MJEGULLA NA ERDHI.
Po kjo është,tani veq na erdhi,
Në mëngjes s’bashku na gjeti
Ende jemi gjthë të pa zgjuar ,
Vetëm se dritaret u mjegulluan !
Dritarja jonë nuk duhet hapur,
Edhe fryma ka per t’na u ndalur
Athua se herët nuk jemi zgjuar
Po,po shumë qenkemi vonuar !
Duhet të gjithe per tu zgjuar,
Vetëm t’bashkuar,duhet larguar,
Me patjetër na duhet per t’ecur
Nëper këtë mjegullen e dendur!
Nuk mundemi fare të vrapojmē
Por hapin asesi mos t’ndalojmë,
Njeriun e mjegulluar ta largojmë,
Se nuk është bërë tepër vonë !
Tani zgjohuni,të shohin agallaret,
Janë duke bërë punët hileqare
Eh euorop gjithë ishe dorë tinzare
Por tani do të zhytesh vetë në zjarre !
“”””””””””””””””””””””””””””””
NA I VRANË SHPIRTIN.
Na e vranë shpirtin,
Na e nadalen Diellin
Na e humben gëzimin,
E na e shtuan hidhërimin!
Na vranē!Baballaret na e vranë ,
Po edhe nënat na e shanë…
Edhe vllezrit na e masakruan,
E motrat na i përdhunuan!
Po,po! Na vranë barabaret,!
Të pa shpirtet e xhakataret
Të pa moralshmit ardhacaket,
Që na vijnë mu nga karpatet!
Na vranë fëmijet me thikë,
Na lanë t’perlotur e varre masive,
Na e morren edhe rrezën,
Po kurrë edhe shpresën!
Po na plagosen ylberin,
Na e lēnduan nderin,
Por jo edhe dashurin
E kurrë njëherë lirinë..
! Gani Orana,.botuar në librin- DIELLI I DHIMBJES-
“””””””””””””””””””””””””””””
BIJVE TË ATËDHEUT
O ju bijt e atëdheut Shqiptarë !
O Bardhosh,O ju Jusuf Gërvallë!
O Kadri Zeka,O ku je u burri qëndresës..
Ishe djalë i fjalës e mbatjes besës .
Në janarin e vitit tetëdhjet e dy…
Na ndal Ora e na ndryshoj moti,
Edhe zogjt e malit e ndalen zanin
Që i vranë tre atëdhetar të vatanit.
Edhe dielli rrezet atë ditë e ndali,
Na i vran trimat afer Shtutgartit,
Na ranë tri pika gjakut te djalërisë…
Humbje madhe per gjithë Shqiptarinë.
O ju trima qe kishi n’zemer atëdhetarin
Do t’ju kujtojm me madhë edhe shpirt
Kem per te ju kujtuar brez e brezni,
Do t’ju kendon gjithëherë nana Shqipni !
Gani Orana /17/01/2020/-Botuar në Librin-DIELLI I DHIMBJES.