Shpresa jonë,tani na erdhi koha…
Me kap zogun duke fluturuar me pa hir,
Shpresa po lind, pra pa frikë në hapësirë,
Te humbim naivitetin tonë të njerzizë !
Por nëse është mu kështu,
Zoti do, duke urdhëruar realitetin.
Ky realitet eshtë para fazës në ngjitje
Një ngjitje e mirë madje me prestigje!
Kjo ditë është gëzimi, per ketë kohë
Më të mira të njohura në ketë tokë,
Me emocionet pozitive në ketë pranverë…
Po!Buzëqeshni dhe ndani gëzimin si perherë!
Mesazhi më i rëndësishëm që mund të lëm
Se Zoti ekziston gjithmonë se Ne dojm atë.
Nëse kjo vdekje na godet për të rilind më mirë,
Nuk ka kuptim ta njohim më mirë këtë jetë !
Tashti do njohim një paqe me ëmbëlsi.
Valët e së kaluarës jo njerëzore do të fikën
Të udhëzuar Ne nga gjyshërit tanë prej fëmiris.
Tuneli i hijeve të populluar eshtë drejt dritës!
Ata që na donin me shumë dashamirësi …
Ne do ta rizbuloj dashurinë e tyre më tej,
Mos mendoni për fjalën “të vdekur”
Por më tepër për “Qiej”,dhe fiotore te reja!

Gani Orana/08/Prill/2020/HD-Deutschland
NA DUAL HËNA.

O na dual hëna per bukuri,
Do t’na sjellë fat e lumturi
Na sjellë gëzim dhe shpresë,
Per një të ardhme të vërtetë!
Jemi në muajin e bukurë Prilli,
Po ja ndegjojm zerën dhe bilbilit,
Sot i takova t’bukurin shtegtarë
Edhe Lejleku na kishte ardhë….
Këti shpend të bukur shtegëtarë,
I urova mirsëardhje të mbarë..
Që na sjelli energji e shumë vullnet,
Se do të kemi një Verë te nxehtë !
Hënë, oj e dashura hënë!
Ju që ndikoni në t’ardhmen tonë.
Jemi shumë të zemruar në këtë stinë
E pse të flej kur ju hënë shkëlqeni?
Sot, po, ndihemi pak me fat…
Kemi shumë për të shkruar
Mesazhe për pasardhësit tanë,
Për t’ja lënë një repertuar të gjerë.
Hënë e plotë, unë të shikoj e ju admiroj.
Midis dy anëve madje mund të analizoj
Tani në gjumë mund të flej n’qetësi !
Tash e tutje do kemi një t’bukurë ardhmëri!
Gani Orana.06/04/2020/HD-Germany.