Poetja Lavdije Karrametaj Zalli.Sot feston pervjetorin e ditlindjes,me kete raste Gazeta “Nji Dritare e Re” me botues z.Gjin Musa I Urone z.LAVDIJE Gezuar dhe festofshe 100 pervjetore me plote shendet dhe mbaresi ne jete.
SHPUPURIT HIRIN E SHPRESËS
Eci e nuk ndalem dot,
Ani pse nuk e di fundin e kësaj rruge,
Eci mes përmes lëndinave të panjohura,
Nuk është e lehtë,
Për të zënë shoqëri me diellin,
Me hënën dhe me yjet,
Prandaj, thithi rrezet përveluese
Të këtij mëngjesi qiellor.
Eci dhe nuk ndalem dot përpara asgjëje,
Se dua të shpëtoj fluturat e fshehura
Nëpër zgavrat e kësaj bote,
Dhe lulet, të cilave iu kanë mbetur,
Vetëm ngjyrat petaleve,
Se aromen è këndshme marrë ua ka ligësia….!
Ecin vetë këmbët e mia dhe nuk ndalen,
Duan të më marrin me vete rrugës qiellore,
Që dhimbjen e fluturave mos ta ndjej,
Dhe për lulet mos të derdhi lot.
Por unë dua të ndalem pranë tyre,
Të rri me to e të kuvendoj,
T’ iu jap shpresë për jetën,
Edhe se vet shpresa është e përvëluar
Nga rreze gënjeshtrash,
Aq sa dhimbje nuk ndjen më.
Vetem era kur fryen,
Hirin e saj tek ne e shpërndanë…
E publikuar ..mirnjohje për të gjithë!