NËN BUZË
Mbyll gojën por, s’ndaloj të mbyll zemrën
S’kalon dhimbja e plagës të saj
U strehova në botën time imagjinare
Nga aty nuk dëshiroj të dal
Se shikimi mbetet i zbrazët
Në jetën tjetër, jeton veç me kujtime
Njeriu ngecur në kohën e largët
Nën buzë fsheh ca belbëzime
Jemi bërë udhetarë, në tjetër rrugëtim
Jeta vazhdon, me xixa të ndezura
Kush flet për fitore,shfletos zhgënjim
Dallëndyshet mallosur presin pranvera !
Mirela Ropi 19 Mars 2020