TRADHËTAR, T’U SHOFTË FARA!
Ripublikim.
Politikanë të shpifur,shumë të ndyrë,
Me dashje e ndyjnë të tyren fytyrë.
Flasin duke mbllaqitur,kthim kafshate,
Fjala e tyre pa vlerë, si flakë kashte.
Opinioni, fallxhore e zezë,rrenacake,
Që s’ka vlerë,por t’vërtetën sulmojnë.
Të vjen turp për këto greke skenare,
Që i shërbejnë tradhëtisë,për pazare.
Kush kombit të vet nuk i shërben,
E zeza një ditë, shpejt do ta gjejë.
Varr s’do keni, do t’ju bëjnë gjemën.
Se jeni mëkatarë,tradhëtuat Nënën.