Niveli i ulët i formimit të shoqërisë dhe paaftësia e tyre për të ndarë shapin nga sheqeri na sjellin në këtë fazë të tmerrshme që është më e errta në historinë e re shqiptare të të gjitha kohërave e në të gjitha trevat.
Paaftësia juaj kujt i leverdis në këto momente?
Nëse nuk dini ti jepni përgjigje, atëherë të vuani se atë kokë keni.
Detyrohen dipllomat të huaj të dalin në deklarata për shtyp me sqarime për publikun shqipfolës (se Shqiptari i vërtetë di ta ndaj mashtrimin nga e vërteta) për rëndësinë e kësaj Gjykate të shtetit Kosovar për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.
– Ju thonë qartë, pastër, bukur, drejtpërdrejt, direkt pa gjuhën e drunjtë të dipllomatit (as mish, as peshk) se nuk gjykohet UÇK-ja, por individët.
– Ju thonë meqë nuk ishit të zotë të dilnit nga lufta me njerëzit e duhur në krye, atëherë prandaj po vuani kusuret e një shteti me problematika pa fund që në vend ti pakësoj i shumon ato.
– Ju thonë se, Ne nuk na intereson se pse i vutë, pse i mbajtët me votën tuaj, por po i vëmë para drejtësisë se po na bëjnë pis edhe pjesmarrjen tonë në luftë (interesat tona) që kemi në atë rajon mikromakroekonomi politike. Janë duke na hapur probleme pa fund në rajon e në arenën ndërkombëtare për një çështje të mbyllur e të fituar dekada më parë.
– Se nëse del UÇK-ja dhe Nato e pisët, atëherë ne si Shba dhe Be na dalin probleme të paqëna, sorrollatje pa fund që s’kemi pse ti vuajmë, meqse ju jeni të paaftë për të manaxhuar shtetin tuaj të pavarur duke bllokuar mikromakroekonominë e vendit, rajonit, BE dhe me SHBA-të.
– Ju thonë se;
“Pa drejtësi nuk mund të ketë shtet!”
Këto i kam prekur në të gjitha tekstet e mia të mëparshme prej vitesh, por mesa shoh me kalimin e kohës dhe të shkrimeve të mia më shumë budallepsem unë duke ju sqaruar thjeshtë, sesa të formoheni ju nga këto tekste.
1- Gjykata u vendos në Hagë, për të mos patur ndërhyrje nga elementi shqipfolës i politikave Tiranë/Prishtinë/Beograd e për arsye të ndryshme teknike.
– Vendosja atje i lehtëson funksionimin e saj me prokuror/gjyqtar nga Shba/Be, ndërkombëtar e jo me vendalinj.
Përse jo?
Sepse ka qënë kërkesë e palëve të Kosovës për të zvarritur ngritjen dhe vendosjen e drejtësisë në vend.
Mos harroni, Kosova ka probleme të tjera si shtet i sapo formuar i dalë nga një luftë e shumë shteteve, kështu që disa veprime të saj duhet të bëhen në përputhje të të gjitha palëve të interesuara.
Këtu futet madhështia e PKSH-së dhe Enverit kundër ballistofashistëve, dhe këmbënguljen e tij për Çlirimin e vendit nga ushtria jonë, pa lejuar ushtritë fqinje ose aleate të “na ndihmoj” se do vuanim haraçet e ndihmës së çizmes aleate/fqinje mbi vendin dhe pavarësinë e vendit tonë.
Për tiu shmangur përplasjeve pa fund edhe të palës së Prishtinës si me Reformën/Veting-un/Spak/Bkh në Tiranë duke akuzuar njëri tjetrin si të njollosur, të pisët e të tjera si këto do e çonin drejtësinë dhe shtetin në një kolaps dekadat e ardhshme.
– Deri këtu e kuptuat klasa e parë e infatilëve të pushtokracisë shqipfolëse?
