SYRI TË KËRKON…
Po më rri në mendje, libër i po sa lexuar
Po më rri në zemër ,babë dashuri
e pa perënduar
Andej fushave,arave një shikim
që s’të gjen…
Pranë vatrës së zjarrit melodi e
përmalluar
Të kërkon në odë, vendi këshillat
për t’i dëgjuar
Pas këshillave tua gjithmonë gjetëm
suksesin
Mbi kokë ai plis bardhësi duke
flakruar
Syri të kërkon vështrimi horizontit
s’tretet
Po ikën muajt e pranë oxhakut më s’po kthehesh
Por aty mbeti bujari që kurrë s’do
të venitet
Kohëra të rënda sa herë Ti e tregove
vetën
Gjatë luftës mbi dyqind personave ua hape derën
Të mbeten vepra, fjala, virtyti e burrëri
T’i çdokund je
Ku bujaria e njerëzia i flasin jetës
E jeta flet për mirësi
E degëve të Lisit të Madh, malli ka
mbetur
E ai malli me djeg mua zjarr në brendësi
Por sërish gjej forcë eci tokës
me krenari
Por pa Ty mbeta në këtë botë një
jetim i ri
“”””””””””””””
VËSHTRIMI I HEROIT
Nga Kulla ku vështron trimi
Lisat flasin atje me mal
Sikur bjeshka fillon të dridhet
Jehona e tyre mjegullat i çan
Atdheut kjo dritë i ruhet
Në Orllan ,nga erdhi kushtrimi
Ideali brezave u duhet
Tokës së djegur flet ngadhnjimi
Vështrimi i Zahirit ,diell i vërtetë
Tani lisat sërish dridhën
Për ta parë ,një tjetër jetë
Në palë të flamurit ndjenjat hidhen
Nuk ka dhimbje te permendorja
Por përkulje,ecje ngadalë
Kësaj lire, jo të plotë
Ngecje shohim sa një mal
Tokës së djegur nëpër zjarr
Flakës pa ngrën e pa pirë
Qiellit të atdheut vetëm mjegull
Por ushqim kem pasur lirinë
Vështrimi shkon ,atje ku mbeti
Brigjeve, gurëve që mbetën pa fis
Amaneti të shkoi ku duhet
E jo të shuhet ,erës së trishtë
Vështrimin tim ,mos ma ndalni
Se mua rruga në gjysmë mu ndal
Mundin tim mos ma groposni
Atdheut gjëmën ia ndiej dhe në varr