“”””””””””””””””””””””””””””
Panairi I librit një përgjegjsi politike për një farsë që kërkon ndëshkim shëmbullor në bankën e drejtësisë!
Lajmi se në panairin e librit kanë pushtuar mbi 70 “Shtëpi Botuese” nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi është një deformim në esencën i tij.
2018/09 0 49 4 minutë lexim
Nga Genta Kaloçi Skënderi – Në radhë të parë e gjithë media bashkë me faktorët e tjerë të këtij organizimi duhet të ndryshojnë urgjentisht termin Shtëpi Botuese duke e zëvendësuar me termin Shtypshkronja. Abuzimi I termave është e njëjtë me mashtrimin dhe gënjeshtrën që i shërbehet publikut dhe lexuesit të theshtë.
Duhet filluar nga ky ndryshim madhor dhe thelbësor që të kërkojë lexuesi së bashku me faktorët e tjerë të bëjnë të mundur ndryshimet e tjera. Përcaktimi ligjor është ndërkombëtarisht I njohur nga disa faktorë të ndryshëm që përbëjnë secilën prej këtyre terminologjive.
Prandaj që ju o legena, mashtruesa të këtij sistemi, duhet të informoni lexuesin në bazë të këtyre fakteve dhe jo në bazë të fantazive dhe megalomanisë suaj për të quajtur një printim/faqosje në një makineri fotokopje me emërtimin, Shtëpi Botuese ndërkoh që plotësojnë kriteret vetëm për shtypshkronjë.
Për të disatën herë rradhasi jua kemi thënë se Shqipëria nuk ka Shtëpi Botuese të mirëfilltë, atë ç’ka nënkupton ky term dhe koncept në botën e shkrimeve dhe të librave.
Shqipëria prej 27vitesh është katandisur në kënetën e veprave mediokre që shtypen në shtypshkronja të thjeshta me tirazh nga 200 deri maksimumi në 500 kopje librash.
O maskarenj pushtetarë, mediatikë e tregtarë përse nuk dilni të thoni që nga dita që u prish Lidhja e Shkrimtarëve nuk ekziston përzgjedhje dhe as kritikë e mirëfilltë letrare.
Kritika letrare një tjetër element kyç për përzgjedhjen e librave për botim që ka vdekur prej 27vitesh.
Kritika nuk ekziston si institucion me përbërje serioze nga emra të shquar të letrave shqipe, pavarësisht këtij realiteti mediokër kemi çmime që jepen korridoreve, haleve dhe butiqeve nën avujt e gotave të rakisë e të verës.
Çmime sa për të kënaqur vetveten dhe njëri tjetrin, në ato grupet e ngushta me horizonte të kufizuara letraroartistike, por që nga titujt e çmimeve ua kanë zili, Nobeli, Oskari, Pulixheri (nuk janë emra kafshësh, shpendësh, as marka aksesorësh, por ca tituj çmimesh ndërkombëtarë).
Megjithatë ne kemi titujt si; penën e artë, kofshën e argjëndtë, vrimën e thellë, murgun e shenjtë, paqen e praruar, djallin e harruar, disidentin e rruar etj. Duke vazhduar në të njëjtën linjë të ulërimës personale (se për ju të tjerët e di që s’ju a ndjen fare, mjafton tasin me shëllirë e postin me këllirë kujt I rruhet për shkronjat e Tunxhit).
Prandaj kështu siç acarohem ju bërtas duke lëshuar kujën;
O alabakë njerëz të të gjitha llojeve, shtresave, formave përse nuk e thoni haptaz me zë të lartë se asnjë nuk ble libra, asnjë nuk I do librat, asnjë nuk i lexon librat në këtë vend. Të gjithë i mbani në mur të dukeni se keni ca kapakë libri në ato raftet plot suvenire udhëtimesh që të mendojnë të tjerët se gjoja keni lexuar ju kokmutat.
Të gjithë e dimë midis nesh, se ata që botojnë libra I dhurojnë, I falin me zor e me të lutura rrethit të ngushtë familjaro shoqëror nën përbuzjen tuaj dhe nënqeshjet tuaja ofenduese.