Shumë mirë, teta Genta vazhdon më tej (se ma hëngrët shpirtin me djallëzitë tuaja njëra palë (pushtokracia në të gjitha trevat), shejtanbudallenjtë nga pala tjetër (çirakët, militantët, kamikazët, analët e pushtetit) dhe naivët (populli, të gjithë pa përjashtim ideologjie, që ju djeg çështja kombëtare por ngatërroheni me këmbët tuaja) që shkoni kuturru se meqë ju i shikoni gjërat thjesht e bardh e zi mendoni se ashtu veprojnë dhe dy kategoritë më lart.
– Ajo është gjykatë e shtetit të Kosovës, por për të qënë asnjanëse dhe joemocionale u vendos në Hagë meqse pushtokracia në Kosovë nuk e donte, është munduar ta bllokoj, çmontoj me të gjitha mënyrat marifetet në këto 5 vite dhe për siguri të dëshmive, dëshmitarëve, paanshmëri, pa ndikime ndaj fakteve të mbledhura nga agjensitë e ndryshme sekrete.
Ju mendoni se këto shtete nuk kanë informacionet e tyre të kryqëzuara në shumë kanale terreni dhe dipllomatike për krimet e kumandarëve tuaj?
Mendoni se me emocionet tuaja në deklarata, në media, shkrime, analiza të ngatërruara lesh e li do ç’bëni atë që thonë faktet e mbledhura nga aleatët dhe kundërshtarët tuaj?!
– Ato janë krimet e bëra të individëve!!
Kini kujdes.
Mos bëni një me kauzën sublime të një populli për liri e pavarësi disa individë që u futën momentin e fundit ashtu siç u futën në Rambuje dhe në të gjitha postet e shtetit të Kosovës. Kriminelë të tillë që u futën në UÇK për ti bërë dëm çështjes nga fillimi deri tani në bazë të së cilës Kosova nuk po e merr dot veten prej dy dekadash pas lufte si shtet.
Thellohuni!
Këto i ka thënë edhe Enveri para, gjatë dhe pas luftës se duhet të spastrosh rradhët nga këta element se të bëjnë pis e dëm, jo vetëm në aspekt mikro, por edhe afatgjatë.
– Prishja e Mukjes u bë për arsye parimore, nuk mund të bësh “vëllazërim” akoma pa mbaruar lufta pa ndëshkuar kriminelët e luftës, duke vendosur një barazim midis luftëtarëve të vërtetë dhe atyre që b/punuan me pushtuesit dhe lanë miliona të vrarë nëpër botë.
Këto ishin urdhra/direktiva nga lart, marrveshja e shteteve të mëdha aleate kundër nazofashizmit (gjyqi i Nurenbergut dhe përndjekja e nazifashistëve me b/puntorët e tyre vazhdoi edhe dekada më pas në gjyqe të tjera në Gjermani.
– Lufta ka rregullat ligjet e saj të rrepta që duhen zbatuar rigorozikisht, përndryshe e pëson si Kosova, e cila ndoqi modelin berishist.
Kështu është kur i bën bashkë ballistë dhe partizanë dhe ecën Shqiptarizmi çalë çalë në Tiranë dhe gjetkë.
– Përse Berishjanët e bëjnë këtë çorbë?
Sepse berishjanët duan të shpëtojnë veten dhe politika në Kosovë kopjon Tiranën si alibi duke u fshehur pas UÇK-së për shpëtim.
– Kujt i intereson kjo çorbë, përveç përfitimeve afatshkurta personale pas 7 dekadash lufte?
– Këta të kompromentuar kujt i leverdisin të mbahen në pushtet me ndihmën e përkrahjen e fqinjëve të esadist/zogistëve të rinj?
Ndryshimi i këtyre esadistzogistëve është se, vishen si partizanë ditën mes jush dhe bëjnë si heronj, aldentet presidencialopozitarë, ndërsa natën ju shqyejnë me marrveshje poshtë tavoline me Beogradin/Athinën/Turqinë/Arabinë e të tjerë.
