13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Gina Xhaferaj Kapaj

Nostalgji vitesh

Në brigjet e jetës më zgjoi një ëndërr e bukur.
Një gëzim që zemra e shpirti fort ma ndjen.
Më thotë të mendoj për një zog a një flutur
Të përqafoj zogjtë që rrinë në një pemë.
Më mjalton dhe një fjalë e thënë në kuvend.
Është një ëndërr e bukur që më pëlqen në vite.
Është mrekullia moshe thonë psikologë e mjekë
Kur jeta të hap bujarisht të tjera shtigje.
Një flutur pa krah s’ka fluturuar asnjë herë.
E unë shqetësohem a do më dehë hija e drojës.
A do dehet me verë pa pirë në tryezë?
A do të vijnë dallandyshet mes qiellit e tokës?
E di që ato ndërrojnë çerdhe nga shteti në shtet.
Me ca ëndrra për të bërë të tjerë fëmijë në çerdhe
E unë s’di nëse fjala e vonuar e menduar është e ngadaltë.
Kur do të shtrohet në tryezë në këtë sezon vjeshte.

Gina Kapej Xhaferaj

Athinë 9/12 /2022

“”””””””””””””””””””””

Dola në kodër lart
O ju të bukurat lëndina
të mbushura me trëndafila
Ju lëndinat e bekuara
sa njerëz atje janë dashur
Sy e buzë sa kanë kaluar
prandaj qëndron e jeshiluar
Djali
-Të dërgova moj lajm e letër
Të pres që të të takoj
Pres e pres të të shikoj
Flokët mbi supe hedhur
lum dhe pylli që të pa.
Në fund të rrugës të më vije
Me fustan ylberi ngjan.
Te ty çdo gjë gëzon e ndrin
Vish moj fustanin e bardhë.
Moj flutur nëpër lëndinë
Sa u gëzova vërtet.
Ohh moj se më ka ikë gjumi!!
Fluturoje përmbi sup.
M’u duk se s’ikje pa mua
Krah për krah ecëm në rrugë/
Të gjithë ty të shikojnë
Bukuria jote e përrallë
Mua shum më zbukuron
E më deh si me shampanjë
Ahh s’di ç’më ke bërë moj mike
Më shumë se veten të dua
Jo s”rri më dot larg nga ty
Mendjen ma ke turbulluar.
Je si bletët punëtore.
Ato mbledhin nektarë.
Ti je mjalti nëpër hoje.
Lum ai që do të marrë

Gina Kapej Xhaferaj

Athinë 6/12/2022

“””””””””””””””””””””””

Dashuri e pa perfunduar
$$$$$$____$$$$$$$_$$
Dola ne rruge te shikoja ,
Pa u ndier kalove shigjet.
Ty nga zemra te ftoja
Ishe nje hyjni me flete
Shoqeri une , kam shume
Por zemera ime eshte te ti.
Loti per ty me rrjedh lume,
Por ti qenke zhyt ne pabesi.
Te me japin pasurite e gjithe botes.
Edhe hene e qiell bashke.
Vetem me ty te rri gjithe kohes,
Le te jem ne acar jashte.
Po kush s’ka dashuruar,
Ska ndjenja e s,do njeri .
Ben nje jete te mashtruar
Ne cdo femer lesho dashuri.
Prandaj jeta ka ndryshuar,
Dhe nuk ka asnji garanci.
Kohen e vjeter ,do ti kerkojme
Sot eshte prishur edhe brezi i ri.

Gina Xhaferaj Kapaj

Greqi Athine

05/12/2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.