11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Gezuar ditlindjen KUJTIM HAJDARI

SOT POETI I MIRNJOHUR KUJTIM HAJDARI KA DITLINDJEN. Gazeta “Nji Dritare e Re” i uron poetit te festoi  100 pervjetore me plote shendet dhe krijimtari brilante.Gezuar miku im Kujtim,ju uron Gj.Musa..Auguri di Buon Compleano | Buon Compleanno 🌹 Ghirlande Di Natale, Decorazioni Di Natale, Auguri Di Buon Compleanno, Citazioni Buongiorno, Compleanni, Insegne Al Neon, Foto

Gezuar Ditelindjen... ! ... (full HD 1080p) - YouTube

VITET E MIA
Vitet e mia më ndjekin e më rrinë pranë,
Çantën plot kujtime përmbi shpinë e mbajnë,
Shpesh n’udhët e kohës barbarisht m’i vranë,
Por nuk i shuan dot, veçse plagët qajnë.
I përkëdhel vitet e mia me dhimbje,
I përkëdhel përherë dhe me shumë mall,
Ato më ndjekin pas gjithnjë me bindje,
Dhe as njëherë në jetë s’më futën në hall.
Më shtynin dhe kur më gërricnin si ferra,
Kur copat e shpirtit m’i skuqnin me gjak,
Kur lotin e hidhur ma fshinte pranvera,
Kur ëndrrat e jetës m’i digjnin në flakë.
“Një ditë, zogjtë, qiellin do ta marrin të lirë,
Agimet do t’na buzëqeshin një mëngjes,”
M’jepnin krahë mua që kërkoja pak hapësirë,
M’i jepnin kurajë shpirtit delikat si vesë.
Sot janë shumë, janë gjashtëdhjetë e katër,
Ndoshta pak të rëndë, ndoshta pak të plakur,
Po kurrë lëmoshë s’kërkuan dhe as hatër,
Preferoi betejat zemra e përflakur.
Mbeta i thjeshtë mes njerëzve të thjeshtë,
T’i shihja e t’më shihnin me syrin e ngrohtë,
S’pranova të isha as si gjethe në vjeshtë,
Që e shkelin me këmbë e kalbet për tokë.
I përkëdhel vitet e mia me dashuri si prind,
Edhe sot në këtë përvjetor të bukur,
Dhe pse koha shpesh u tregua si xhind,
Dashurinë për jetën kurrë s’ma ka zhdukur.
KUJTIM HAJDARI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.