke u zgjedhur ne detyren e z/sekretarit te KP te ketij korpusi, detyre te cilen e mbajti edhe pas vitit 1983, ne Divizionin Puke/Tropoje.
Me Gjergjin punuam bashke kater vite. Nga viti 1985 deri ne vitin 1989. Une komisar dhe sekretar i KP te Divizionit ai si z/sekretar i KP.
E di, te shkruash sot per komisare dhe sekretare partie nuk eshte e “keshillueshme”. Madje disa nga keta te “dekomunistizimit” mund te te fusin ne lista te atyre qe nuk duhet t’u degjohet as emri. Por, une e Gjergji e shoket tane te shumte, nuk mund ta bejme hasha te kaluaren tone. Ne ate kohe kemi punuar dhe kemi punuar shume. Kemi qene ne ROJE, MBROJTJE, te atdheut tone, SHQIPERISE. Dhe ia kemi arritur.
Veç kesaj puna dhe kontributi yne, edhe i Gjergjit ne kete rast, duhet te shikohet e vleresohet ne KONTEKSTIN e kohes, ne te cilen kemi punuar.
Ne Shqiperi ne vitet qe po shkruaj PPSH ka qene ne KOMANDE. Edhe kete e dine te gjithe. Vendimet qe merrnin organet e PPSH, ne shkalle vendi por edhe ne rrethe, ishin ne themel te punes te te gjithe organeve te tjera, te te gjithe pushteteve, atij legjislativ, ekzekutiv, te drejtesise, arsimit, shkences, mbrojtjes, kultures, etj.
Organe te tilla ne shkalle vendi ishin Sektetariati i KQ, Byroja Politike, Plenumet e KQ dhe Kongresi i PPSH.
Ndersa ne rrethe ishin Byroja e Partise e rrethit, Plenumi i KP dhe konferencat e partise çdovjetore.
Keshtu ndodhte edhe ne ushtri. Organet e partise ne MM, nje njesite ushtarake kishin nje rol te madh ne punen per zbatimin e detyrave te mbrojtjes. Te tilla organe ishin Byrote e PPSH ne brigada dhe Komitetet e PPSH ne Korpuse e me vone ne Divizione dhe konferencat vjetore te PPSH.
Ne keto kushte une e kam njohur dhe kam punuar me Gjergj Gjeten. Ne keto kushte, ne funksione partiake kam konstatuar profesionalizmin, pergjegjesine, integritetin dhe kontributet e tij, per te cilet do shkruaj ne kete shenim te shkurter.
Gjergji pergjigjej per jeten dhe aktivitetin e organizates se partise. Ai ka punuar bashke me kuadrot e aparatit te partise te divizioni si Sazan Gjomema, Hajrulla Osmani, Agim Halili, Nimet Kasa, Kujtim Rustemi, Ylli Tartari, instruktore per jeten e partise dhe edukimin, Zeqir Braha e Lirim Gjetja ne kuader, Lavdosh Duka, Pellumb Resuli e Ramiz Allmuca drejtues te rinise, Col Dunisha ne arkive. Te gjithe shume te pergatitur profesionalisht, shume punetore e te sukseseshme ne detyrat e tyre. Por ne krye te tyre spikaste puna dhe roli i Gjergjit si drejtues i tyre.
Gjergj Gjeta ishte nje kuader i pergatitur ushtarakisht, nje njeri shume i kulturuar, i sjellshem dhe i rrespektuar ne divizion. E donin dhe e rrespektonin kuadrot e aparatit te KP, me te cilet punonte. E donin dhe e rrespektonin kuadrot e shtabit e te komandes se divizionit, nder ta komandant Çelo Bora, me te cilet bashkepunonte. E donin dhe e rrespektonin kuadrot drejtues te njesive dhe reparteve vartese te divizionit. Te gjithe kishin kenaqesi te takonin e te flisnin me Gjergjin. Te shumte i drejtoheshin – shef Gjergji, te tjere- sekretar Gjergji. Eshte per te permendur se, per me shume se kater vite qe punova me Gjergjin, nuk kam degjuar ne asnje rast verejtje qe e cenonin personalitetin dhe integritetin e tij. Sigurisht kjo nuk do te thote se nuk kishte kritika per punen e aparatit te partise dhe te Gjergjit si drejtues i tij.
Keshtu, ne keto kujtime do shkruaj me shume per Gjergjin si drejtues kryesor i punes se partise ne divizion.
Gjergji ishte nje “planovik” shume i mire i punes se organizates se PPSH dhe organeve drejtuese te saj. Zakonisht termi planovik nenkupton nje kuader ushtarak qe planifikon kalendarin vjetor te punes se komandave dhe shtabeve ushtarake. Ky dokument quhej Plan Kalendari Vjetor i njesise ushtarake. Nderkohe edhe organet e partise hartonin Programin Vjetor te punes se tyre. Sigurisht, bashke me shoket e aparatit, Gjergji ishte “planoviku” i ketij programi. Kujdesej qe programi i KP te ishte i lidhur dhe ne mbeshtetje te masave kryesore te Kalendarit te komandes, sidomos ne fushen e stervitjes, te gatishmerise luftarake, te fortifikimit por edhe te aspekteve te tjera, si kushtet e jeteses, gjendja morale e disiplinore e efektivave, etj. Duke bere kete pune Gjergji behej edhe nje njohes shume i mire i Kalendarit te masave vjetore te komandes, me te cilin lidhej pazgjidheshmerisht dhe percaktohej suksesi i punes se partise ne divizion.
