Gëzuar Shen valentinin!
Edhe një shekull i lumtur, të gëzuar, plot gaz e hare, plot mirëqenie e shëndet!
Paçi në jetën tuaj, mirësi e fisnikëri, të cilat le të rrjedhin si një ujëvar drite në kohën tonë të dashurisë dhe mirëqines, shëndetit dhe begatisë, në gjithçka që ju rrethon sot dhe në gjithçka që do t’iu rrethojë nesër në jetë!
Le të jenë ditët e jetës suaj të gëzuara e në harmoni me gjithçka, me natyrën, me njerëzit, me ëndrrat dhe vizionet tuaja më të bukurura, që mund të projektoni për sot dhe për të ardhmen!
Paçi gjithçka që doni, dhënçi mirësi e dashuri për njerëzit, qofshi gjithmonë në lartësinë e misionit që ju çon zemra juaj dhe shpirti juaj i dëlirë!
Dashuria eshte emblema e jetës, ushqehet me gjakun tuaj kujdesuni cdo ditë.
“”””””””””””””””””
QIELLI DIELLIN E KA SY
Fllad pranvere vjen e shkon,
Flet pas flete gjethëron,
Trëndafil me pika vese,
Diell në zemër çel mëngjese.
Shkoj e vij i trullosur,
Nga sevdaja i marrosur,
Dhe lus Zotin e bekuar,
Që një ditë të kemë në duar.
Moj dashuri e bekuar,
Qe ja vlen me çdo lloj çmimi,
Zoti kur të ka krijuar,
Lumturi tek njerëzimi.
Ka shumë mall njerëzia,
Si t’ia bëj i shkreti njeri,
Kur e zë dashuria,
Lumturia aty rri.
Këmba këmbës të kam ndjekur,
Unë e di seç kam hequr,
Në buzë nektarin ma ke pjekur,
Shpirt e zemër m’i ke djegur.
Dashuri me ty ç’më gjeti,
Po më shkon rinia kot,
Marifet mbas marifeti,
Ustallikun s’ia gjej dot.
U mundua e gjith bota,
qe ta gjej sekretin ty,
Me te bukurat i mban toka,
Qielli diellin e ka sy.