NËNË SHQIPËRI T’I NDALE LOTIN
Nënë Shqipëri, ti ndale lotin,
Qoftë mallkue kush pruni eksodin.
Ka mbetë Shqipja nëpër shkrepa,
Nuk po e lanë shëndosh n’trojet veta.
Armiqtë tanë bashkë me tradhëtarë,
Janë ba bashkë si kurrë më parë,
Po i thonë hasmit të kemi vëlla,
Në Shqipninë tonë kurrë s’është pa.
Armiqtë tanë bashkë me tradhëtinë,
Me coptue duan prapë Shqipërinë.
Se tradhëtinë e kanë ndër gene,
Duan të bëjnë Mini-Shengene.
Prandaj vëllazën t’i hapim sytë,
Kurrë Nënloken mos me koritë.
Me u bashkue si rreze drite,
Të gjithë shqiptarët “SHQIPËRI ETNIKE”.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 27. 01. 2020)