I panjohuri i saponjohur bëhet Mbreti im!
TREGIM.
Kur vajta në shtëpi, ashtu e zverdhur dhe si e trallisur, (unë jam një tip që e kam shumë të vështirë të fshehë gjendjen emocionale, sidomos kur jam e stresuar dhe kam kaluar ndonjë peripeci të rëndë), nëna më hodhi një vështrim shigjetues nga koka tek këmbët dhe pa më pyetur se si e kisha kalaur atë ditë, siç bënte të gjitha herët, më foli me një lloj ironie të përzier me nervozizëm:
-Ç’të ka gjetur kështu, moj lanete? Nga vjen që më qënke kaq rrëmujë?!
-Për çfarë rrëmuje e ke fjalën nënë?!-pyeta ashtu kot, sa për të thënë diçka.
-Rrëmujën e ke në mendje, moj bijë. Bile që të dishë dukesh lëmsh fare!
-Nuk e di se për çfarë po flet, -bëra të paditurën unë, por ajo më hodhi një shikim depërtues, nga ato shikimet e thella hetuese që më çarmatosnin e më vinin në siklet në të njëjtën kohë.
-E di ti e di se për çfarë flas, por nuk të interson. Ti kujton se unë ha bar të njomë, por gabohesh. Gabohesh shumë, bija ime!
Pas këtij aludimi të ftohtë, por thumbues e shokues, hyra në dhomën time dhe rashë përmbys mbi krevat, duke menduar atë që më kishte ngjarë.
Kishte të drejtë nëna, isha bërë lëmsh dhe mbi të gjitha lëmsh e i kisha mendimet, ndjenjat dhe botën emocionale, që më qenë çakorduar thuajse plotësisht.
Temali mu përfytyrua me ballin e tij të lartë, nofullat e gjëra dhe atë vështrimin hetues e këmbëngulës, që të depërtonte deri në palcë të shpirtit. Isha në një gjendje dyzimi, mes ankthit e frikës që më kishin pushtuar pas atij incidenti të rëndë në rrugë dhe një soj serenade të çuditshme, mikluese e ëndërruese që po mi trazonte ndjesitë. Në notat e kësaj serenate hynte dhe dilte ai, i panjohuri i saponjohur, që kishte ndezur një fije…një fije shpresë në jetën time.
“Më fal!-më foli mirëbërësi im. –M’u desh të tregohesha pak i dhunshëm, por ky tip kështu e don! Nuk kupton gjuhë tjetër. Krekoset para femrave, para njerëzve të dobët dhe kur vjen puna ta tregojë veten aty ku duhet është një qullash dhe ngordhalaq i rëndomtë”.
“Unë jam Temali,Temal Brezda. Nëse mund të keni ndonjë herë nevojë për mua, më gjeni tek Klubi i Drerit”.
Jehona e këtyre fjalëve të mirëbësrit tim, më erdhi në vesh si një soj muzike, por jo e qartë, me disa jone të thyera, që fshihnin një gjendje të çuditshme, midis akthit dhe çlirimit…
Të nesërmen, kur po shkoja nte në shkollë, nuk e thirra shoqen time, Aldën siç bëja gjithmonë dhe u habita me veten se pse e bëra këtë gjë. Çfarë kasha ndërmend të sajoja!? As unë vetë nuk e dija.
Dola herët në mëngjes, më herët se zakonisht dhe në vend që ti bija rrugës për shkurt, nga Lëndina e Pasionit, kalova matanë bllokut të pallateve, në kryqëzim të rrugës ku në kryqëzim gjendej Klubi i Drerit.
Ishte një ditë e bukur, lulet anës rrugës, të përkulura nën erën e lehtë të atij mëngjesi, dukej sikur lotonin në heshtje. Ishin lotë gëzimi. Lot pritje. Lot ankthi. Ishte një gjendje e përzier pasioni e pritje. Ndoshta… ndoshta ishte dashuria.
Kur më erdhi për herë të parë ky mendim në tru, çuditërisht, në vend që të ndieja ngëzëllim, ndjeva frikë. Frikë nga se? Çfarë po ndodhte kështu me mua?!
Ja edhe godina e lokalit “Klubi i Drerit”. Nga oxhaku dilte një tym i kaltër, çafrë tregonte se të zotët e tij kishin filluar punë që herët në agim. A ishte vallë ai në lokal?
“Por edhe po të jetë, -i klitha vetes,-çfarë dreqin do ti?! Ku t’i çon mushka drutë?” “Dashke drejt e në thela, një fjalë tha djali i botës e ti drejt e në lokal! Idiote! Mbaje veten!”. Pastaj po vetes: “Fundja ku e njeh ti atë? Hera eparë që e shikoje dhe drejt e në thela”!.
