4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Genta Petrit/Petro Kaloçi

5 Dhjetor 2018
Inteligjenca artificiale dhe fati i njerëzimit!
Entuziazmi i pashmangshëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale është një rrezik i madh për njerëzimin. Kushtëzon hapësirat e veprimtarisë, vendimeve dhe jetesës në kushte natyrale duke zvogëluar edhe më shumë të drejtat e tyre. Krijon breza robërish modern pa mendim, opinion, arsye.
Inteligjenca artificiale na shfaqet si një nga arritjet më të mëdha të njeriut nëpërmjet shkencës dhe dijes.
Çfarë është kjo arritje që sponsorizohet nga elitat kapitale botërore për interes të kontrollit të të gjitha fazave të prodhimit e deri te vendimarrja e produkteve në disfavor të njeriut në vendin e punës të cilat ndikojnë cilësinë e jetës së tij?
Si mund ta quash arritje diçka që financohet nga elitat për më shumë kontroll, për më shumë prodhim me kosto të ulët ndër të cilat përfshihet krahu i punës dhe të drejtat e punëtorit. Njeriu kundër një makinerie e cila nuk funksionon pa u programuar nga dikush që qëndron në kabinën e urdhëresave mbrapa.
Këta programues nga kush paguhen, me çfarë të dhënash programojnë këtë inteligjencën artificiale e cila është në kontradiktë me njeriun, sepse njeriu e krijoi. Në vend që të na hedhin në luftë kundër inteligjencës artificiale duhet të jemi të vetëdijshëm se është produkt njerëzor. Njeriu është në kontraditë me veten dhe të tjerët.
Kjo inteligjencë artificiale është mënyra për të pasur duart të pastra ndaj vendimeve, krimeve që do bëhen kundër nesh duke e argumentuar me justifikimin se është rezultat dhe zgjedhje e kalkuluar nga inteligjenca artificiale në dobi tonën me marshin më të vogël të gabimit. Qeveria globale në këtë mënyrë vulos pushtetin e saj apsolut ndaj natyrës njerëzore.Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Rreziqet inteligjencës artificiale Top Channel top-channel.tv LAJME VIDEO SPORT NEWS TEKNOLOGJ PROGRAME TOP Rreziqet 02/07/2015 inteligjencës artificiale 0100.001 vetëm komuniteti një botë ku robotet do apasionuarve pas shkencës fiktive imagjinon marrin kontrollin. shqetësim ka filluar hyjë edhe tek vizionarët më njohur, përfshirë këtu një grup Ae sapo ka ofruar milionë dollarë për kërkimet efektet tive Ae mund sjellë inteligjenca artificiale. Instituti sẽ Ardhmes Jetës ua dhënë paratë 37 ekipeve specializuara, Ae kenë për detyrë kërkimin gamës sẽ subjekteve lidhura me avancimet ardhshme inteligjencës artificiale, Al. Fondet vijnë pjesërishtnga një investim prej 10 milionë dollarësh Ae"
Inteligjenca artificiale nuk është asgjë tjetër veçse një algoritm i të gjitha stereotipeve, kërkesave, arritjeve, rezultateve, lakmisë, pushtetit apsolut, përqindjes më të lartë të fitimit, të cilat zgjidhen duke përdorur matematikën në dëm të shoqërisë. Të gjitha këto marrin parasysh vetëm interesat dhe përfitimet e lakmisë vetjake dhe politike që janë motori i shoqërisë moderne.
Inteligjenca artificiale paraqitet si rrezik për njeriun nga shkencëtarët, të cilët janë jo të vërtetë, të rrezikshëm, por edhe jo të sinqertë ndaj njerëzimit. Inteligjenca artificiale nuk është një krijesë e çuditshme e jashtëzakonshme, por rezultat i lakmisë së njeriut.
Si e tillë duhet të luftohet, jo produkti, por ai/ata që e prodhuan. Të cilët janë po ata që e shfaqin si zgjidhje të problemeve të natyrës njerëzore, por harrojnë se askujt nuk i interesojnë zgjidhjet e problemeve, përveç kapjes së pushtetit apsolut ndaj shteteve, qeverive si më i forti në shahun ndërkombëtar. Inteligjenca artificiale është një armë e re për zhdukjen në masë pa ndyrë duart me gjakun dhe vuajtjet e të tjerëve në mënyrë direkte. Informacioni nuk ka asnjë vlerë, nuk është pushtet pa burimet njerëzore. Rekrutimi i njerëzve nëpërmjet karemit të inteligjencës është pushteti i vërtetë i rendit të ri global.
Shkatërrimi i njeriut dhe i shoqërisë nuk do të jetë si rezultat i inteligjencës artificiale. Por, ashtu si çdo produkt, projekt, program ka krijuesin, financuesin që i bashkon objegtivi dhe qëllimi i tyre secili nga palët për interesat e veta personale në dëm të natyrës njerëzore.
Njerëzimi është nisur drejt një mileniumi që nuk do të jetë më siç e kemi ditur, jetuar, mësuar, njohur. Kohë të vështira për njeriun po vijnë. Akoma më të vështira për rezistencë. E vetmja gjë që më mbush me pozitivitet është fakti se për aq kohë që, do të ketë jetë, do të ketë shpresë. Shpresa e mban natyrën njerëzore gjallë, pa të do ishim specie e zhdukur në kohë.
Rreziku ndryshon form, ashtu si edhe shpresa ndryshon mënyrën e saj sesi lulëzon!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.