Udhehequr nga ky program dhe nga detyra te nxjerra here pas here nga KP Gjergji pergatiste dhe udhehiqte grupet e kontrollit te KP ne lidhje me realizimin e detyrave vjetore. Ishin kontrolle mbi punen e organizatave te partise, te anetaresise se tyre, por edhe mbi punen e komandave, shtabeve e sektoreve te ndryshem. Ishte kjo nje pune qe sherbente per te njohur gjendjem morale te efektivave por edhe per te njohur nivelin e realizimit te detyrave ushtarake. Ishte nje pune e cila me shume se per te gjetur te meta e per te bere kritika sherbente per permiresimin e gjendjes ne te gjitha drejtimet. Ne kete rast Gjergji ishte shume ekzigjent, gati i patolerueshem.
Pergjegjesia dhe puna me e veshtire me te cilen merrej direkt Gjergji, ne detyren e z/sekretarit te KP dhe drejtuesit te aparatit te partise, ishte pergatitja e mbledhjes mujore te KP te divizionit. Si e kam spjeguar kur kam thene se edhe “ne ushtri, ne komande eshte Partia” roli i KP ne divizion ishte i madh. E ne kete kuader analizat mujore te tij kishin seriozitet dhe efekt te veçante. Prandaj pergatitja e ketyre analizave ishte nje detyre me pergjegjesi te larte. Ishte me pergjegjesi sepse aty analizohej niveli i realizimit te detyrave te rendesishme ne kuader te mbrojtjes se vendit dhe se aty thirreshin ne rraport organe partie, komanda njesishe e repartesh autonome, dege e seksione te armeve e sherbimeve, organizata te rinise, etj. Ne bashkepunim edhe me shtabin e divizionit, me komandat e njesive qe thirreshin ne raport, Gjergji gjithmone e ka realizuar me sukses kete detyre.
Mbase ne kete rast me duhet te shkruaj me shume per nje cilesi pozitive te Gjergjit. Kishte marredhenie shume te mira me shtabin. Kishte arritur jo vetem ta kuptonte, por ta zbatonte konkretisht nevojen e bashkepunimit te Aparatit te partise me Shtabin e divizionit.
Shtabi ishte organi pergjegjes dhe i specializuar per planezimin dhe realizimin e detyrave te pergatitjes, gatishmerise luftarake, te fortifikimit, etj. Aparati i partise as e kishte kete detyre e as e kishte kete mundesi. Keshtu bashkepumimi mes tyre ishte i domosdoshem.
Ne njesi te ndryshme ka ndodhur te kishte probleme mes aparatit te KP dhe shtabit te njesise, ashtu si kishte probleme ne rraportin komandant-komisar. Kishte opinione qe shtabi punon, i bie bretku, ndersa aparati i partise vetem kritikon. Ne fakt kishte nje “arsye” per kete opinion. Shtabi ishte pergjegjes per realizimin e detyrave vjetore ne baze te llojit te armeve e sherbimeve. Prandaj kuadrot e shtabit nuk i mireprismin kritikat qe shkonin aq sa t’u rrezikoheshin pozitat e tyre. Ndersa aparati i KP, duke mos patur reparte, arme e sherbime ne varesi direkte kishte lapsin me te “mprehte”. Kritikat ne materialet e aparatit te partise ishin me te forta. Shpesh “cenonin” edhe poziten e shefave pergjegjes. Ishte nje lloj “lufte” mes aparatit te partise dhe shtabit ushtarak. Ne raste te veçanta edhe ne divizionin tone kemi patur ndonje “perplasje”. Edhe une vete jam angazhuar te bej “paqe” mes ketyre organeve, por me shume kete e ka bere Gjergji. Edhe pse ishte kritik, bile mjaft kritik, kishte marredhenie shume te mira, shoqerore, me kuadrot e shtabit. Vleresonte punen, veshtiresite, por edhe arritjet e tyre. Madje Gjergji e kishte shume te lehte t’i angazhonte kuadrot e shtabit ne punet e partise.
Gjergji ishte kritik ndaj punes se komandave, shtabeve dhe kuadrove te tyre, por asnjehere i padrejte dhe me qellime tendencioze. Edhe ne kritika ishte i sinqerte. Ndonjehere ia kujtoja sensin e kritikes se forte. Dhe i sillnja ne vemendje ndonje rast konkret. Mbase edhe mua me “terhiqte shati nga vetja”, sepse isha edhe anetar i komandes e duhej te pergjigjesha per te metat e mosrealizimet e konstatuara. Nuk e harroj, Gjergji me qetesi e duke qeshur me thoshte ” nuk u ben keq kritika, shoku Gani”. Dhe kishte te drejte.
