KOHË E PA KOHË
Kohë e pasigurisë.
Kohë e frikës, nga djallëzitë.
Ju. që lirinë dhunuat.
Me djallëzi turpin e mbuluat.
Or të “shurdhër” në pozitë.
Nga ligësitë e juaja
Harruat mirësinë.
Harruat egzistencën njerëzore.
Dashurinë miqësore.
Si të “verbër” në një vënd qëndroni.
Vlerat e mençurisë nuk i respektoni.
O ju që popullin tuaj e poshtëruat.
Të brohorasin në rrugë i detyruat.
Pafajsinë e tyre për ta dëshmuar.
Duro.
Duro populli im.
Siç durove ndër vite.
E vërteta një ditë, do dal në shesh.
Lirinë e shtrejt do e gëzojmë vërtet.
H. Axhami
20 Korrik 2021 Shkup
“””””””””””””””””
Mik të mirë të kisha përherë
Ashtu do jesh gjithmonë në jetë.
Ç’do herë bashkë ne qëndronim.
Në evinimente të ndryshme, neve kur na ftonin.
Të bëra nderë në konak të ftova.
Në tryezën time të parin të vendosa.
U habitëm të gjithë,
Nga ajo që ndodhi.
Sjellja yte të gjithëve na befasoi.
Të pengoi ty, buzëqeshja e tjerëve.
Gëzimin e tyre, në hidhërim e shëndrove.
Me fjalimin tënd, nënçmove shoqërinë.
Dëshira yte, synon shkatërim.
Do vazhdoj rrugëtimin?.
Edhe pse u rrezova.
Do qëndroj në këmbë.
Me forcat e mia….
H. Axhami