Sot është dita ime e tretë e pjesëmarrjes në këtë Maratonë Ndërkombëtare të Poezisë, ku më duhet të botoj 4 ditë nga 1 poezi, çdo ditë me foton time dhe të ftoj një ose më shumë poetë të bashkohen në zinxhirin e poezive
#PeetMeNotLeave, ku poezitë do të përkthehen në anglisht dhe do të botohen në një almanak në gjuhën ruse.
Jam e nominuar nga poetja Lola Shehi dhe nominoj në këtë maratonë poetike poetët:
Flutura Açka, Kozeta Zavalani
Suksese!
International Poetry Marathon Today is my 3 days participating in this international poetry marathon, where are I have to post 1 poem every day with my photo and invited one or more poets to join the chain of poetry
#PeetMeNotLeave, where миthe poems will be translated into English and enter in the Russian almanac.

Poezia e ditës së tretë është:
Shpesh vetja më duket si një re
Që synë prej mjegullës nxjerr,
Lotoj vullnetshëm kohë pa kohë
Qoftë n’dimër apo n’verë.
Dikur shëndrrohem në oaz
Ku vehten sheh gjithkund,
S’ka vajzë që s’dëshiron t’më ngjaj
Por pranë s’më vjen askush.
Kur ti afrohesh më buzëqesh
Lumturia stepet, më rri pranë,
S’ka diell që lind e vdes në verë
Që mua mos t’më ngjaj.
Kur gjethet vjeshta nis të shtjerë
Mendimet më shkojnë larg,
Ata më duan, por më lenë
Ndaj dhembja nuk ka cak.
Dhe kthehem prapë unë në një re
Ku tokën lag me ngulm,
Sa mirë që afër vjen një varg
Edhe më ul në gjunjë.
E duam shiun edhe renë
Pa to jo s’mund të rrimë,
S’ka nënë që retë si merr me vehte
Kur larg i ka fëmijët.
Unë jam si filli i një reje
Që zgjatet gjer në tokë,
Me zemër vrarë prej një beteje
Që emrin ka epokë.
Tri dekada janë shumë
Për të vrarë çdo njeri,
S’ka Atdhe që zemra s’dhemb
Kur mbetet pa rini.