16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Gaqo Mirela Ropi

ZEMËR MEMECE

Pa pasur, mëshirë
Dënove pa asnjë faj
Zemrën burgose,
Me burg ..,pa fjalë

Se di se ç’farë bëra ?
Të lartë mure ngrite
Pse labirintheve pa fund ?
Më dërgove, shpjegim s’prite

Ku mbet ai pasion?
Ëndrrës vjen tek unë
Më dehën me aromë
Veç ajo, më vë gjumë

Apokalips verbërie
Oqean i dashurisë
Dhe natën velose
Vrave përfundimisht !

Nuk mbeti rrugëdalje
U zhgënjye ndjenja
U përmbys kjo medalje
Memece tani zemra…!

Shkurt / Mirela Ropi..L'immagine può contenere: il seguente testo "MIRELA ROPI MIRELA SAROLLI ROPI JEHONA E SYRIT MIRELA SAROLLI ROP TROKAS COPEZA TE PAGJUMT Mirela Sarolli Ropi Poezi Poezi"

FLATËRIM MËNGJESI
Flatërim drite, ky mëngjes
Dielli rreze artë
I gjithi ngjyer me mister
Brendësi botë e zjarrtë

Ky shijim nga largësia
Ngrohtësinë që e prek
Copza mendimi vetëdija
I shpalos cep me cep !

Qëllimisht ndryshon jetën
Puhizë fryn në depërtim
Pret të eci,përkrah shpresën
Jetshëm nis ky lundrim !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.