17.4 C
Tiranë
E hënë, 12 Maj 2025

Gazetar:Jak Rrozhani

VEPRIMTARI NË KUADËR TË DITËS SË BASHKIMIT EUROPIAN.
Në kuadër të 9 Majit-Ditës së Bashkimit Europian,shkolla 9 vjeçare “Gjergj Kastrioti”,në qytetin e Lezhës ka zhvilluar veprimtari të larmishme me nxënësit dhe mësuesit në respekt të kësaj dite,me inicimin dhe mbështetjen si kurdoherë të drejtoreshës së kësaj shkolle me emër dhe përvojë,znj.Dije Zefi,zv/drejtoreshës znj.Elona Frani dhe punës profesionale të mësuesve të kësaj shkolle në punën me nxënësit.
Një shkollë që mban me nder dhe krenari,ecuri,rezultate dhe cilësi në arsim emrin e Heroit tonë kombëtar me drejtimin profesional,korrekt,me risi e vizion të drejtoreshës së përkushtuar znj.Dije Zefi,duke paraprirë me shembullin vetjak,me një komunikim,bashkëpunim mes mësuesve,nxënësve dhe prindërve si çelësi i suksesit në arritje e rezultate në këtë shkollë.
“Dita e Europës” është përkujtuar me një ekspozitë të pasur titulluar:”9-Maji-Dita e Bashkimit Europian”,në hollin e kësaj shkolle,për të vijuar me konkursin me nxënësit e klasave të nënta të kësaj shkolle,shoqëruar edhe me videoprojektor:”Krijimi,strukturat,funksionimi i BE dhe sa është gati Shqipëria për në BE,në formë:Kuizi-Debat mes nxënësve përgatitur profesionalisht nga mësueset e Historisë dhe Gjeografisë në këtë shkollë,Arlinda Nikolli dhe Suela Pjetri,mbështetur nga drejtoresha e shkollës,znj.Dije Zefi dhe zv.drejtoresha znj.Elona Frani,që ishin pjesë e jurisë të këtij aktiviteti njohës mbi BE dhe veprimtarinë e tij dhe synimi i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.