Përse nuk flisni se institucionet janë faktori kryesor I këtij krimi ndaj gjuhës dhe letrave shqipe.
Përse heshtni o zuzarë shqiptarë që për këto shkronja, gjak e flori është derdhur, që ju në këto vite të katandiseni injorantë, kriminelë e tradhtarë.
Përse nuk çirreni për të kërkuar kritikë letrare, të formohet, të ringrihet shtypshkronja e shtetit dhe Shtëpia botuese e dikurshme “Naim Frashëri”.
Ku fshiheni o kërrma gjenetikisht të modifikuara nga dhjerokracia dhe kapitalizmi i egër i kupolës së jashtëqitjes trepolare pd, ps, lsi me bishtajet e tyre.
Përse nuk flisni haptas, qartas, ju shoqëria civile e dhjerë kokë e këmbë me plan projekte konkrete në shërbim të lexuesit dhe me vizion për letrat dhe botimet e reja shqipe.
Oh, mjerë shqipja për pjellat antishqiptare që vetmasturbohen nën tingujt dhe këngët pa tekst, pa vargje, pa poezi, pa fjalë, nën ulërmat dhe britmat e pseudopatriotizmit neandertal.
Ah, mjerë shqipja për këta kopila që ka nxjerrë politika ndër vite me ndihmën e ikjes, indiferencës dhe votës suaj vrastare.
Ku jeni o burracakë, që shqipen e latë të krredhur në zhele, kokën ja zhytët në mutin çerekshekullor të padrejtësive dhe krimeve çnjerëzore.
Si mund të përdorni termin Shtëpi Botuese ndërkoh që s’keni idenë minimale se ç’është shtëpia e çështë shtypshkronja.
Mjerë ky popull e ky komb me kriminelë që u jepni votën e pastaj ju marrin kafshatën e bukës, dijen, por që ju shkërdhejnë edhe gjuhën në kokat tuaja boshe me lejen dhe ndihmën tuaj serviluese.
Shtëpia botuese nënkupton kontakte me shkrimtarë, me redaktorë, me personel për lidhjen dhe për çdo detaj të librit. Përfshirë këtu nga gjetja e dorëshkrimeve të arta, që do korrin sukses te lexuesi në treg e deri te marketingu/reklama dhe shpërndarja.
Shtëpi botuese nënkupton që shpenzimet e botimit I merr përsipër botuesi, nëse arrin të kapi pulsin dhe shijet e lexuesit sipas kohës.
Shtëpi botuese do të thotë që ka të drejtën mbi fitimet e librit në varësi të kopjeve që do të botohen dhe shpenzimeve që bëhen për botimin e tij.
Çdo tirazh ka % përfitimi të ndryshme në varësi të marrveshjes me autorin.
Shtëpi botuese do të thotë që ka personel që ndjek e kërkon talentet dhe krijimtari të reja për publikun, lexuesit e saj të rregullt në mënyrë që sa më shumë pëlqehet aq më shumë fitohet financiarisht.
Shtypshkronjat alla shqiptarçe janë vetëm faqosja/lidhja/printimi i librit me shpenzimet e autorit.
Ky është tregu vendas në lidhje me librin. Një krim dhe tmerr I vërtetë me bashkëfajtor politikat e pushtetit qendror të pd, ps, lsi dhe ministrisë së arsimit. Kjo e fundit mban peshën më të madhe të përgjegjsisë si përfaqësuesja e politikës që ka drejtuar vendin nga 91shi deri më sot me promovimet e veprave qesharake mediokre pa vlera gjuhësore dhe letraroartistike.
Ky krim kërkon ndëshkim. Të gjithë të akuzuarit dhe fajtorët e kësaj kasapane në kurriz të gjuhës, kombit dhe popullit do të mbajnë përgjegjsi përpara ligjit në bankën e të akuzuarit.
Asnjë mëshirë për vrasësit e gjuhës shqipe në këto 27vjet që lanë 27breza injorantë, idjotë, analfabetë funksional duke prodhuar krim me përqindje të larta në kurriz të njeriut të thjeshtë!