14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Hyqmet B Hasko

Më mungoni shumë, por shpejt do të takohemi. Na presin fushat e blerta dhe sfidat futbollistike…Nessuna descrizione della foto disponibile.L'immagine può contenere: 24 persone, persone in piedi e testo

Miqtë e mi të vegjël!

Ju përshëndes me dashuri dhe ju uroj shëndet e lumturi, në këto ditë të trishta të coronavirusit, që na kanë lënë të vetëmbyllur në një karantinë të gjatë dhe të dhimbshme.
Uroj që ju dhe familjet tuaja të mos keni asnjë problem shëndetësor, të kenë gjithçka që ju duhet për një jetë normale dhe të çliruar nga mungesat, në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë banorët e rruzullit tokësor.
Uroj të gjithë së bashku ta kalojmë sa më shpejt këtë ankth dhe makth dhe të rinisim jetën në startin e ndërprerë përkohësisht, me më shumë përkushtim, me më shumë talent, me më shumë dashuri!L'immagine può contenere: 8 persone, spazio all'aperto
Që kur nisi ky izolim, që tashmë ka përfshirë gjithë botën, ju keni qenë dhe mbeteni qendra e gravitetit të mendimeve të mia.
Çdo ditë mendoj për ju dhe vuaj nga pamundësia për t’iu takuar nga afër, për të shkëmbyer të paktën disa fjalë, për të qenë në pjesën e gravitetit të ëndrrave tuaja.
Koha kur ishim së bashku në fushën e blertë dhe pasioni juaj për futbollin ishte në kuota të epërme, duket i largët, sikur kanë kaluar vite dritë.
Më mungoni shumë, më mungon talenti juaj futbollistik, çiltërsia juaj, guximi dhe krenaria fëmijnore për të qenë në krye, me sedër e qëndresë të vërtetë, që e tejkalon cakun e moshës suaj fëmijnore.
Kjo flamë e egër dhe e pashpirt na ka detyruar të mbyllemi në shtëpi, të jemi larg njëri-tjetrit, larg fushës së blertë që është pasioni dhe dashuria juaj e paçmuar, e cila më ka bërë gjithmonë krenarë në rrugën time si trainer dhe qytetar i këtij vendi.
Miqtë e mi të vegjël, merrjeni gjithçka me sportivitet dhe pa u brengosur.
Nuk ka vend për panik.
Nuk ka vend për frikë.
Nuk ka vend për t’u alarmuar.L'immagine può contenere: 2 persone, persone in piedi e spazio all'aperto
Ka vend, sigurisht, për kujdes, për higjenë, vëmendje, ndjekje të rregullave që kanë vendosur organet ligjzbatuese, për t’ia dalë mbanë dhe për të triumfuar mbi këtë armik të padukshëm.
Është e trishtë kur shikon fushat e futbollit të boshatisura, ndeshjet të pezulluara, veprimtaritë futbollistike dhe sportive në një karantinë të pashpirt. Por kjo, miqtë e mi të vegjël, është një masë e nevojshme, që bëhet në emër të jetës dhe vazhdimësisë. Bëhet që nesër dita të lindë e bukur dhe e gëzuar me zërat tuaj, me gjallërinë tuaj, me përkushtimin tuaj për mësimet, për lojërat, për futbollin, për gjërat më sharmante dhe esenciale të jetës, që ju me hirin e Zotit do t’i shijoni në jetën tuaj fëmijnore, rinore dhe në të gjitha stinët e moshave.
Mos u mërzisni, por edhe në shtëpi, me prindërit dhe familjarët tuaj të dashur, jetojeni jetën bukur dhe me plot kuptim, lexoni sa më shumë, luani në kushtet e shtëpisë, krijoni, fantazoni, mos bëni në dëshpërim, largojeni frikën dhe stresin.
Këto ditë izolimi janë një pikë ujë përballë oqeanit të madh të jetës e të dashurisë njerëzore që ju pret, lumturoheni dhe ngazëllehuni se ditët e vetëmbylljes po ikin me shpejtësi dhe po trokasin ditët e lirisë dhe të hapësirës së pacak, që ofron mosha juaj e bukur.

Të dashur miqtë e mi të vegjël!

Ju jeni në një moshë kur lëvizja dhe ritmet e gjalla të jetës janë promotorë karakteri, janë vetë identifikimi i fëmijërisë suaj

Qëndroni në shtëpi, mos u mërzisni, mbani higjenë dhe pastërti, lexoni dhe ëndrroni sa më shumë.

Së shpejti do të takohemi në fushën e blertë, do të vazhdojmë projektet e ndërprera futbollistike dhe do të marrin udhë më shumë se kurrë ëndrrat tuaja fëmijnore.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.
Ju përqafoj nga larg
Me mall e dashuri
Tranieri juaj
Hymqet Hasko

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.