Shpërndaje dhe dorëzoja armikut!!
Disa fjalë zemre simpatizantëve të ideologjisë komuniste dhe çirakëve të fashistave të rinj!. 31 JANAR 2017 Hë mor ju krimbat e gjizës ku jeni, nga bëheni? Dy fjalë kam për të gjithë ju që reklamoni e vetshpalleni se jeni komunistë (pa horizont, pa llogjikë të formuar, pa mendim e opinion politik bashkëkohor, pa sakrifica) nuk mund të quhesh e nuk mund të jesh komunist. Ju mund të jeni gjithçka, simpatizantë, vëzhgues, monitorues, por kurrsesi dëshifrues të mirë të teorisë së ideologjisë komuniste, si rrjedhojë s’mund të jeni komunistë. Bazuar te ju dhe te mikroborgjezët që kanë arsyet e tyre të mendojnë se, Enveri i 50ës ishte më komunist se Enveri i 70ës. Sipas kësaj llogjike çerekshekullore pas 70ës me vendimet dhe mësimet e tij na del antikomunist i flaktë dhe kundra vetes dhe ideologjisë komuniste. Harroni se në 40 vjet të revolucionit proletar ishte evolucioni politik që mesa duket nuk ju preku fare. Kaloi shkaras jush dhe ju anashkaloi, duke lënë 50 breza në injorancën e formimit politik me pasojë rënien e asaj demokracie, drejtësie, barazie, vëllazërimi, bashkimi që e kërkoni prej çerekshekulli, por s’do e gjeni. Budalliku s’ka brirë, kështu funksionon siç ndodhi në vitet ’85 – ’97 duke mos ditur të identifikosh e përcaktosh situatat dhe problematikat aktuale në mënyrë që të përballesh me mënyrën e duhur politikoshoqërore.
Me siguri edhe këtu fajin e ka Enveri që ishit të paaftë të mësoni, ndërgjegjsoheni e të kalonit stafetën e dijeve brezave të rinj. Ah, pika juve komunistëve të ish komitetit qëndror e të gjithë pseudokomunistët që na bluat si molje, për shkakun tuaj humbëm pushtetin në 90 ën duke lejuar elementëve antikomunist, alabakëve, tradhtarëve, ballistëve të shkatërrojnë gjithçka që ndërtuan me djersë një popull i tërë nën ndriçimin e veprave të komandantit dhe komisarit Enver. Keni çerekshekulli që vini vërdallë nëpër botë se u treguat trapa me patentë. Ndërkoh që na dërdëllisni përmendsh si gramafon i prishur gjithë proçesverbalet dhe veprat e tij, si para 90ës edhe pas, por nuk keni kuptuar thelbin e mënyrën së llogjikës dhe veprimtarisë së tij duke e parë dhe analizuar në vazhdimësi si efekt zinxhir, por bëni gafën idjoteske siç bëjnë mikroborgjezët dhe borgjezia duke i parë një nga një e të ndara nga konteksti vendas dhe ai bashkëkohor. Të tilla gafa me dashje pa qëllim apo pa dashje me qëllim e ka lënë ideologjinë e majtë të përçarë nëpër botë. Kur të kuptoj e majta komuniste se evolucioni dhe revolucioni ecin bashkë dhe ndërthuren me njëra tjetrën siç është zinxhiri i Adn-së sonë, janë aq afër me njëri tjetrin, por nuk bashkohen, përveçse në pafundësi mund të ndodh diçka e tillë, mbase atëherë do lënë mënjanë tematikat si; – Çfarë tha Enveri kur dh@ste, çfarë hëngri kur q@nte, çfarë i tha Hrushovit dhe Titos në banjën e Moskës kur pinin cigare. Çfarë pordhe bëri kur doli nga traktati i Varshavës e çfarë gogësime lëshoi, të gjatë apo të shkurtër në incidentin e Pashalimanit e të tjera si këto. Nuk jam kundra të informohen brezat e rinj me