Pse na përsëritet historia?
Të gjithë e dimë se konferenca e Bujanit në vitin 1943 kishte të bëj me ratifikimin e deklaratës që Kosova ti bashkangjitej Shqipërisë. Në vend të kësaj u zgjodhë kryesia me listën e përbashkët shqiptaro-sërbe ku përfaqësues të Kosovës ishin Fadil Hoxha, Tefik Çanga, Ali Shukriu e tj.
Pas luftës së vitit 2001 ku me marrëveshjen e Ohrit ishte paraparë formimi i shtetit të ri me barazi dhe përfshirje të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por një gjë e tillë nuk ndodhi. U soll ligji pë ndarjen teritoriale ku maqedonasit u tallën me shqiptarët dhe i coptuan gjërë e gjatë duke veçuar apriori Kërçovën dhe Strugën.
Sot jemi në fazën e bashkim vëllazërimit me moton “za sozhivot” Kolaboracionistët si Fadil Hoxha e Ali Shukriu i kemi edhe sot në skenën politike. Kuj i shërben lista e përbashkët besa-lsdm?
Kuj i shërbejti Pendarovski për kryetar i përbashkët?
Proekt i kuj ishte fitimi i lsdm-së në Haraçinë?
Kuj i shërben sot nëpër shkolla proekti paralele të përbashkëta të cilal pas një dekade do të prodhojnë martesa të përziera shqiptaro maqedonase!
Të gjitha partitë opozitare bëjnë pazarllëqe te fshehura me lsdm per formimin e qeverisë së përbashkët me besën, alternativën dhe aleancën pas 12 prillit 2020.
E gjithë kjo pa platformë politike dhe strategji kombëtare, por me të vetmin qëllim që BDI të kaloi në opozitë.
Ky model i taktizimit njëher me lsdm dhe njëher me vmro ishte shkollë e BDI-së e diriguar nga satelitët të cilët në fillim të vitit 2003 filluan të aderojnë në BDI.
Pra, nuk ka ndryshime kushtetuese ku shqiptarët parashihen element shtetformues dhe bartës të sovranitetit, nuk ka barazi dhe nuk ka kategori kushtetuese për përdorimin e gjuhës shqipe me shtrirjen vertikale të saj në arsim, shëndetësi e tj.
Shqiptarët edhe kësaj rradhe do të luftojnë për të marë kulaç nga pushteti dhe në asnjë mënyrë nuk synojnë shtetin.
Mbetemi puthadorë të politikës sllavo maqedone.