17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Nga:Rexhep F. Morina

 

PADREJTËSIA SHKEL LIGJET
(Fadil Fazliut,që mbahet padrejtësisht në Hagë)
Dhembja bëhet mal, që koha plagët sfilit,
Atë e ndiejnë të gjithë, sëmbon në shpirt.
Moment i veçantë kur kujtohet dëshmori,
Njëri vëlla u mungon, këtë ditë përvjetori.
Burgosur mbahet vëllai i luftëtarit të lirisë,
Që sfiduan kohës bashkë, terrin e robërisë.
Pa harruar as pararendësin e hapit të rritës,
Që i praruar shndrit me rrezatimet e dritës.
Ndritin yje vëllezërit, ata janë heronj të dy,
Veçse i treti në burg, rri mbyllur pa faj aty.
Padrejtësia shkel ligjet, të fik zërin e lirisë,
Po s’ndalet vazhdimësia, rruga shenjtërisë.
Me rastin e 27 vjetorit të rënies së heroit të kombit Bahri Fazliu,në shenjë nderimi po e postoj këtë poezi kushtuar heroit!
NË LUFTË KUNDËR TERRIT
(Heroit të kombit Bahri Fazliu)
Shtatin e hajthëm në moshë ende i ri,
Mendjen e kthjelltë zgjuarsi e qartësi.
Për atdheun në lëngatë e të robëruar,
Idealin e shenjtë ai kishte formësuar.
Fjalën e vëntë në peshoren e urtësisë,
Që ti çjerr maskën të keqes e ligësisë.
T’i shërbej popullit me shumë maturi,
Një të bëhen në zjarrin e luftës për liri.
Mendimin e thurte me bazë të thellë,
Rrezatonte dritë nga toka deri në qiell.
Nga ankthi i keq t’fjeturit për t`i zgjuar,
Nën krimet serbe popullin e mashtruar.
Veprimin guximtar në hapin vetëmohues,
Me jetë sfidoi zezona të armikut pushtues,
U përballë me bisha në luftë kundër territ,
Ai për liri”pashë më pashë do t`i bie ferrit”!
(Kushtuar heroit të kombit Besim Ndrecaj)
SHPIRTI I PATHYER
Besën e burrit dha, në malet e atdheut,
Errësirën ta ndrisë me forcë të Anteut.
Serbit dinak e barbar, do ti dal përballë,
Inatin nuk e fshehu,në tokë sa ish gjallë.
Mbante fort armën,me atë shpirtin zjarr,
Nuk donte tjetër,veç hasmit ti bënë varr.
Dora gjakatare,që vriste vetëm shqiptar,
Rendi në vrap tërbuar,armën të ja marr.
Egërsirat mizore,sulen si hienat në sulm,
Cili qenka ai,që mban armët me ngulm.
Ai shkëmb ish,në duel me një Shoshkiç,
Ja ku e ke armën,me plumba për armiq.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.