BALERINA..
.
Gjyshja m’thotë moj Balerinë!
Na gëzove krejt shtëpinë!
Bëje shpejt dhe një ushtrim,
Knaqe fort këtë shpirtin tim!
.
Bëje urën shpejt e shpejt,
Dhe spërkatën, ashtu bukur,
Shëtit’ vëndin cep e n’cep,
Bëj’ ushtrimet porsi flutur!
.
E shoh qartë të ardhmën tënde,
Bën’ ushtrime n’gjithë shtëpinë,
Unë mendoj se në të ardhmën,
Ti do jeshë një balerinë!
.
Një porosi t’thonë gjyshrit tuaj,
Gjuhën Shqipe fol gjithmonë,
Fol kur duhet n’gjuhë të huaj,
Porse Shqipja është gjuha jonë!
.
Shqip ta hedhish edhe hapin,
Vetëm Shqip, kem’ interesin,
T’gjitha shqip ti bësh levizjet,
Kështu, t’sigurt e ke suksesin!
.
Më e mira je në klasë
Ti ke marrë dhe një trofe,
Lexon bukur pa gabime,
Nderon k’shtu t’madhin atdhe!
.
Amy Dajani t’kemi shpirt,
T’kemi jetë e t’kemi zëmër,
Jeta jote qoftë veç dritë,
Me punë t’palodhur, ti bëfsh emër!
SHËN VALENTINI në ZADRIMË..
.
Po t’përshëndes o muaji shkurt!
Ligji i ditës është dita apo nata?
Për “ ligjin” e burrit dihet kollaj,
Është gruaja me flokët e gjata….!
.
Vargjet e mia ndoshta s’të pëlqejnë,
Ty muaj shkurt me iluzion dashurie,
Po marrim mundimin dhe e provojmë,
Të përshëndes me këto vargje poezie!
.
Sido që të jetë i qartë mendimi yt,
Pa tjetër ndryshon nga mendimi im,
Marrdhënja thahet si peshku n’tym
Kur dashurinë e kthejmë në imitim!
.
Mos e lejo të kthehet dashuria në ëndërr,
Ti moj grua e bukur Zadrimore,
As në ëndërr as në iluzion,
Dashurinë e ëmbël të kohrave rinore!
.
Bukuroshja Zadrimes me duar të buta,
E din se çfarë ndodh në muajin shkurt?
Me buzeqeshje të bardhë dhe me të ziun sy!
Shën Valentinin moj Zadrimorja ime,
Do ta kaloj bukur, së bashku me ty!
.
Gj. Dajani……..Zadrime
HISTORIA JONË
.
Zjarr na i ndezi ndjesitë më të thella,
Ndjenja e ngrohtë e ëmbël si mjalti,
Por nuk ishte e fuqishme si ngahera,
Sepse u shua nga ngrirja e një akulli!
.
Në heshtje thërras gëzimin e strukur,
Me lot lotoj mbi plagët e kujtesës,
Heshtja nuk është trishtim i bukur,
E vetmuar shëtis mbi rrugët e harreses!
.
Kjo natë e gjatë e ditës së pranverës,
Më bën shoqëri me yjet e ndritur të qiellit
Mahnitem me xixëllonjat buzë ferrës
Shpirti im eshte armik i betuar i ferrit!
.
Me imagjinatë largohem nga kjo botë,
E për një moment kthehem përsëri,
Dhe shpirti pak qetësi me kërkon,
Vetmia dhe malli për ty, me shqetëson!
.
Gj. Dajani……….Lezhe