Nga Stiljan DEDJA
Greqia çfrytëzon hapjen e negociatave për ekspansion ndaj shqipërisë
Çelja e negociatave Shqipërisë, konfirmuar nga komisioneri për zgjerimin në BE z Oliver Varhelyi, është një arritje e madhe e popullit Shqiptar, në luftën e tij për realizimin e ëndërrave historike, shekullore . Ky është një zhvillim i madh kthese, një gëzim i madh për të gjithë ne shqiptarët, pasi më në fund po i bashkohemi familjes së madhe Europiane, të merituar dhe plot dinjitet dhe në atë vend që me të drejtë, na takon. Më në fund Europa mendon, që Shqipëria ka plotësuar kushtet për tju bashkëngjitur unionit Europian dhe se vendi i Shqiptarëve është në BE. Ajo po lufton fort për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundenstagu Gjerman.Çelja e negociatave nga BE është një veprim inkurajues për Shqipërinë. Mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut nga Franca, kryesisht u cilësua si një gabim strategjik I Francës dhe Hollandës nga pothuajse shumë vende Europiane, të cilët shumë shpejt e kuptuan dhe se ai duhej korrigjuar menjëherë.Është një veprim qesëndisës dhe i hidhur të themi, që hapjen e negociatave indirekt e ndihmoi dhe corona virusi, kjo sëmundje agresive vdekjeprurëse për të gjithë njerzimin.Mendoj kështu: pasi presidenti ishte hedhur në një luftë të pa preçedente kundër institucioneve Shqiptare, duke deklaruar edhe nëpër Europë, për një funksioni jo normal të shtetit dhe të institucioneve. Ai i bëri thirrje popullit për të shkuar në “parlamentin e krimit” ku do të firmoste shpërndarjen e tij. Kto veprime të presidentit shikoheshin nga europianët si një mungesë stabiliteti politik në Shqipëri,e cila vinte në dyshim dhe rrezikonte seriozisht hapjen e negociatave me BE. Në ktë kohë me përhapjen e infeksionit, u shuajtën vetvetiu revoltat, rrëmujat, revolucionet e organizuara nga presidenti dhe të opozitës, për të penguar hapjen e negociatave me BE, pasi vëmëndja e të gjithëve, u përqëndrua tek infeksioni vdekjeprurës dhe tek masat detyruese që u vendosën për mos përhapjen e tij.Por në këtë kohë kur Shqipëria kishte nevojë për fjalë të mira dhe aprovim për punën e saj, politika dinake Greke e flaku tej maskën e deklarimeve të vazhdueshme për përkrahjen dhe mbështetjen gjoja të saj Shqipërisë për hapjen e negociatave, duke bërë të kundërtën, duke u munduar për vendosjen e tre kushte shtesë. Sipas z Miltiadhi Varvitsiotis, konkretisht tre për Shqipërinë dhe një për Maqedoninë e veriut plus atyre të vendosur nga Bundenstagu Gjerman Shqipërisë. Me ktë veprim dinak Greqia tregoi që ajo e do Shqipërinë në BE, por të nënshtruar ndaj ekspansionit të saj dhe synimeve grabitqare që ajo ka ndaj territoreve Shqiptare. Ajo ngren problem për të drejtat e minoritet Grek si dhe pronave ty tyre, të cilat dihet që po zbatohen rigorizisht nga qeveria Shqiptare . Ajo çfrytëzojë nevojën e ngutëshme që kemi për të mos humbur kohë më dhe për tu bërë sa më shpejt të jetë e mundur pjesë e unionit Europian. Greqia kërkon dhe përpiqet ti vendos kushte Shqipërisë të cilat nuk egzistojnë. Këtë gjëri bëri me rëpublikën e Maqedonisë së veriut ku e detyroi të ndryshojë emrin dhe këtë gjë që besoj do të bëjë edhe me Turqinë, e cila aspiron për t’iu bashkuar BE. BE duhet të jetë e aftë ti kuptoj qëllimet ekspansioniste të Greqisë, gjë të cilën deri tani nuk e ka bërë. Ne duam të futemi në unionin Eurpian duke qen të respektuar dhe të barabartë midis vetit dhe jo të bashkpunojnë me shtete grabitqare, që kanë dashur dhe duan ti rrëmbejnë teritore Shqiptare, që nga mot e deri sot. Në pamje të jashtëme duket sikur shteti Grek e përkrah Shqipërinë në rrugën e saj Europiane, por prapa kurrizit të saj i kërkon Europës që ti vendos kushte Shqipërisë për ta penguar dhe vonuar atë në rrugën e saj Europiane. Në fakt e kundërta ndodh me popullin vëlla Grek, i cili e dëshiron miqësinë dhe vëllazërinë me popullin shqiptarë. Kërkesa për mos-zbatim të kushteve ndaj minoritetit Grek nga qeveria shqiptare, është një pretkst që nuk egziston, por që përsëritet vazhdimisht nga qeveria Greke me qëllimin për të mbajtur gjallë ekspansionin e saj ndaj vendit fqinjë, Shqipërisë. Në fakt pakicat nuk janë një minorirtet Grek, por janë Shqiptar të Grekëzuar dhe të blerë nga Greqia me favore dhe përfitime ekonomike të cilat e kanë detyruar ktë popullatë që për arësye të varfërisë së theksuar, të pranojë këtë ndryshim të kombësisë, nga Shqiptar në Grek. Në fakt ktë ekspansion Grek ndaj ksaj popullsie Shqiptare ,nuk e ka ndaluar dot asnjë qeveri Shqiptare, e cila ka luftuar vazhdimisht për egzistencën e saj, duke mos mundur ta ndalojë dot në asnjë moment ktë ekspansion të vendit fqinjë . Në fakt ky ekspansion po vazhdon fatkeqësisht edhe kësaj dite që po jetojmë. Nuk e di kur Europa e paftë do ta kuptojë këtë mashtrim të historisë dhe të qëllimev grabitqare Greke.Të bashkjetosh në një komunitet me Greqinë është si të jetosh si qengji me ujkun, i cili në çdo moment kërkon ta përlajë atë. Në këtë bashkjetesë për të cilën Europa propogandon vazhdimisht, ku ne duam të aderojmë, nuk duhet të ketë shtete që kanë pretendime teritoriale ndaj shtetit fqinjëve siç është Greqia dhe Serbia të cilët kanë synime teritoriale ndaj shqipërisë dhe Kosovës. Shumë njerëz në Shqipëri e shohin me entuziazëm futjen në BE, por shumë të tjerë e shohin me dyshim atë, pasi ajo nuk po na mbron siç duhet nga synimet territorial Greke dhe Serbe, bile ajo padashje po i mbron synimet e tyre besoj edhe nga pazotsia e saj. Besoj se do të shohim dhe do të bëjmë . Europa asnjëherë nuk ka dërguar specialist për të parë gjendjen e “minoritetit Grek” në Shqipëri dhe të vërtetojë gjoja shkeljen e të drejtave të tyre, por i beson verbërisht Greqisë e cila është një përçarëse e aspiratave të BE dhe të mos inkurajimit të futjeve të vendeve të ballkanit perendimor në BE.