16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Genta Petrit/Petro Kaloçi

Përdorimi i “kartës personale” dhe “përpjekja e djeg’jes” së reformës në drejtësi!
14 JANAR 2016
Çdo ditë e më tepër në përpjekjet e dirigjuara nga ndërkombëtarët për konsensusin politik në reformën e drejtësisë shohim frikën, tmerrin që po fotografohet në fytyrat e politikanëve të cilëve i ka përshkuar deri në palcë. Nënteksti i lëvizjeve, takimeve të shpeshta midis kryetarëve të koalicionit, konferencave për shtyp të çoroditura të opozitës vihet re shumë qartë se po mundohen të luajnë kartën e fundit që u ka ngelur për të shpëtuar në sytë e opinionit publik.
Ajo që po mundohet të bëj ish sali berisha me çirakun e tij çiftin kryemadhi është përpjekja të përhapin ngado tymnajën se kjo reformë do iniciohet në mënyrë personale nga personi ose partia që do e implifikoj në të ardhmen e shpejtë. Përpjekjet të çoroditura me ndihmën e disa rrjeteve sociale, faqeve informative, deputë, media të dirigjuara për të mbrojtur lëkurën e tyre deri në momentin e fundit. Ajo që na lind në mënyrë shumë spontane është pyetja, përse shqetësohen për të hedhur në publik një tezë të tillë, nëse klasa politike nuk ka asgjë për të patur frikë, nëse vërtetë ka një histori veprash, pune, inisiativash, përpjekjesh të sukseshme në cv e tyre prej çerek shekulli?
Përse nevoja për të akuzuar reformën si e njëanshme, nëse janë të pafajshëm? Në klasën politike ka shumë që kanë mbaruar juridikun dhe duhet t’a dinë që je i fajshëm deri në vërtetimin e tij, dhe je i pafajshëm deri në konfirmim. Përse kjo frikë e hapur ndaj reformës kur sipas tyre janë “të pafajshëm”, përse nevoja t’a njollosin reformën t’a djegin pa arritur konsensus dhe si të tillë pa e votuar në parlament. Përse kjo përpjekje kur je i pafajshëm të luftosh kundra drejtësisë? Përse klasa politike mundohet t’a krahasoj me luftë klasash, luftë shtrigash duke futur qëllimisht termin ‘personale’ në mënyrën më të dëshpëruar për të shpëtuar diçka nga opinioni publik? A nuk u kanë thënë ata juristët me diplloma nga kristali apo ata të projektit gain brain se këto terminologji janë rrëzuar nga Komisioni i Venecias në formën më të mirë të mundshme në draftin duke përfshirë dhe rekomandimet?
Tendenca për të minimalizuar dhe për të hedhur poshtë jo vetëm draftin, por për të ngarkuar me mungesë morali dhe etike ata që do e implifikojnë. Po mundohem të shkruaj më thjeshtë për mos lënë hapësira keqinterpretimi të figurave letrare dhe termave që përdor.
Opininioni publik mbase për çerek shekulli është strukur, frikësuar, është larguar, është kastruar, por mos harroni se ata dinë t’a dallojnë manipulimin nga drejtësia, frikën nga liria, pikërisht sepse u ka munguar. Mungesa, represioni(shtypja) i ndjenjave dhe dëshirave nuk sjell atë që do kërkonit ju, mund të gënjesh dikë për një kohë të shkurtër, mund të gënjesh disa për një kohë të gjatë, por s’mund të gënjesh një popull të tërë për një kohë të gjatë. Kjo është thembra juaj e akilit, pika juaj e dobët si ish elita dhe klasë e vjetër politike e korruptuar deri në gen.
Unë sinqerisht s’arrij t’a kuptoj pse mundohen ish liderë me konferenca shtypi të përdorin të kapin lidershipin e PD duke menduar se ulur në dy karrige mendojnë se po t’a marrin sërish PD-në do t’i ndihmoj ne aspektin personal?
