8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Gjelina Maçi Keci

KRIJIMTARI // VARRI I HEROIT🇦🇱– Nga Gjelina Maçi Keçi..

..Kushtuar Prekë Calit trimit kelmendas, prijës popullor , sot Martirë i demoktacisë ,luftëtar kundër pushtuesve osmanë, serbë malazezë, pjesëmarrës i Kongresit të Berlinit.Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "Foto PnnnaT Να .Ναα Nga Να 竹 Simani"

—————————————–
Ku ta gjej varrin e trimit,
Pyes Kelmendin shkrep më shkrep?
Nëpër odat e Berlinit,
Fjalë e tij asht si ortek.
Ai, Prekë Cali, lis mbi lisa,
Shtatboriga, besëpapreri!
Më të gzoka shqiptaria!
Jehon kanga brez pas brezi.
Kur kërkonin copa toke,
Bash si dashin pret kasapi,
Ai, Prekë Cali me zë shqote,
Ndizte fjalën si masati!
Larg prej trollit turku, serbi!
Larg prej trollit pabesia!
Se ai kishte besë Kelmendi,
Që ta jep vetëm liria.
Nga martina digjej guri,
E plisbardhin njomte gjaku.
Ai Prekë Cali, fis prej burri,
E kish jetën si bajraku!
Ku ta gjej varrin e trimit,
E t’ia vë një lule bjeshke?
Është fryma e blerimit,
Është ninulla nëpër djepe.
As nga farë e komunizmit,
Nuk iu shua kurrë lavdia.
Me Prekë Calin trim i trimit,
Mbeti ndezur krenaria.
Do gjethojë pisha te mali,
Do të shtrohet prapë sofra,
Do kujtohet ai Prekë Cali,
Porsi gurra që gurroka!
Për të ulet Shkodra Loce,
Ia vë lule marrë nga bahçja.
Log më log ca tinguj lodre,
Për të marrin valle shpatash.
-Pse po kjan moj zoja Shkodër,
Vesh në zi e pa duvakun?!
Po vjen Preka votër më voter,
Buna plakë po përcjell gjakun.
Mbi çdo lis të marrë nga trolli,
Mbi çdo lule te livadhi,
Rron kujtimi i heroit.
Rron në shekuj ai Prekë Cali!
O Kelmend, o xixë stërralli!
Me ca bjeshkë si mrekulli.
A dëgjon si thrret Prekë Cali,
Që për ty ish si hyjni?
Faqja e bardhë në Shqipni,
Askurrkush nuk të pushtoi
Përmbi majat me duhi,
Malet mbeten si kurorë.
Sot po flet maja me bore,
As një gur s’ka për tradhëtarin,
Lule bjeshke thurë kurorë,
Na nderoi djalë pas djalit.
Për Prek Calin trimi i trimit,
E nder telin çiftelia.
Se mbi supet e kujtimit,
Nëpër shekuj shkon lavdia.
Gjelina Maçi Keçi.Nentor 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.