Sot, date 8.12. 2022 ne zyren e Sali Berishes kishte bere nje “vizite” te shkurter ish presidenti i Kroacise, Stipe Mesiç, nje nga miqt me te mire te Shqiperise dhe nje nga kontributoret me te medhenj ne mbrojtje te te drejtave te Kosoves dhe qytetareve te saj. Ka qene shpesh ne Shqiperi, ne Tirane. Vizitat e tij kane patur axhenda shume domethenese per marredheniet mes dy vendeve por edhe jehone te gjere ne opinionin qytetar shqiptar. Jehone plotesisht e merituar.
Ndersa vizita e kesaj dite m’u duk si inkonjito. Si e fshehte.
Nuk u tha se pse Stipe ishte ne Tirane. Nuk u njoftua ndonje axhende e tij. Nuk u tha ne se takoi ndonje mik te tij, ish presidente te Shqiperise, me te cilet ka patur marredhenie shume te mira. Nuk u tha asgje ne se Stipe Mesiç takoi presidentin Begaj, nderkohe qe kryeministri Rama ishte jashte vendit.
Ne emisionet e lajmeve te mesdites u dha njoftimi vetem per viziten e tij ne zyren e Sali Berishes, ish president, ish kryeminister i Shqiperise, tani kryetar i PD, edhe pse te paligjeruar.
Me shume me beri pershtypje si u zhvillua kjo vizite.
Pashe qe Berisha i priti dhe u uroi mireseardhjen.
U foli per ngjarjen e dates 6 dhjetor 2022, diten e takimit BE-Ballkani Perendimor ne Tirane dhe per rastin e goditjes se tij nga nje qytetar. I spjegoi Stipe Mesiçit se kete akt e kane pergatitur dhe nxitur qeveritaret e Shqiperise. Ndersa nuk e zuri ne goje emrin e Edi Rames kembenguli t’i beje te ditur mikut se me kete krim eshte angazhuar nje njeri i policise, ish drejtori i pergjitheshem i policise, Ardi Veliu. Nuk di pse e uli pazarin ne kete rast.
Sa mesuam nga kronikat televizive foli vetem Berisha. Asnje fjale nuk degjuam nga presidenti Stipe Mesiç. As nga shoqeruesit e tij.
Jam kurioz te di se çfare ka thene Mesiç, ne se ka folur.