SHKRUAN: NEHAT JAHIU
GJITHKUSH FLET PËR ATDHE E MILET DERISA TË VIJ NË PUSHTET
Që sa mbaj unë në mend deri më sot një numër të madh i kam dëgjuar që aq shumë flasin dhe rrahin gjoks për atdhe e për milet derisa të vijnë në pushtet. Një gjë tillë e kemi dëgjuar me veshë dhe e kemi parë me sy dhe besoj se shumica dërmuese prej tyre nuk kanë nevojë të na shesin demagogji, por ja që për fat të keq akoma mileti po ushqehet me demagogjinë e të tillëve dhe nuk po vetëdijsohen për të e kuptuar një gjë të tillë se çdo gjë bëhet për pushtet dhe asgjë për atdhe e për milet. A thua vallë do të vijë një ditë kur duhet të gjithë të vetëdisohemi dhe vëmë gishtin në kokë për të kthjelluar trurin tonë dhe për të e kuptuar njëherë e përgjithmonë se e gjithë kjo luftë që bëhet në politikë bëhet për pushtet e jo për ne, o i mjeri milet?! Të ndalemi vetëm pak dhe të analizojmë. Cilët janë ata ( ato) që u futën në politikë me një eufori aq të madhe duke na shitur aq shumë atdhetarizëm për komb, atdhe e popull dhe çfarë bërën pasi u futën në pushtet për atdhe, komb e popull pos që bërën për vete, familjet e tyre dhe!?… E ne sa mundemi shahemi mes vete për të tillët saqë shkojmë aq larg që edhe i shpallim atdhetrë, patriota, heronj, legjenda e çfarë jo tjetër… Të ndalemi dhe të analizojmë një gjë. Një numër koxha i madh dhe aspak jo numër i vogël kur u futën dhe futen edhe sot në politikë të ndalemi dhe të shikojmë dhe analizojmë mirë e mirë se çfarë pasurie posedonin para se të marrin poste në pushtet. Një numër i madh prej tyre nuk kishin as brekë në trup dhe disa kishin një shtëpi të vogël dhe disa nuk e posedonin as këtë shtëpi për vete dhe familjen e tyre.Disa nuk kishin as rrip për të i mbërthyer pantollanet e tyre dhe të ndalemi dhe të shikojmë për një kohë të shkurtër qëndrimi në pushtet mu të këtillët çfarë pasuria krijuan. Bërën shtëpia pallate, vozisin makina luksoze për vete dhe për të gjithë anëtarët e familjeve të tyre.Sot mu të tillët kanë banesa me qindra e qindra katrorë në vendet më atraktive në vend dhe në botë . Të tillët që aq shumë vuanin për atdhe, komb e milet para se të vinin në pushtet jete bënin atëherë dhe çfare jete luksoze bëjnë sot dhe ku i bëjnë pushimet verore vet ata personalisht dhe familjet e tyre!?.. Cila është pasuria e tyre marramendse e disave që me votën tonë qëndruan një kohë të gjatë në pushtet?!… Këtë jo që nuk e dimë ne, por nuk e dinë as ata ( ato) që e posedojnë. Disa aq shkojnë larg sa që disa “ atdhetarë” të sotëm i krahasojnë me disa atdhetarë të vërtetë të një kohe më të hershme që çdo gjë dhanë vetëm për atdhe, komb dhe popull dhe atë pasuri të tyre që kishin të vetën e derdhën për atdheun e tyre dhe jeta e tyre ishte në varfëri mizore e mos të flasim që pasardhesve të tyre nuk u lanë si trashigimi asgjë nga pasuria e tyre, por gjithëçka e dhanë për atdheun dhe kombin e tyre, ndërsa ne sot ne disa pushtetarë, “ atdhetarë”, hajna, korruptues, karrierista që me djersën e popullit bërën pasuri marramendse dhe ne shkojmë aq larg sa mu të këtillët i krahasojmë me personalitetet historike që dhanë gjithëçka për komb, liri e atdhe dhe jo si këta disa që po e përsëris edhe njëherë që nuk janë numër i vogël e rrjepën atdheun, e vodhën miletin vetëm e vetëm për të e pasuruar veten dhe familjet e tyre dhe ne akoma nuk po ndalemi dhe të vetëdisohemi dhe të ndëshkojmë profitërët e tillë që në emër të atdhetrzizmit marrin haraç nga djersa e jonë dhe ne jo vetëm që nuk i ndëshkojmë, por ju dhurrim lavde me epitete të llojllojshme duke i quajtur atdhetarë, patriota, heronj, legjenda e çfarë jo tjetër. Derisa ne nuk kthjellohemi për tu vetëdisuar dhe për të i ndëshkuar të tillët mirë na e bëjnë, sepse kur ne vet ua mundsojmë ata ( ato) pse mos të na shfrytzojnë.