ideologjinë komuniste, por formati, ideja, mënyra e përcjelljes së informacionit janë skandaloze nuk i përshtaten kohës, zhvillimit, evolucionit njerëzor të shekullit të 21. Kur të vendosni ti shikoni gjërat të thjeshta e të futeni në zemrat e njerëzve, problematikave të aktualitetit jo vetëm me termat e shkencave politike, por me thjeshtësinë e dhimbjes së masave. Ashtu siç i përdor me sukses borgjezia prej çerekshekulli populizmat e saj, duke folur në emër të masave me gjuhën që prekin problemet e përditshmes, por që në vend që ti përpjestojnë, pakësojnë ato, i shumëzojnë në emër të kapitalit, luksit, babëzisë dhe lakmisë së tyre. Deri në ato momente ideologjia komuniste nëpër botë do vij vërdallë si macja rreth bishtit të saj duke lënë minjtë borgjezë të bëjnë festë e gosti në qoshen e tyre me ndihmën e votës indiferente, injorante, analfabete popullore të përçarë për kauza qesharake dhe idjoteske. Me pak fjalë, dalim në llogjikën se, përcaktimi i pafundësisë me terma real e praktik është një çështje tjetër për ta futur në kontekstin politik të shoqërisë. Deri atëherë, mos mësoni përmendsh, mos memorizoni informacionet se,nëse do të ishte e nevojshme memorizimi, papagalizmi, kopjimi nuk do ishte nevoja e ruajtjeve në libra e në bibloteka. Më e rëndësishme se vetë informacioni është të llogjikoni në mënyrë që të përcillni info/intel te brezat e rinj se siç jeni vetë gjysmak keni përgjegjsi personale për përgatitjen gjysmake të familjarëve tuaj, për të mos kërkuar se ç’bëni rrethit tuaj të ngushtë shoqëror që keni përqark. Kështu pra, përpara se të dënojmë Enverin si eurokomunist dhe përpara se ta nderojmë si hero i popullit, komunisti i flaktë, më shumë rëndësi do të kishte sikur të dinit të punoni në ide që çojnë përpara mirqënien, zhvillimin, ecurinë e vendit përpara se t’ju varrosi borgjezia e re me rendin e ri botëror. Enverin nuk e mbrojmë dot as ne (të ideologjisë komuniste të shek të 21) dhe nuk munden ta ulin as fashistat e rinj të çorbës partiakopolitike 28 vjeçare. Enverin e mbron vepra e tij universale, shembulli i tij unik në fushën e studimeve politike ekonomike për brezat e ardhshëm duke u dhënë si pikë reference modelin e parë dhe të vetëm në botë të ndërtimit të Realizmit Socialist. Një periudhë e proces i vazhdueshëm i tranzicionit përpara se të arrish komunizmin në shoqëri. Një proces i pandalshëm i gjatë siç ka treguar të jetë kapitalizmi drejt imperializmit. Njoftim. Ky tekst nuk është për delikatët, për moralistët, për ata që kanë Enverin në zemrën e djathtë, hoqën maskat dhe treguan çfarë kopilash lindi, rriti dhe ushqente kjo tokë pas 85ës. Nuk është as për ata që akoma mbajnë proçesverbalet sikur me qenë akoma në pushtet. As për ata që janë renegatë të fshehtë, dhe as për ata që nuk dinë se çfarë janë, çfarë kërkojnë dhe si ta arrijnë objegtivin e tyre të paqartë. Teksti është blasfemi për të vetshpallurit komunistë pa horizont, por që votojnë fashistat e rinj në dëm të historisë dhe interesave të kombit, mjafton djali, vajza, nipi, mbesa, puna, pensioni i dëshmorit, veteranit, i