3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Hyqmet B Hasko

 

MAGJI QËNKA DASHURIA…L'immagine può contenere: 2 persone

Magji qënka dashuria,
S’paska fund asnjëherë,
Dhe kur vjen pleqëria,
Ndrit më shumë se një ylberë…

Ndrit në netët pleqërishte
Si një far’ në errësirë
Me parfum djalërie
Spërkat ditët që pa gdhirë…

Emri i saj në buzën time,
Por si flladi me agime,
Mbeti diell nëpër diellime,
M’u bë mjaltë për mjaltime.

Emër i djelltë dashuria
Dhe nuk pati shuarje kurrë
Flakë e buzës me zjarrmime,
Ndezi qiellin e bëri furrë

Emri i saj tek dritë e syrit,
Ndez pranverën në flakë të yllit,
Magji qënka dashuria,
U lehtësoka pleqëria…

U lehtësoka pleqëria,
Këmbët erë nga dashuria,
Asgjë s’qënka bukuria
E magjishme lumturia…

Ne gezime dhe hidherime
Magji qenka dashuria
Pranver mbushur me blerime
Dashuria dhe magjia.
H…@,,B..H.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.