Gjithashtu, përditë dalin akuza nga ishluftëtarë se të gjithë kokat, organizatorët kryesor të luftës të krahut komunist/enverist çuditërisht janë vrarë. Të gjithë ata që organizuan, themeluan, luftuan, por u vranë të tradhtuar nga njerëz që i dinin me detaje lëvizjet e tyre.
Rastësi edhe kjo??
E habitshme ky trendi i përsëritjes së vrasjeve të organizatorëve politik të luftës dhe në mbarim ngelën vetëm ca çirak që bënin turizëm malor me uniform nëpër poza fotografish.
– Ndërkoh që dalin akuza për vjedhje fondesh, valute nga diaspora dhe për zhdukje gjurmësh të personave të ndryshëm nga këta kumandarët që i keni të gjithë pa përjashtim në pushtetin e Kosovës që i vrisnin prapa shpine sa herë u vinte rasti.
– Si ka mundësi të vriten krahu marksistleninist enveristave dhe morën pushtetin ballistat e fshehur me uniformë të UÇK-së, niveli i fundit i hierarkisë?!
Ju mendoni se denoncimet e ish luftëtarëve janë boshe?
Vrasjet dhe vdekjet misterioze të dëshmitarëve viteve të fundit (disa ditë para gjyqeve të famshme në Hagë, dekadën e fundit, akoma edhe muajt e fundit) ju duken se janë rastësi?
Sërish rastësi e habitshme.
U mblodhën ca si shumë këto rastësira.
Prandaj thirrini mendjes dhe pastroni rradhët.
Mos gaboni të mbani në mes jush, nën sqetull gjarprinj të tillë spiuna.
– Nga ana tjetër e marrim të mirqënë se ju keni një farë të drejte (që i mbroni dhe i fshihni pas petkut të UÇK-së si të pafajshëm), atëherë Kosova do të lulzonte në këto dy dekada pas lufte, por është më keq seç ishte.
– Nëse janë të pafajshëm ashtu siç proklamojnë, propagandojnë me makinerinë e pushtetit të shkojnë e ta vërtetojnë se janë të tillë.
Në mënyrë që të mbyllet kapitulli i drejtuesve të kompromentuar e të akuzuar nga palët e tjera e të pastrohet figura dhe të mos ngeleni si njolla mbi luftën dhe UÇK-në e kombit tonë.
– Ashtu siç thamë më lart meqënëse ata kanë dekada në pushtet dhe Kosova ka vetëm regres ekonomik, social politik pa b/punim konkret mes vendeve të rajonit akoma edhe me Shqipërinë, që është kthyer në strehë e radikalizmit fetar të sekteve të rrezikshme nga lindja, atëherë për të gjitha këto e të tjera kush e ka fajin, unë apo pushtokratët e Prishtinës?
Me siguri unë.
Kështu ndodh kur i bën ballistat e partizanët bashkë siç i ka bërë berisha.
E njëjta gjë ndodh edhe në Prishtinë dhe u jep alibi lufte kriminelëve nën petkun e UÇK-së duke e mbajtur zvarrë Kosovën edhe Shqipërinë prej dekadash regresi gjithpërfshirës.
– Si jeni kaq pa llogjikë, që dalin të huajt e ua sqarojnë, Nuk gjykohet UÇK-ja, por individët.
Na ofendoni si komb o ju shoftë fara pa dallim feje, krahine, origjine.
Bëni ndarjen e tyre se mesa vërej disa nga ju papagalizoni Enverin, por nuk dini as ta dëshifroni e as ta aplikoni sipas problematikave të kohës.