Por ky zë kundërshtues ishte tepër i dobët brenda meje, pasi e sundonte ai zëri tjetër, kumbues deri në oshëtimë, që më bënte të mos më zinte vendi vend! Iu afrova lokalit nga ana e dritares, në një lartësi nga fundrruga që shikonte nga lart–poshtë dhe brenda tij. Hodha me kujdes vështrimin, por ai nuk ishte. Vetëm një çift pleqsh, me nga një filxhan kafeje përpara, kishin zënë një tavolinë, ndërkohë që të gjitha të tjerat qenë bosh.
Ndjeva trishtimin të më frynte Brenda shpirtit si një cunam. Nuk e besova veten. Kisha ardhur për të, edhe pse nuk ia pohoja vetes e tani që ai nuk ishte ndihesha si e braktisur.
Në këto mendime e sipër, një hije kaloi pranë meje dhe unë ndjeva fërgëllimën e befjes të më përshkonte kokë e këmbë.
Ishte ai. Sapo pati zbritur nga makina, një landrover e sapoblerë dhe pati parkuar matanë rrugës.
Ku të shkoja?! Fryma po më zihej. Duart nuk dija ku t’i çoja. E gjithë qenia ime qe shndërruar në mister, pritje dhe dyzim. Por dhe në ankth. Ankth e frikë nga e panjohura, drejt të cilës po më shtynte me forcë vetja ime, askush tjetër!…
-Tadina! Sa mirë që po të shoh… Kam menduar për ty. Si ke qenë këto ditë?
-Mirë, faleminderit!-belbëzova dhe u skuqa gjer në majë të veshëve. I hodha një sy të pjerrët; ai kishte trup të ngjeshur, ballë të lartë, vështrim të gjallë e të përqëndruar, sikur donte ta zhbironte tjetrin gjer në skutën më të fundit të shpirtit…
Fliste shpenguar, lirshëm dhe me një siguri që të ngjallte respekt. Dukej se sapo kishte bërë dush, pasi folkët I kishte edne të lagur dhe prej tyre vinte një aromë e mirë.
-Eja, të pimë kafe, -më tha dhe më zuri lehtë nga krahët, sikur të më njihte prej kohësh.
-Faleminderit, por jam vonë për në shkollë.
-Në çfarë ore nis mësimi?
-Në tetë e gjysëm!
-Ohuuu, ka ende dhe një orë e ca minuta kohë! Mund të pimë dhjetë kafe e të flasim shumë gjëra të mira deri atëhere!
Si padashje këmbët më shtynin pas hijes së tij që po i avitej kafes. Nuk e kuptoja mirë se çfarë po bëja, por po e bëja. Nuk desha t’ia di që në qytezën tonë të vogël e disi të përhumbur, femrat pothuajse nuk hynin në kafe, aq më tepër me meshkuj të panjohur.
Po ç’vlerë kishin të gjitha këto kur zemra më thoshte të hyja dhe të mos pyesja për asgjë?! Por, siç do të dilte më vonë, jo gjithmonë zemra ka të drejtë. Ndonjëherë sirenat e saj të çojnë drejt një rreziku real, me një këmbëngulje të çuditshme, me ngut deri në alarm!
Por atë çast kur nisi kjo histori, as që më shkonte në mendje që ajo që unë e quaja si një kohë e ëmbël deri në padurim, do të më kthehej në një paskohë ferri, që do të më çonte në mbretërinë e Hadit gjysëm të gjallë, duke më varrosur gjindja me duart e tyre, ngaqë më kishin pandehur për të vedekur. Por kjo do të ndodhte më vonë, tani jemi në çastin e flirtit dhe trupi më fërgëllon nga pritja e gjërave të reja që mund të ketë në çdo rast një lidhje!
U ula përballë tij, në një karrige të lartë, të mbuluar me një shilte ngjyrë rozë, që ai ma afroi me delikatesë dhe mirësjellje.
Kisha lexuar diku se kur mirësjellja kthehet në art të horrit, ajo është e plotë gjer në përsosmëri. Më vonë do ta kuptoja vërtetësinë e kësaj thënie, por atë çast, ah atë çast, gjithçka shkonte në të kundërt të akrepave të orës së logjikës. Gjithçka qe shëndërruar në energji erotike, dëshirë dhe pritje.
A nuk kisha të drejtë?!
Ai njeri që qe ulur përvballë meje, më kishte shpëtuar nga një rrugaç. Pa më njohur, kishte bërë për mua diçka që nuk e bën ndoshta dhe një njeri i afërt. Pse duhej ta paragjykoja e të krijoja mure e murana të paqena?
