2.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Gjon Bushgjokaj

 

NJERIU I PA FYTYRË

Njeriu i pa fytyrë shkel mbi njerinë,
Njësh jeni bërë bashkë me tradhëtinë,
Keni shitur shpirt e keni shitur besë,
E kurrë ju nuk doni të bëni kthesë.

Gjak shqiptari kërkund s’keni ndër deje,
Jeni të shitur tek hasmi pa kurrfarë feje.
Vëllezër jeni me hasmin,t’kanë vra vëllanë,
Nuk kanë të ndalur,që të shuajnë vatanë.

Po çfarë po bën, more i pa burrë?!
Ti më mirë të mos kishe lindur kurrë!
Unë të them kthehu në rrugën e Zotit,
Shërbej vëllait tënd e shërbej kombit.

Mjerisht, kaq shumë kemi ndryshuar,
S’jemi shqiptarë, jemi të shpërfytyruar.
T’lutemi, o Zot, silljau mendtë shqiptarëve,
T’jetojmë me dinjitet në trojet e t’parëve…!

(@Gjon Bushgjokaj,Lezhë,më 04. 03. 2020)

NËNË SHQIPËRIA NË HALL KA RA

Nënë Shqipëria në hall ka ra,
Nuk po din se kujt me ju qa.
Kam lindë djem e linda bija,
Nuk po dinë çka është Shqipëria.

Më djersë të ballit unë i rrita,
Këtë shpërblim kurrë nuk e prita.
Kanë marrë botën anë e mbanë,
Nuk po kanë dhimbtë hiç për vëllanë.

Shqipërinë tonë e bënë ibret,
Vjedhin të gjithë kush vjen në pushtet,
Copa-copa e ndanë Shqipërinë,
Nga Presheva deri n’Çamërinë.

Po kjo kund s’ka bërë vaki,
Ju bëj thirrje, o bijtë e mi,
Me u bashkue si dikur motit,
Me bekim timin e të Zotit!

(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 06.02. 2020)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.