meritave të komunistëve, rroga të mos cënohen nga fashistët e rinj. II. Pjesa e dytë e tekstit. Testim. Drejtuar të gjithëve atyre që u ndjenë të ofenduar nga shkrimet e komentet e mia të lartpërmendura. Ju ftoj të merrni pjesë në klasën e parë politike. Në mënyrë që të mos ofendoheni përgjigjuni pyetjeve më poshtë. Nëse keni qënë prezent në shpjegimin e ditëve të mëparshme do dini përgjigjet. Ata që i kanë shkrimet e bëjnë të zgjuarin, me siguri do dështojnë në testim. Pyetjet u drejtohen të gjithëve të pd, ps, lsi me bishtajet e tyre. – Të gjithë jemi në dijeni pak a shumë se, Enveri ka shkruar me dhjetra e dhjetra libra. Atëherë përse nuk shkruajti/botoi gjatë periudhës ’39 – ’45? Organizoi luftën dhe bashkimin e fronteve të luftës. Zgjeroni përgjigjen. 10 pikë – Në 1980ën Lideri shkruajti librin “Eurokomunizmi është antikomunizëm”. Përse e shkruajti në 80ën dhe jo përgjatë periudhës ’39-’75? (Atëherë u poqën kushtet që të merrej me filozofitë dhe analizat e pushtetit.) Zgjeroni përgjigjen. 10 pikë – Komandanti legjendar Enveri, luftën e bëri në bashkpunim me forcat aleate agloamerikane, me ndihmat e tyre dhe përse nuk zgjodhi aleatë të tjerë siç bëri Balli i mullaqeve? Sot “do ishim në të satëmeve”, zgjeroheni shprehjen. 5 pikë – Përse komandanti Enver nuk zgjodhi aleatët që do donit ju? Cilët janë këta aleatë sipas dëshirës, gustos, pëlqimit, bukurisë, estetikës, këngës, valles, muzikës, seksapilit tuaj. Emërtojini dhe jepni sqarimet se përse i përzgjidhni. 5 pikë – Kongresi i Përmetit. Çfarë trapin donte agjenti amerikan Tomson në një kongres të tillë, meqse ishte armik ose mik? 10 pikë A. Të provonte rakinë e Përmetit? B. Të shkërdhente ballin me socialdemokratët? C. Të legjitimonte pushtetin e komandantit si përfaqësues i qeverive perëndimore? D. Të bënte agroturizëm malor? E. Apo të katërta bashkë? – Përse Enveri doli nga Varshava? A ishte një veprim i vetëdijshëm se perëndimi mbikqyrte situatën e zhvilluar në bllokun e lindjes dhe ishte në favor të qëndrimit të tij në heshtje? Çfarë ishte kjo lëvizje për perëndimin dhe si e quani ju këtë qëndrim? 10 pikë Pyetjet janë për shrek fevziun, sali protopapën e berishajve, baxhellën e vokshajve, haletë e bregut, konom buzshtrëmbtin e zërit të amerikës si zëdhënës i toptanajve, like legenin, pabreksen e leshelisë, çirakëve pd, ps, lsi dhe bishtajeve të tyre si dhe të gjithëve ju që ofendoheni e nuk kuptoni llogjikën e shkrimeve. – Hartim idesh/Ese. Shkruani një hartim përmbledhës me të gjitha çështjet më lartë sipas renditjes historike dhe me opinion kritik personal. 50 pikë Në këtë testim do dështojnë të gjithë sahanlëpirsat, pd ps, lesheli me bishtajet e tyre. Të gjitha keqkuptimet zerohen me këtë testim, në mënyrë që të mos acarohen marrdhëniet virtuale mes kundërshtarëve pa bosht ideologjik të të gjitha krahëve. Nëse nuk kuptoni pyetjet shkoni në shkollë e mësoni, ose hapni librat e të gjitha palëve dhe informohuni! Flm, suksese në testime të tjera. Ps. Jam e Paparë jo papare. Aaaa mbani gojën dhe frenoni mendimet që të mos keqkuptohemi!