13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Has Halilaj

KUR…(Për Jonadën)

Kur,
Edhe të ngushëllosh
Eshtë e veshtirë;
Mbetesh i mpirë!
Kur,
Edhe të këkosh
Zotit mëshirë;
Eshtë e veshtirë!
Kur,
Edhe të qetësosh
Shpirtin e dëlirë;
Eshtë e veshtirë!

Kur,

Engjëlli të ik në qiell

Në sy,

Me buzëqeshje ngrirë…

Qenka veshtirë!!..

As H.05.08.2022

“”””””””””””””””””””

PER TY !
Ky gusht
Eshtë i dyti
Mes atij që do vi…
Mbi plazh
Fluturoje si dallëndyshe e me thoje”gushtin tjetër do vi”
Tek stacioni,
Ora ndal e dielli ecte!
E fshiva nga guri
Dhomën skicuar me dritare nga deti!…
Në breg afër valve,
Me rërë
Lartesova një vilë tjetër…

Ah,

Tani,nuk i besoj kafes,

Buzët pa par fundin e filxhanit

Te them se e piva!!

“””””””””””””””””””

PO SHIKOJA KËSHTJELLËN -(Si koment të shkrimit”Nderi dhe balta”të shkrimtarit vlerë Kombëtare Zija Cela.)
Po shikoja Kështjellën:
Si shtëpi,
Qytet…
Si Liri,
Si Kështjellën e Demokracisë po e shikoja!..
Keshtjellë,gjysë dritë,
32 vite,shpellari i natës fik,
Ariu,në gojë;përtyp e përtyp!!..
Po shikoja Kështjellën,
Themeleve,balta zënë frymën,
Fillimthemelet,
vendosur mbi themele balte!!…
Kryebaltozi gjall,
Dhe sot,
Me baltën e ti,
Kështjellën sillte vërdall!!…

Po shikoja,

Kështjellën

Tek lëkundej buzë lumit;

Si shelg i vrarë,për tu ringjall

Themele mbi shkëmbin Strrall

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.