13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Genta Petrit

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
1. Ndryshimi im dhe pituku!
24 JANAR 2017
Lidhja me pitukun mbase më ka ndryshuar paksa, më ka zgjatur mbase ndonjë pond, nga 1pa5 me duar përpjetë më ka bërë në 1 fiks. Për këtë arsye më pyesin shpesh familjarë, miq të përbashkët, – aman çfarë i bëre majorit që jeni bashkë kaq kohë dhe të dashuruar akoma me njëri tjetrin?
Rri e mendoj facebuksa, e them, tani çfarë përgjigje të jap?? Filozofike, do thonë paska rrëshqit e shkreta, përgjigje psikologjike, do thonë aha kjo s’di të ndaj personalen nga profesionalja, të jap përgjigje të rëndomtë do injoroj arsimimin tim, kështu që në ato të dhjetat e sekondës kthej këtë përgjigje si më poshtë:
Ajo çfarë i bëj majorit është thjesht dhe vetëm;
“Magji, kur hëna vështronte arushen e madhe, ndërkoh që arusha e vogël ishte pingul në asteroidin malaka, I këndova eshtrat e mamuthit nën shenjën e horoskopit të kameleonit, ja dhash t’a pinte nën tingujt e fyellit magjik.”
Kam të drejtë si thoni ju?
Keni hapësirë për të shprehur mendimin tuaj, cili do qoftë sipas këndvështrimit tuaj!
2. Unë, piti dhe brezat e ardhshëm!
13 JANAR 2017
Unë me pitin duam t’u lëmë brezave të ardhshëm, pasardhësve tanë gen të pasur në eksperiencë, dije, dituri, urtësi, njohuri, eksperimentime, aventura, adrenalinë, provokime, dashuri, eros, epsh, dëshirë, pasion, ndjenjë, guxim, durim, ëndrra, solidaritet, vuajtje, drejtësi, humbje, sukses.
Të gjitha këto e të tjera akoma që u lanë pa u thënë. Kjo është pasuria më e madhe. Ajo që trashëgohet nuk është fryrja e llogarisë bankare, por pasurimi i informacionit gjenetik që shkruhet në bankën tonë personale nga përvojat tona të përkthyera në aminoacide e terma kimik.
Sa më e pasur llogaria bankare gjenetike aq më shumë hapësira, mundësi zgjidhjesh, zgjedhjesh, alternativa të ndryshme i paraqiten në vijën e jetës dhe janë garant i së ardhmes së fëmijëve tanë dhe gjithë njerëzimit.
Nëse i jep rëndësi plaçkave në jetë je veç se plaçkë. Ashtu si dhe plaçka që del jashtë mode dhe e vjetër hidhesh mënjanë në koshin e plerave, ose të riciklimit.
Kur fillojmë e shesim mirqënien sociale, shëndetin tonë e të fëmijëve tanë, të ardhmen, arsimin, drejtësinë me çmime të lira, mos t’ju bëj çudi që të vuani pasojat e vendimeve tuaja që përkthehen në veprime, nëse s’jeni vigjilent.
Kur të mos e shohim njeriun si plaçkë, kur të mos e konvertojmë në plaçkë, mbase atëherë kemi fituar lojën me hijen e vetes dhe me jetën në realitetin e saj dhe jo në iluzionin që përjetojmë si të tillë!!
3. Drejtësia, ndërgjegja e një populli!
25 NËNTOR 2016
Drejtësia është palca e sistemit njerëzor dhe ky sistem është i kalbur në gjenezë. Ky sistem ka si qëllim në vetvete shfrytëzimin, keqmanaxhimin e burimeve të të ardhurave të një shteti. Në një vend kur një femijë i vetëm derdh lotë nga uria, nga të ftohtët, nga padija, atëherë ky popull s’ka më ndërgjegje.
Identiteti i tij vihet në pikpyetje deri në zhdukje. Ky popull nuk ka të drejtë ekzistence!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.