Por, të them të drejtën, seç kishte diçka brenda meje, një si parandjenjë, që më mbante të stopuar dhe nuk më linte ta shijoja çastin. Çfarë do të thoshte njerëzia? Çfarë isha unë për këtë djalosh të huaj e të panjohur, me të cilin po pija kafe në orën shtatë të mëgjezit?!
Po pse po mendoja gjëra të tilla në këtë çast? Nuk kisha hyrë në kafene për filozofime të këtij soj, por për të pirë një kafe me dikë që më ishte gjendur pranë në një çast të vështirë, kërcënues për nderin dhe bile vetë jetën time. Vetëm kaq?!
Sikur të m’I kishte lexuar mendimet, Temali më tha, duke më hedhur një vështrim të qetë, disi tundues, por racional, pa asnjë sens provokues:
-Mos e vrit mendjen! Njerëzit duan motive për të shtyrë ditën, për të kaluar kohën, ndaj kanë prirje për t’u marrë me të tjerët, në vend që të merren me veten e tyre. Kjo ndodh jo vetëm në këtë provincë të vetmuar, ku gjindja nuk ka se me çfarë të shtyjë orët, por dhe në qytetet e mëdha, bile dhe në metropolet europiane.
Ai fliste bukur dhe kishte një siguri që të bënte për vete, bile të sugjestiononte. Siç do ta mësoja më vonë, nga njohja me thellë me këtë njeri, kjo ishte arma e tij dhe këtë armë që e zotëronte në mënyrë perfekte, dinte ta përdorte mjaft mirë, në kohën dhe vendin e duhur…
Befas më pyeti:
-Çfarë lënde ke orën e parë?
-Kimi,-iu përgjigja, bile na ka thënë për provim dhe… të them të drejtën nuk është se jam përgatitur dhe aq…
Qesha lehtë dhe ai gjithashtu qeshi, duke zbuluar dhëmbët e bardhë e të fortë.
-Mos e vrit mendjen! Mësues Gimin e kam mik të ngushtë. Do t’i telefonojë të mos shkosh në orën e kimisë, as në orët e tjera sot, bëje pushim. Dalim më vonë të të çoj në ca vende të bukura, ku s’e qenë kurrë. Në majë të malit, sipër nesh, nja një orë me makinë, është një restorant i ndërtuar brenda një shpelle antike rreth dymijë vjeçare, është një perlë. Do të mahnitesh, pasi nuk ke parë kurrë diçka të tillë. Si thua? Të lutem, mos ma prish!
-Nuk mundem,-belbëzova lehtë dhe ndrojtur.
Po më kapte paniku…por nga ana tjetër kureshtja më shtynte në veprime që binin ndesh me rrethanat…
Një vetvete më shtynte të ngrihesha e t’ia mbathja me vrap, nga sytë këmbët, për të mos e takuar kurrë më në jetë këtë njeri, vetvetja tjetër, më këmbëngulëse, më shtynte drejt të kundërtës, të qëndroja pranë tij dhe të dëgjoja me qetësi propozimin e këtij të huaj për të lënë mësimin dhe për të shkuar bashkë me të në një lokal tjetër, vetëm për vetëm në makinën e tij e të tjera gjëra të thëna troç e ca më shumë të nënkuptuara, që po ndodhnin me rrëmbim e unë nuk isha në gjendja t’i ndaloja!…
-Mos e merr me panik! Njohja jonë ishte një rastësi, por unë iu bsoj rastësive. Vetë bota sipas meje ka lindur nga një rastësi!
-Nuk di ç’të të them… Ndoshta një herë tjetër… Nodshta… nuk di çfarë të të them… jam lëmsh fare!
-Eja, mos ki merak, do të kënaqesh shumë!
Dhe pa pritur që unë të vendosja përfundimisht, nxorri celularin dhe foli me mësues Gimin.
-Gimi, kam një kërkesë, sot në klasën e tretë C –iu ke thënë se kanë provim në kimi. Kam një nxënësen tënde, mike e familjes, Tadina Lirishta, të lutem mos i vër mungesë, se nuk do të vijë sot…Do ta shkojmë diku, kemi një rast familjar (kur po thoshte kështu, më hodhi mua një vështrim kuptimplotë dhe më shkeli syrin). Të lutem, justifikoje dhe në lëndët e tjera, fol me mësuesin kujdestar. Hajde, tung, ta paça borxh plako! Rrofsh!
