14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Hyqmet B Hasko

Ardhia e pranverës

Nessuna descrizione della foto disponibile.
Shkurti shkundi ciflat e fundit të dëborës,
Marsi nxorri nga sënduqet rrobat e lehta,
Poetët po kërkojnë rrënjët e metaforës,
Filloi ngadalë të gjallërohet më shumë jeta.

Ca re akoma qëndrojnë stoike,
Lëshojnë pikat e shiut që janë të ngrohta
Koha po përgatitet për zgjatje dite,
Në trupin e njeriut nuk vlen më kapota.

Ca re të hutuara vijnë vërdallë me vetetima,
Kërkojnë një strehë për t’u fshehur nga dielli,
Shpirti i tyre i mbushur me tersëllima,
Toka i dorëzohet aromës së një trilli…

Fillon të ziej kryqyteti ynë drita zhurmë trafik,
Të rinjtë veshur me të gjitha ngjyrat e pranverës,
Sytë e pelqve mbushen me gëzim çdo ditë
Dikush i sëmurë pret të kaloj pragun e fundjetës.

Imazhi i dimrit shkrep blicin e fundit të vetetimave
Por ndryshe nga ato të gjer tanishme,
Djeg degët e thata të pemëve pa blerime,
Pranvera po vjen me aromën e luleve të magjishme…

Dhe unë seç kam një befje ti bie pas blerimit,
Të fle, ah, nën shelbojat e tëndit vështrim,
Se pranvera është stina e stinëve të premtimit,
Që shpirtin ma deh me një muzikë të pambarim…
H…@..B…H.

NDJENJË E DASHURISË.Nessuna descrizione della foto disponibile.

Dhe në dritën e yllit
atje lart në qiell,
po kërkoj një mike
të më bëhet diell.

Në tokë janë të shumta,
kë të zgjedh më parë,
me sy të praruara,
në çdo stinë beharë.

Dhe tani që jam plak
mbetet e njejta dëshirë,
një shpirt që përflak
lodron me lumturinë.

Përherë i lumturuar,
në çdo sekondë të jetës,
zemër e prushëruar,
këngë e së vërtetës…

Po kërkoj një mike
të më bëhet muzë
mike me fytyrë drite,
t’ma ndez zemrën shpuzë.

Po e gjeta shpejt,
s’do kem pleqëri,
udhetarë në këtë jetë
të kem ty moj magji.

Zemrën e kam të hapur
të futen të gjithë,
s’ndihet kurrë e plakur,
ndjenjë e dashurisë…

Po kërkoj një mike,
të jetë bijë flladi,
netëve ndër ahishte,
të më djegë malli…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.