Enverin dhe Shqipërinë e akuzuan grekët për b/punim me gjermanët, kërkonin aneksimin e jugut, por Enveri u tha,
“Ne erdhëm ktu të marrim nga ju për dëmet e luftës e jo për të dhënë llogari, se luftuam e ranë 28 mijë dëshmorë nga gjaku i këtij populli.”
Analizat të gjithë ju të krahut të luftës (kompromentoni idealin e kombit dhe çështja s’ka nevoj për ju, i bëni dëm) i keni kryekëput gabim.
Kjo pastërti e luftës së Lanç-it e udhëhequr nga Kollosi na bëri të rreshtohemi me fituesit e të shpëtojmë ndarjen e vendit.
Ju kthehem po ashtu ju loqeprerëve të trevave shqipfolëse se nëse Akuzat do të kishin bazën më të vogël nga arkivat e hollësishme të aleatëve, armiqve, gjermanëve, italianëve, grekëve, çifutëve, sllavëve, ju infatil ballistofashistpseudoluftëtarenverist e të tjerë, mendoni se do ishte kjo Shqipëri sot dhe nuk do i hapnin proces gjyqsor Enverit me LANÇ-in e tij sikur edhe për ta demoralizuar, ofenduar, nëpërkëmbur çështjen e shtetit Shqiptar në arenën ndërkombëtare?
– Nëse do kishin fakte do i quanin terrorist, kriminel, vrasës dhe të tjerat do vinin me rradhë, duke ditur se çfarë armiqsh kemi përreth, që presin për një “gabim” tonin të na kullufisin, pavarësisht se jemi në tokën dhe në të drejtën tonë.
E pakta do na mbanin zvarrë dekada si një shtet jo shtet siç kishim qënë më parë, nëse e shumta nuk do na coptonin, e mesmja e artë ishte realizmi socialist me kollosin Enver.
Prandaj thellohuni se jeni në krahun e gabuar të llogjikimit.
Këta individ ujqër u fshehën me lëkur dele mes UÇK-së për të shqyer më pas Kosovën ashtu siç bënë në dy dekada, nëpërmjet pushtetit me vulë nga frankoserbët.
Ashtu siç kanë bërë edhe gjatë luftës 41-44 me Lanç-in, por kollosi i demaskonte në mes të rradhëve dhe merrte masat sipas rastit dhe problemit nuk e la të kompromentonte luftën e drejtë të popullit tonë. Nuk flasim për atë palën e turpit që ishin ballistofashistët, kompromentuesit e shqiptarizmit njësoj si këta që keni në këto tre dekada pushteti.
Sepse kur je i kompromentuar, je shumë i lehtë për tu nënshtruar dhe kjo solli situatën e sotme. Thellohuni, se jeni shumë shumë rëndë e në drejtim të gabuar.
Ata e pakta që duhet të bëjnë është të japin dorëheqjen e ta lënë Kosovën në hallet e saj se mjaft probleme i kanë shkaktuar shtetit, luftës, UÇK-së që i hapën gropën në këto dy dekada për interesat e tyre karieriste personale politike.
Këto janë pasojat e berishizmit tridhjetvjeçar në të gjitha trevat shqipfolëse duke bërë historinë çorap e lesh e li. Ju mbushën kokat me bajga nga shkolla, media, politika për tju mbajtur si mbrojtsat e tyre të përbetuar se aq dini aq kuptoni, ashtu siç po ndodh këto ditë me qëndrimet tuaja.
Atëherë njeriu i thjeshtë si mund të dalloj të vërtetën dhe djallëzinë e tyre?
Shumë e thjesht!
Shikoni kush jua jep informacionin, në shërbim të kujt është dhe do bëni lidhjet mes pushtetit dhe mashtrimit shumë vjeçar.
Për aq kohë që nuk do pastroni bajgat e pushtetit berishist (pd/ps, lesheli shpk në Tiranë/Prishtinë/Shkup) do vuani këto pasoja si individë e si shtete duke u zvarritur në vend, rajon e nëpër botë.