Pastaj m’u kthye mua:
-Ja, mbaroi, kaq ishte! Tani ngrihemi dhe ikim avazh avazh duke shijuar peizazhin e rrugës. Të thashë, nuk ke parë kurrë diçka të tillë. Do të mrekullohesh!
Ai e bëri fakt të kryer e unë rrija e qetë sikur nuk po ndodhte asgjë. E çfarë të bëja unë veçse ta ndiqja pas në këtë aventurë të çuditshme?
Lokali në majë të malit vërtet qe një mrekulli e gjallë. Quhej Ujëvara e Dëshirës dhe ishte ngritur në mes të një shpelle, në katër anët e së cilës varej myshku dhe vjetërsria, që i jepnin një pamje hijerëndë e disi solemne. Nës të sallës së ngënies, që kishte një konfort hijerëndë, nga maja e çatisë shkumëzonte një ujëvarë që i kishte të shkrira në një simfoni mrekullore të shtatë ngjyrat e ylberit.
Nuk e mbajta veten dhe shpreha habinë, gjest që e bëri temalin të më vinte dorën në gojë dhe të më thoshte me një ton të butë:
-Prit, kur të shijosh gatimet e lokalit do të të duket vetja si në mjediset e përrallave të një mijë e një netëve!
Erdhi kamerieri, një djalë ezmer, mjaft simpatik, rreth të njëzetave, me buzëqeshja të stampuar në fytyë dhe iu drejtua Temalit me shumë respekt e me një lloj delikatese e përulje që mua më bëri përshtypje.
Desha t’i them: “Kështu je mësuar të të trajtojnë gjithmonë?”, por u pendova. Unë isha një e huaj për të dhe ai për mua gjithashtu. Na kishte njohur një rrethanë rastësore dhe tani ishim këtu në këtë lokal luksoz e tepër të veçantë, duke pritur që t’i jepnim kamerireit porosinë. E ç’vlerë kishte t’i bëja pyetje të tilla?
Megjithatë më bëri përshtypje të thellë autoriteti që ai kishte në atë lokal dhe m’u duk sikur prania e tij ngjallte për rreth një lloj frike.
Nuk ishte sajim nga ana ime, por një realitet që dukej dhe nuk qe aspak e vshtirë për ta vënë re. mjafton të shikoje kamerierin si vraponte drejt tavolinës sonë, me atë buzëqeshjen e stampuar në fytyrë dhe gadishmërinë për të shërbyer shpejt e bukur, duke shfaqur në komunikim një soj servilizmi që nuk mund të mos e vje re.
Ai prap sikur m’I lexoi mendimet dhe më tha:
-Mos u habit Tadina! Unë jam miku i pronarit dhe më sajdisin pak nga qejfi e ca më shumë nga halli!
Erdhi porosia, sallatë greke, verë e bardhë franceze, pesh kocë, fruta deti, ëmbëlsirë.
Gjithçka që ndodhi më vonë, pas atij mëngjes a dreke (quajeni si të duash), tek ktheheshim me makinë e tij, do të hynte në jetën tim si imazh i një filmi të parë në një kohë hipoteteike.
Them hipotetike, sepse realiteti tanimë qe spërkatur për mua me verë reale e verë pasioni në të njëjtën kohë dhe rënia në krahët e tij nuk ishte më një befasim, por një diçka e natyrshme dhe bile e mirëpritur.
Kështu më dukej atëherë, por po ta dija se si do të rridhte jeta ime më vonë me këtë njeri, do të doja që të mos e kisha njohur kurrë, bile as emrin nuk do të kisha dashur t’ia kisha dëgjuar ndonjëherë!…
Por jemi tek ajo ditë kur unë rashë në krahët e tij dhe m’u duk sikur preka qiellin me dorë. Aroma e buzëve të tij, seksi i fortë në sedilen e makinës, ato klithma të etshme që prishën qetësinë e atij peizazhi mrekullor, ku dukej sikur natyra kishte punuar me një talent të veçantë, e gjithë kjo ishte aq e bukur e prekëse, aq e thellë e tunduese, aq e dëshiruar e joshëse, sa nuk doja të dija për asgjë tjetër, veç atyre çasteve magjepsëse!
Kisha rënë kokë e këmbë në dashuri dhe ende pa manifestuar rezistencën e një vajze, normale kjo rezistencë edhe kur ajo ka dëshirë të bëhet e dikujt, pata rënë pre e pasionit pa pyetur për pasojat…
Temali atë ditë u bë mbreti im, por se çfarë do të ndodhë më tej në jetën tonë, në marrëdhënien tonë, prisni se do t’ua rrëfej, veç, ju lutem, mos më paragjykoni, se mjaft e kam paragjykuar veten gjithë këto kohë ankthioze për mua!