17.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Gani Orana

 

GJITHÇKA NË HESHTJE
Imazhi mund të përmbajë: re, qiell, oqean, jashtë, natyrë dhe ujë
Tani këtu gjjithçka në heshtje,
as nuk flitet,as nuk ka mendim,
as që ka tani kush buzëqeshje,
as nuk nxiton kush t’hyj n’provim!
Tani të duket se gjithçka po fle,
por edhe deti nuk po dallgon,
ashtu edhe qielli esht pa re….,
E as hëna sonte nuk po nriqon!
Tani dhe dielli t’shton mërzinë,
as orët nuk ndjekun njera-tjetrën,
por as koha nuk hec me nxitim,
një natë do të zgjat deri n’agim!
E prap heshtja po na gënjen,
gjërat e vështira i harruam,
që per muzgun si po vjen…
asnjëher as nuk menduam!
Gjithçka u trondit,e u lëkund,
edhe ngjyrat i ndryshoj liqeni
por jo edhe deri në pafund,
se mbas çdo shiu lind ylberi !
Gani Orana-30/Qershor/2020/ Germany
DITA E DIELE
Imazhi mund të përmbajë: oqean, qiell, re, muzg, jashtë, ujë dhe natyrë
Në ditën e diele është gjithçka e mirë,
jashtë atyre ditëve të përditshmerisë.
Me qetësinë e pushimin edhe diellin,
që të shëndritët dhomën plot dritë.
Dita e diele është gjithnjë me shkëlqim,
qielli edhe retë janë pakëz në pushim….
Pas çdo kohe prej shiu me stuhin..
E duam pak rreze dielli dhe gëzim!
Duam pak diell t’na shkelqej n’çdo cep,
që t’na rrezoj në fusha male dhe det,
për pritjet tona t’ gjata nëpër kohë,
që ende i mbajm ëndërr në kokë.
Për ëndrrat e dëshires gjat jetës,
e për ata që kerkuan e nuk janë n’jetë,
edhe t’gjitha zhgënjimet e mëdha e t’vogla
që si në pasqyre sot i tregoj koha vet..!
Në ketë ditë gjithçka e ka bukurinë,
per mallin,bisedat edhe mërzinë,
per ftyrat e ndryshme e vargjet pa rimë,
e për ëndrrimet tona deri në agime..!
Gani Orana-HD/21/Qershor/2020/Germany.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.