Per disa probleme qe lidheshin me funksionimin e organizatave te partise ne kohe lufte, pra edhe ne kushte mobilizimi, kishte kontakte shume te mira edhe me KP te terrenit, sidomos ne Tropoje e Puke nga merrnim pjesen me te madhe te rezervisteve.
Personalisht Gjergjin e vleresoj per gjithçka ka bere, duke qene ne krye te aparatit te KP te divizionit dhe ka bere shume. Ishte nje nga kuadrot te cilit i takon merita per te gjitha arritjet e D17 K Tropoje. Por une dua te kujtoj e ta falenderoj edhe per nje gje gati “personale”. Edhe ne divizion, si ne Br22K Burrel, u perpoqa te eksperimentoj punen me aksione, punen me stervitjet e perqendruara. Sidomos me repartet me efektive aktive. Divizioni kishte shume te tille. Ishin bam-et ( bat.artmitraliere), GrAT ( grupet e artilerise tokesore), GrAKA (grupet e art. kunder ajrore), bt (bat. tankesh), bzb (bat. zbulimit), nderlidhja, kimia, etj. Ishte nje metode e cila e “cenonte” pak rrjedheshmerine tematike te stervitjes, por kishte efekte te medha pozitive ne pergatitjen profesionale te ushtareve e kuadrove. Gjergji u be mbeshtetes i pare i kesaj metode. E programuam si aksion te KP te divizionit. Çdo vit nga muaj maj deri ne muajin qershor repartet gumezhinin nga stervitjet e perqendruara. Ne fund te muajit qershor nen kujdesin e KP zhvilloheshin demostrimet ne çdo repart, demostrime qe merrnin karakterin e festave. Ne keto raste vete Gjergji ishte ne krye te grupeve te vleresimit, me kuadro te aparatit dhe te shtabit te divizionit. Ne fund shpalleshin rezultatet. Te dalluarit. Duket si dublim i punes se komandes, ne fakt keshtu ishte, por sillte rezultate. Ndonjehere, kur flisnim per kohen dhe mundin e vene ne interes te kesaj metode, Gjergji, me te qeshur,me thoshte “po bejme punen e komandave shoku Gani”. Kishte te drejte. Por punet e mira nuk mund t’i ndanim ne pale. Te gjithe ishim pjese e nje trupe kuadrosh te cileve u ishte besuar mbrojtja e vendit.
Edhe jashte punes Gjergji bente jete aktive. Sa mesova nga kuadro qe banonin ne mjediset e shtepise se oficereve, Gjergji ishte shahist shume i mire. Madje aty, pasditeve a ne dite pushimi, zhvillonin edhe “kampionate” shahu. Kishin edhe disa stimuj dhe ndeshkime. Stimuli mund te ishte ndonje birre, raki a ndonje embelsire qe tregtohej ne lokalin e shtepise se oficereve. Ndersa ndeshkimi ishte hedhja, mbulimi i kokes me peshqire. Gjergji zakonisht fitonte e perfitonte stimujt. Por ndodhte qe humbte e i hidhnin peshqirin mbi koke. Kete e mesoja te nesermen kur ndonje nga e kuadrot e shtabit, me shpesh Ndue Marashi,i me thoshin “komisar Ganiu mbreme sekretar Gjergjit i kemi hedhur peshqirin”. E kujtova kete fakt per te treguar se Gjergji shoqerine nuk e zgjidhte ne baze te gjerarqise se funksioneve. Ishte shok dhe mik i te gjithe atyre qe e donin dhe e respektonin.
Ne vitin 1989 Gjergj Gjeta u transferua ne Lezhe ne detyren e shefit te MCR ne Komitetin Ekzekutiv te ketij rrethi. Nje detyre me nje natyre tjeter, por qe Gjergji e ka permbushur me sukses.
Ne vitin 1993 ka dale ne rezerve.
Gjergji ishte nje familjar shume i perkushtuar. Bashke me Lizen, nje grua shume punetore, shume e sjelleshme dhe e dashur, linden, rriten dhe edukuan tre femije. Te tre te arsimuar. Te tre te rregulluar mrekullisht me familjet e tyre.
Tonini specialist i sherbimit topografik. Tani jeton e punon ne Itali.
Valentini me arsim te larte, histori-gjeografi ne UT. Nje nga futbollistet e njohur, i angazhuar ne disa ekipe te njohura te kategorise superiore si Lezha, Shkodra, Vlora, etj. Drejtues i disa ndermarrjeve e sherbimeve ne Lezhe. Drejtor i PPT dhe pergjegjes i Inspektoriatit te punes.
Mimoza merceologe. Tani jeton e punon ne Zvicer.
Gjergji, si me njoftoi para disa ditesh djali tij, Valentini, ka nderruar jete me 7 dhjetor 2020.
Prandaj e postova kete shkrim sot me 7 dhjetor 2021, si HOMAZH per nje shok, per nje mik e koleg te mire. Per nje ish kuader te FA te vendit tone, i cili vuri gjitheçka ne dispozicion te mbrojtjes se vendit, atdheut tone, SHQIPERISE.

Gani Elezi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.