10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Gjin Musa

Publikoje: Gjin Musa,marre nga./Apel.al

Ambasadorja e SHBA: Do çrrënjos korrupsionin në Shqipëri

Ambasadorja e re e SHBA e sapoardhur në Tiranë, Yuri Kim, ka përsëritur mesazhet e saj të forta për krimin dhe korrupsionin.

Gjatë pritjes së saj , ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se do të punojë fort për të ulur korrupsionin  në Shqipëri, si dhe për të vendosur sundimin e ligjit.

Ajo në prezantimin e saj, është shprehur se:

“Ajo që na bashkon të gjithëve në këtë sallë është vendosmëria jonë e përbashkët që Shqipëria mund dhe duhet të çrrënjosë dhe të vendosë sundimin e ligjit në Shqipëri… Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë” .

Fjala e plotë e ambasadores:

“Faleminderit të gjithëve që më jeni bashkuar sonte. Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritje shqiptare është thjesht pohim i një fakti!

Përpara se të nisesha nga Uashingtoni për në Tiranë, shfrytëzova rastin për t’u këshilluar me shumë prej ambasadorëve të mëparshëm amerikanë në Shqipëri. Nga Bill Ryerson te Jim Jeffrey e Donald Lu, të gjithë kishin një gjë të përbashkët: afeksion të thellë – në fakt, do të thoja dashuri – për Shqipërinë dhe një besim të thellë në marrëdhënie SHBA-Shqipëri. Ndonëse kam vetëm tetë ditë këtu, që tani kam të njëjtën ndjesi. Kam ndjesinë e qëndrueshme të shpresës dhe vendsomërisë.

Është e e qartë se viti 2020 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfida por edhe mundësi. Potenciali për përparim dhe rritje është përpara nesh, nëse udhëheqësit e Shqipërisë mund të bëjnë bashkë vullnetin me dhe mjeshtërinë për të bërë gjënë e duhur.

Siç vura në dukje në seancën time dëgjimore në senat, si dhe shumë herë të tjera që atëherë, si ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, unë kam tre prioritete:

Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga shoqëria civile te bashkësitë fetare, nga organet vendore e ndërkombëtare të zbatimit të ligjit deri te shkollat e arsimtarët, jemi bashkë për ta ndihmuar Shqipërinë që të zhdukë si kërcënimet vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Së dyti, ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive.

Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë.

Ndonëse këto përparësi mund të duken të përmbajtura, ato janë të lidhura pashmangshmërisht.

Cila është lidhja? Të tria këto kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur.

Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për miqtë tanë në komunitetin e biznesit: Ju nxis të udhëhiqni duke kryer punën tuaj me integritet dhe duke kërkuar politika e praktika të shëndosha qeverisëse. Për partnerët tanë në qeveri: ritheksoj rëndësinë e transparencës dhe të shtetit ligjor. Pavarësisht nëse është në praktikë apo në perceptim, korrupsioni e dëmton Shqipërinë dhe e pengon të arrijë potencialin e tij të vërtetë.

Kjo është ajo që lidh tri përparësitë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri.

Më lejoni tani të them disa fjalë për atë që na lidh – në fakt, na BASHKON – të gjithëve ne në këtë sallë.

Ajo që na bashkon të gjithëve në këtë sallë është vendosmëria jonë e përbashkët që Shqipëria mund dhe duhet të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Në këtë sallë gjenden një gamë e ndritshme personash të shquar. Por pavarësisht nëse je politikan, diplomat, imam, murgeshë, gazetar, ushtar, nënë a bijë, jemi të gjithë partnerë në një përpjekje të përbashkët për ta çuar Shqipërinë përpara. Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020. Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë – pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo – që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit.

I përgëzoj partitë e opozitës jashtë kuvendit që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë ​​për dialog të hapur. Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të punojnë me të gjithë ju këtu sonte dhe ju falenderoj të gjithëve paraprakisht për partneritetin dhe miqësinë tuaj.”/Apel.al

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.