BUKUROSHJA SHTAT BAJRAK
Si sorkadhe, zbret ujëvarash,
Si dallëndyshe, n’fluturim,
Ti sheron zëmra beqarësh,
Sot përtërite shpirtin tim!
.
Zërin t’ëmbël, gojën mjaltë,
Na e mbushe shpirtin plot,
Dashurinë, Zoti t’a faltë,
Se pa të nuk jetojmë dot.
.
Kur kalon rruges serioz,
Thellë në shpirt ti më ngacmon,
Mendja e zemra janë kurioz,
A thua ishalla prap më don?
.
Gjithmonë zemra fort më rrahu,
Për at shtat porsi bajrak,
Kam dēshirë të zë për krahu,
E të çoj në shtëpi me vrap!
.
Vdes e fundit gjithmonë shpresa,
Kjo është thënë me qindra vjet,
Ku është fjala edhe besa,
Qënja jote më jep jetë!
.
Me gojën mjaltë e zemrën prush,
Shumë e bukur. shtat bajrak,
Gaz e shpresë jetën ma mbush,
Më të mirin burrë, ke hak!
.
Gj. Dajani………..Lezhë