4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Genta Kaloçi

Stafeta e sistemeve! 24 MARS 2016 Elitës dhe kupolës së jashtëqitjes, ju drejtohem juve injorantëve, të djallëzuarve, shejtanllosur, të xhindosur për të cilët më duhet të bëj edhe informim sportiv. Në foto keni sportin e kalimit të stafetës, lojë e njohur olimpike. Bazuar në realitetin dhe aktualitetin tonë ju mesa duket në fiskulturë shkonit sa për sytë e vithet e vajzave me kilota të zeza, si dhe për muskujt lartë e poshtë të meshkujve, përveç gjimnastikës së trurit. Ne nuk kemi problem me korrupsionin dhe faktin që vodhët, por ne e kemi te fakti, në vend që ti pasonit stafetën lojtarit/epokës së një sistemi tjetër ju morët me shqelma lojtarin që, ju pasonte stafetën, e vodhët atë dhe e përdorët për pec byreku, ose si orendi shtëpiake. Korrupsioni, sa për dijeni, është palca e sistemit kapitalist, pa korrupsionin, kapitalizmi nuk ekziston. Bazuar në këtë parim, ne nuk mund të zhdukim korrupsionin si koncept ekonomik politik, sepse korrupsion ka edhe në trupin e njeriut midis organeve të tij. Problemi qëndron në faktin se, kishit parim vjedhjen për të shkatërruar dhe jo vidh duke ndërtuar. Këto janë problemet që duhet të përballeni me veten, popullin dhe drejtësinë. Ju ngatërruat kuptimin e stafetës, e cila nga lënda e parë mund të ishte dru, gur, letër, papirus e të tjera, por ju sapo patë dru, kujtuat se ishte për të rrahur, e fut e bjerë e bjerë e fut lojtarit/vendit/popullit të shkretë. Harruat që, ishte lojë dhe duhej bërë cikli, duke ardhur rreth e rrotull arenës së jetës. Fatkeqësisht ju donit dajak, dru, shkatërrim, luftë, përleshje, tym, mjegull, gjak, vrasje për të justifikuar vjedhjet e krimet tuaja. Ky ishte gabimi juaj, por kujdes beg se ka hendek. Mjaft bëtë çfarë ju desh bytha, tani do përballeni me përgjegjsitë tuaja. Lojën olimpike e përmenda jo se jam ndonjë atlete e shquar apo sportiste e devotshme, por sepse Likja (meta) i thotë sali delenxhiut; – “lamë nam me sjelljen e shumëfishtë”, ndër të tjera e këshillon dhe i rikujton se në momente të tilla historike të gjithë pushtetarët/sunduesit puthnin një dorë për shpëtim.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Doktor adhamudhi i dhjerokracisë (sali berisha) i kthehet se, ka shumë frikë nga reformat, – ‘nuk është aq e lehtë ilir, sepse me reformat del haptas që unë jam në shënjestër të të gjithëve, akoma edhe mediat, rrjetet sociale më sulmojnë haptaz.’ Doktor adhamudhi komunikon me zhelen zhozefinë dhe i thotë mes lotësh dhe qurresh se, akuzat ndaj tij, s’janë të drejta; – ‘nuk e kam fajin vetëm unë, nuk është e lehtë të qeveriset me idjotë.’ Zhelja injorantja, por që s’e mban veten për idjote, pavarësisht se ja thotë troç doktor adhamudhi, ja kthen duke qeshur se; – ‘idjotët nuk besojnë në fuqinë transformuese’, Ndërsa këta me bllokimet e tyre prej idjotësh, çfarë mundohen të tregojnë, se gjoja besojnë? Kjo është mënyra më e mirë që të dy të pranoni sesa idjotë jeni. Mua më bën përshtypje sesi nuk ju kanë thënë ata juristët e kristalit, që mos flisni shumë lartë e poshtë para apo mbrapa kuintave, se gjithçka do përdoret kundra jush përpara drejtësisë. Mesa duket s’keni faj, idjota ju, idjota ata që erdhët së bashku deri në këtë ditë. Këta trapa bëjnë leksione politike me mesazhe, ndërkoh që puna ka mbaruar me vulë e firmë që në 2 prill 2014. E dini si më dukeni, më ngjani me Neronin, që kur digjej Roma, pasi ja kishte vënë flakën për t’a rindërtuar sipas projektit dhe gustos së tij, i binte lirës dhe cicëronte poezitë e krijimtarisë së tij. Kështu jeni katandisur o të mjerë. Pavarësisht të gjithave karvani duket sikur ka ngecur, por doktor adhamudhi si gjithmonë bën vlerësimin dhe diagnozën e gabuar dhe si rrjedhojë edhe përfundimi do jetë në disfavor të tij. Doktor adhamudhi një pyetje të thjeshtë kam unë prej idjoteje. Sipas fjalëve tuaja i jepni të drejtë dhe e shenjtëroni punën dhe veprën e kollosit Enver, i cili pas shumë vitesh balte e përdhosjeje doli më i lavdishëm dhe më i ndritshëm se kurrë nga gojët tuaja që, janë sinonim i haleve. Nuk arrij të kuptoj sesi qaheni, ankoheni për idjotë e injorantë, ndërkoh që, ai sistem ju la burime natyrore, njerëzore, rezerva shtetërore, universitete, fabrika, uzina, kombinate, punishte, hekurudhë dhe njerëz të kualifikuar e intelektualë. Ndërmjet tyre kishte disa injorantë intelektuhalë me kollare dhe kapardina të pompuar në bythë si puna juaj. Ndërkoh që, Ai mori një popull analfabet 99%, një vend copë copë, që qeni s’kishte ku t’ja kafshonte zhelet. Sinqerisht ju falenderoj për komunikimin tuaj të sotëm midis njëri tjetrit, sepse konfirmuat për të disatan herë teoremën tonë, se kurrë nuk ka faj populli, kur kupola politike janë trapa si puna jote me shokë e shoqe. Futuni, votoni e lërini bllokimet, se jeni në kah të kundërt të lëvizjes, si shoferi që dëgjon në radio lajmërimin se, – ‘shoferët e aksit Durrës/Tiranë të kenë kujdes, sepse një i çmendur po kalon me shpejtësi në kundravajtje’ Ndërsa shoferi që i kthehet radios i sigurtë, – aty qënka mirë se, paska vetëm një të çmendur, shiko këtu që udhëtoj unë, që të gjithë shkojnë kundravajtje. Kështu ka vajtur edhe puna juaj aferim. Një këshillë profesionale, mos i rëndoni shumë ato kokat tuaja boshe me mendime, analiza, reflektime, se zhyteni më thellë në mut. Fundja kështu i bëni qefin aleatit tuaj strategjik. Megjithatë nuk më thoni o trapa, sa do jetë kostoja përfundimtare në llogarinë kombëtare që, duhet ti paguajmë aleatëve tanë për këtë përkrahje që na jep, jo për gjë, por çdo gjë ka një kosto në jetë. Sigurisht do e shlyejmë duke qenë pro vendimeve të tyre nëpër botë, kundra interesave të njerëzimit, vetëm e vetëm, sepse për fatin historik të kombit tonë kishim për çerek shekulli ca idjotë që, mendonin se bënin politikë. Kjo kosto makroekonomike e politikës së Shqipërisë sime më mundon e më shqetëson. Asgjë nuk jepet falas, sidomos në kapitalizëm, që gjithçka e çdo produkt e ka një çmim të pompuar e të fryrë, pavarësisht cilësisë së tij.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.