13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Gjyste Dajani

VRAPIMI YNË
.

Kur do bëhet kjo Shqipëri,
Plagë e vjetër, fat i zi,
Ne vrapojmë pas Europës,
Siç vrapon miza pas lopës!
.

Deti ka shumë ujë të kripur,
Dhe prandaj nuk mund ta pimë,
Shteti ka parti “gojë ëmbla”
Me asnjërën s’mund të rrimë!
.

Çfarë të shohësh n’rrugët tona,
Njerëz kokë-ulur n’telefona,
Jemi bërë t’gjthë me fiksime,
Ja qaj hallin çdo familje!
.

Ne shqiptarët, komb i vjetër,
T’gjithë jetojmë si egërsirë,
Kurrë nuk patëm një fat tjetër,
Që të shohim ditë më t’mirë
.

Jemi popull i përçarë,
Midis nesh ka shumë tradhëtarë,
Kur do lind k’tu, një burrë shteti?
Që ta ketë popullin me vehti…..?!?!
.

Gj. Dajani……. Lezhe

Fundjava mbyllet bukur te shtëpia botuese “ADA” me tre botimet e saj më të fundit

Titulli: Ekuilibri i jetës
Autore: Gjyste Dajani
Redaktor: Ded N. Luca (DENILUJA)

Botimi i parë, 2020
ISBN: 978-9928-296-97-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Mihal Grameno Pall. 32
Cel: 068 22 190 16

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dajani, Gjyste
Ekuilibri i jetës : poezi /
Gjyste Dajani ; red. Ded N. Luca.
– Tiranë : Ada, 2020
60 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-296-97-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHENIE

“Ekuilibri i jetës” libër me poezi nga Gjyste Dajani.L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Gjyste Dajani, testo

Ekuilibri i jetës titullohet libri i njëmbëdhjet i poetes Gjyste Dajani.
Jam i mendimit se Gjyste Dajani me krijimtarinë e saj madhëron të thjeshtën dhe të vërtetën.
Ajo nga libri në libër synon origjinalitetin dhe jo imitimin, gjë e cila lejon konstruktcionin me vetveten,me të vetmin qëllim për të mos qenë e ngjashëme.
E çliruar nga komplekset, Gjyste Dajani , krijoi stilin e saj.
Ajo ndoshta mund të jetë e vetmia poete shqiptare, që mund t’i botojë poezitë pa i nënshkruar, por që të gjithë e kuptojnë, se i ka berë vetëm ajo dhe askush tjetër.
Përditshmëria dhe jeta e gjallë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe në librin e ri poetik «Ekuilibri i jetës», vizioni i botës për Gjysten. Kjo përditshmëri lidhet me vendlindjen e saj , me Zadrimen, me njerëzit,me tokën, me natyrën e gjallë .
Libri ka plot të papritura figurative dhe metaforike. Gjyste Dajani nuk e parapëlqen temën okulte, as vjeljen e strukturave të çuditshme dhe hermetike. Këtu qëndron humanizmi i saj i madh, humanizmi i përditshmërisë, i patosit të saj të gjithanshëm, të ecjes me dituri e kulturë drejt progresit. Ka poetë që nuk e pëlqejne aspak përditshmërinë dhe synojnë botën e epërme, madje mërgojnë edhe në futuristiken, për të shprehur kështu protestën e tyre të thekshme ndaj përditshmërisë . Për fat të mirë kjo nuk ndodh me poeten Gjyste Dajani , që e shikon ndryshe përditshmërinë. Me guxim i zbulon paradokset e saj, ka një demokraci të lindur dhe të gjere të motiveve. Nuk e ndan botën e gjalle në dy pjese: në atë që pëlqehet dhe në atë që nuk pëlqehet. Instinkti dhe ndërgjegjja e jetës së kesaj poete janë të plotfuqishme.
Por përditshmëria e Gjystes ka një karakter të thelle filozofik. Ajo me vargje i bën përditshmerisë monument të thjeshtë, por dihet, që e thjeshta nuk është gjithmonë e thjeshtë. E thjeshta e vërtetë, është e ndërlikuar, polivalente.
Poetja nuk ngurron të hyjë në dialog me botën, me gjithçka.
Tek krijuesja Gjyste Dajani ngrihet lart shpirti i njeriut që njëson poezinë me lirinë, artin me dinjitetin, që lufton të Keqën, të Dëmshmen dhe i jep fuqi të shpirtit dhe gjakun e saj të trupit të Mirës dhe të Bukures.
Stili dhe gjetjet e veçanta artistike te Gjystes i takojn estetikes natyrore dhe jo estetikes artificiale.
Gjyste Dajani ka lindur për të krijuar artin e saj. Është vendi të theksoj, se Gjyste Dajani është një poete lakonike, stili i saj është ai i proverbave, që bartin mençuri të madhe në fjalët e shkruara me ndjenjë.
Për lexuesin po citoj një strofë nga poezia që i ka dhënë titullin krejt librit.
“Mos hiq dorë asnjëherë prej shpresës!
Kur je në dhëmbët e mprehtë të jetës,
Përpiqu e lësho më shumë ujin e ftohët,
Mbi nxehtësinë e madhe të së keqes!”

Ded Nikoll Luca (DENILUJA)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.