Gjithashtu shihet qartë frika e harresës së figurës së tyre nga publiku prandaj dhe këshillojnë zëvendësues e nënpunës të partisë të paktën të realizojnë njohjen e tyre si individë nga një përqindje e vogël që do vijnë nga prurjet e reja. Frika nga harresa historike është shumë e madhe dhe kjo është fitorja jonë ndaj kësaj klase që kur s’arritë të mendoi për veten dhe mënyrën sesi të linte gjurmë në histori me vepra dhe punë kërkon me marifete të mbahet mend edhe për ca javë e muaj. Shkëlqimi juaj i përkohshëm është dënimi juaj më i mirë sesa dënimi që do ju vinte nga çdo reformë e votuar apo jo me konsensus politik. Gjithashtu klasa e vjetër politike të ketë kujdes kur baltos se natyra ka treguar se balta kthehet te i zoti, një fjalë popullore greke thotë:; mallkimi është gomaricë, shkon/kthehet gjithmonë te i zoti. Përpara se t’a mallkoni e t’a anatemoni reformën që në qelizën e krijimit të saj do ishte mirë t’i bënit hesapet mirë, kësaj radhe jo për popullin se në emër të tij bëni vetëm krime, e krimet mjaftojnë për aq sa keni krijuar e keni lënë pas. Mundohuni të mblidheni e të reflektoni për veten tuaj dhe se si doni të qëndroni në histori se në rastin tuaj historia ka për të shkruar maksimumi vetëm një fjali, erdhën nga rrëmujat, u mbajtën në pushtet nga krimi dhe po ikin të harruar e të përmjerë. Ju do e vendosni fundin tuaj të paktën si do e shkruani me këmbë apo me dorë kjo varet nga ju. Zgjidhjet provizore harrohen në rrjedhën e historisë e ju ngel damka e tradhëtisë.
Sa për mosmarrveshjet, midis koalicionit rama-kryemadhi dhe të asaj në hije aleancës berisha-meta, dhe për skenarin e qeverisë teknike, pergjigjen e keni para syve, e dini, por s’doni t’a pranoni, jeni në atë që profesionalisht quajmë fazën, mohim, fakti që e mohon nuk do të thotë se nuk ekziston e nuk do të ndodh. Një shembull ilustrativ për ju që s’jeni në dijeni në 1997, Berisha e di fare mire se Bashkim Fino do drejtonte qeverinë dhe e dinin 10/15 burra në Shqipëri, (përsa i përket taktikave i zgjedhin ata që të rrëzojnë), jemi mëse të vetëdijshëm se kjo taktikë s’u pëlqen, por realiteti sa i hidhur të jetë duhet pranuar.
Të quash draftin e komisionit të venecias vepër personale për hakmarrje duhet të jesh shumë zullumqar ose shumë injorant, analfabet, i paarsimuar dhe njëkohësisht i pafajshëm në botën e pashkruar. Frika juaj deri në palcë ju ka hyrë kur mendoni se si gjyqi do marrë vendim me aq presion nga publiku për dosjet tuaja të mbushura me krime kombëtareve ndërkombëtare prej çerek shekulli duhet gjithë kodi penal të shkruhet në padinë tuaj. Frika juaj shtohet që nuk do keni dot mundësinë të fusni, zhysni duart në procesin gjyqësor dhe nxitoheni qëllimisht të nxirrni përfundime me lloj lloj lavazhesh propagandistike në media apo edhe presion ndaj aleatit tuaj në dritë hije, lsi-së. Kjo reformë i jep fund kohës që pushteti politik të jetë gjykatës apo prokuror, pastaj të gjithë faktorët politikë e kanë të qartë dhe janë në dijeni se axhenda dhe reformat do ringjallin Ligjin e së Drejtës dhe jo liderin/en.
Gjithashtu biem dakort në një pikë të gjitha palët e reformës edhe populli se tani kohët janë ndryshe dhe jemi në 2016n, të kërkoj dikush apo ndonjëra palë të sjelli 1500ën me torturat ç’njerëzore e të merresh me kanibalizma është diçka e ekzagjeruar dhe e lançuar qëllimisht si përpjekje naive nga të djallëzuar.
Klasa e vjetër politike mos të harroj se populli ynë është aq i civilizuar të ndaj kanibalizmin nga drejtësia, dhe ajo që kërkojmë është drejtësi për të gjithë ndaj të gjithëve për gjithçka. Orët e fundit të takimeve e bisedimeve të klasës politike duhet të fokusohen me seriozitetin që karakterizon ndryshimet dhe rëndësinë që kanë në ecurinë e vendit.
Genta Kaloçi Skënderi
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.