9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Genta Kaloçi

SHQIPONJA MËRGIMTARE!
Mërgimi i trupit vite më parë u përjetua,
mërgimi i shpirtit, s’po gjen balsam,
shqiponjë e strukur në folenë e saj,
në pritje të rilindjes së dhimbshme.
Me thonjtë ҫirrem në jetë të dalë,
krahët mundohem ti hap,
natyra nënë hapin ma ndal,
pendët në tokë mi hedh një nga një ngadalë.
Ankthi më përpin, dhembjet përvëluese më përshkojnë,
nën lëkurë i ndjej, mrekullia fillon e merr formë.
Fluturimin nis, horizonte të përshkoj,
me shpejtësinë e ëndrrave të fluturoj!
“Nën petkun e vdekjes” poezi 2013
“”””””””””””””””””””””
” NËN PETKUN E VDEKJES”

Vdekjen diku,
dikur mësova ta respektoj
vdekjen mësova t’a pranoj
mësova si ta mbart gjithmonë me vete,
por s’munda dot t’a anatemoj.

Vdekjes, vargje i thura,
paqe të vendosja,
vdekjen, desha të korruptoja.
Vdekjes nanulla i këndova,
por ty kurrë s’të shpëtova.

Dhimbjet,
në shpirt më therrën
në gjunjë u ula,
për ty u luta
lotë derdha,
biletën e kthimit se bleva
shpirt, i qetë dhe, nën tingullin e fjalëve të mia.

Ike, por si pranove të ikje
plane e ëndrra pa fund kishim
vdekja në mes i këputi
dhe unë pa shtyllën time mbeta.

Të ndjej në çdo fjalë që më thuhet
magjinë tënde në çdo propozim
përkrahjen tënde në çdo kompliment
mbështetjen tënde në çdo përqafim.

Të humba në tokë, në qiell të gjeta
ëngjëllin mbrojtës u shndërrove
me shenja më flet
në çdo figurë të reve fjalët e tua lexoj
në çdo fëshfërimë të gjetheve ty të dëgjoj.

Boshllëku yt, i pashmangshëm
mungesa jote, e paplotësuar
rrënjët u shkëputën, degët u prenë
vdekja form tjetër të dha.

Nën petkun e vdekjes dhimbja u shndërrua
loti shteroi,
u tha,
nën petkun e vdekjes ndjenja rrugën humbi.

AUTOPORTRETI I NJË ULKONJE!

Hënë e plotë
flladi lehtë më ҫjerr
me ty në krah
në ujkonjë shndërrohem,
instiktet kafshërore ulërasin
dëshirë për sarkën tënde më zgjon.

Epshi,
nuk zbutet
shtohet me ҫdo gllënkë
nga lëngu yt.

Yjet,
dëshmitarë të mëkatit
më lutesh të të ҫliroj
ҫdo puthje,
hap drejt përjetësisë,
ҫdo përkëdhelje,
horizonte të shumëfishta më udhëton.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.