Profesor i nderuar me lejo te percjell me shum respekt Mirnjohjen time per kete shkrim qe do ta quaja Brilante ne vlersmin te librit tim te ri me Tregime..Respekt par ju Respekt per penen tuaj.
Në vazhdim të një proze moderne
Mendime për vëllimin me tregime Porta e mbyllur e Dashirisë e autorit Hyqmet Hasko
Kohët që jetojmë mund t’i quajmë pak a shumë dhe kohë të krisura. Nëse dikush ose mjaft njerëz mund të kenë rolin e ankimtarit për mjaft mungesa të domosdoshme të jetës që jetojnë e për mjaft arsye, janë të paktën shkrimtarët që janë ndryshe.
Po lexoja e rilexoja librin më të fundit me tregime të autorit Hyqmet Hasko.
Seç kam një nxitim të madh kur lexoj tregimet e tij. Mbase arsyeja e parë është që kam mjaft vite që kam qenë dhe mbetem lexuesi i parë dhe i rregullt I tyre. Mbase doja që të lidhja rrëfimin e tij poetik me atë të prozatorit.
Është ai nxitim shkronjor që gjithsesi mbetet një mister i bukur në atë të përditshme që ti e ke të ngjeshur por që kurrë nuk e quan të humbur kur bëhesh leximtari i këtyre veprave.
Nuk është vetëm kureshtja e leximit të një vepre, por dhe etja pak a shumë prometejanë për të marrë dritën e munguar të shkronjës. Për fat të keq, shkronja e mençur e letërsisë na shfaqet në kohët që po jetojmë vetëm me disa poezi mjaft të pavlerë, aspak emocionale, aspak mesazhiere.
Një arsye më vete pak dhe emocionale është që Hyqmet Hasko tani, pas një përvoje mjaft të pasur dhe të vyer, më bën të besoj se ai është një vazhdues i prozës së Vath Koreshit.
Kështu tregimtarë të një brezi tjetër dhe të brezit të Hyqmet Haskos po krijojnë “shkollën e prozës së Myzeqesë.”
Është një “shkollë” që ne jemi mësuar ta shohim në Veri apo në një zonë tjetër dhe mbase harrojmë që të shprehim dhe traditën e re që krijohet diku
E këtu nuk ka mëdyshje.
Mjaft vepra të tij janë bërë filma që i rezitojnë kohës Mjafton të kujtojmë filmin “Dasma e Sakos”.
Ai identitet shqiptar i spikatur te tregimtari Vath Koreshi është po kaq i spikatur edhe te tregimit, novelat dhe romanet e Hyqmet Haskos.
Dy shtyllat më të spikatura të rrëfimit të Hyqmetit janë gjetja e intrigës dhe paraqitja e detajeve mjaft të goditura.
Ai nuk vrapon pas temave të antikitetit dhe për ta bërë atë lidhjet e kohërave, filozofinë e kohërave. Optika e tij është shikimi i jetës i problemeve të mprehta sociale.
Kam para sysh disa nga tregimet e botuara ditët e fundit.
Tregimi “Porta e mbyllur e dashurisë” në të njëjtën kohë të dërgon në një klithmë të fortë.
Një fabul e thjeshtë një intrigë meriottre për një shirmtar. Brenda trillimit dhe reales sikur pranojmë të dytën. Është një fabul që diku e dëgjojmë si befasi dhe duam ta themi kudo po këtë meritë e ka vetëm Hyqmeti që na e thotë të gjithëve
Në atë letër të shkruar në trupin e foshnjës së braktisur shkruhet se ai që do ta rrisë atë do ketë mbarësiinë më të madhe. Kaq mjafton që lexuesi ta vazhdojë me interes këtë tregim e pastaj ta marrë mesazhin më vonë.
Në rininë e saj vajza Fatlinda, dikur e braktisur, bie në dashuri me djalin e familjes së re.
E bukur, e rrallë e jashtëzakonshme, po ja që rrëfimi të intrigon. Djali nuk pranon dhe në fund ajo vendos që të bëhet ndihmësja e djalit që lind djali.
Mjaft pikëpyetje lindin në fund mjaft diskutime, po kjo nuk është më detyra e autorit, po ajo që lexuesi e merr me vete kudo intrigën.
Është mjaft emociones mbyllja e tregimit
“Ti?!!!…Ti je ajo?!!!-e pyeta me ngulm teksa ajo ikte me ngut nëpër tisin e një mjegulle që sapo kishte rënë dhe sillte me vete një trazim të gjithëkohshëm… Nuk foli. Vetëm iku vetëtimthi, duke nxituar, pa e kthyer kokën pas, sikur të kishte frikë se mos më lëndonte sado pak. Ndeza një cigare. Ishte cigarja e parë pas njezet vitesh që e kisha lënë. Fjollat e tymit të kaltër sikur ndiqnin siluetën e saj të brishtë, që po ikte me nxitim nëpër mjegull. “
Një subjekt për skenar filmi.
Një tjetër intrigë një konflikt i fortë social në tregimin “Një varr për nënën”.
Bosi i një firme e vret gruan që punonte në firmën e tij se ajo nuk po dorëzohej për qëllimet e tij të mbrapshta.
Vajza e saj më vonë kërkon që të punësohet në firmën e tij dhe ai dëshiron që ta bëjë dhe këtë viktimë të egërsisë së tij dhe zbulohet si vrasës.
Temë aktuale. Një mesaszh i fortë letrar nga autori.
Një vleësimi veçantë vjen për regimim “Refuzimi i mirënjohjes së Nivanës”.
Niviana, e re e papunë, me një arsim mjaft të mirë falë drejtësië, meritës dhe humanizmit të një nëpunësi të ri gjen punë. Gjen qetësinë dhe rregullon ekonominë e një ditë, qoftë nga dashuria apo dhe nga një mirënjohja që duhet ta tregonte kërkon që t’I jepet atij . Pa dyshim një befasi si subjekt, si fabul.
Me mjaft mirësjellje, ajo refuzohet. Të gjithë marrim diçka nga mesazhi I tij.
Humanizmi shumë hetrë I munguar këtu merr ngjyra të forta dhe të besueshme.
Tregimi “Klithje në humnerë”. Është nga ato tregime që lexohen me një frymë
Rrëfimi është I thjeshtë pa ngarkesa emocionale në metafora e në ndërtimin e dialogjeve, po mënyra se si e zgjidh ai konfliktin është mjaft e arrirë
Në një botë në një shoqëri ku vlerat morale shpesh edhe nëpërkëmben, personazhi i tregimit vihet në një lloj dyluftimi. Ishte një humnerë imagjinare që atë e tërheq por që me forcën e ndershmërisë ai kthehet dhe fiton në këtë dyluftim.
Alisa e njohura e tij e josh e tërheq drejt hymnerës morale, po ai është I fortë. E fiton betejën
Mjafton që të lexohet momenti i sprovës së tij për të parë se sa larg ngrihet ai
“Sytë e butë të shokut dhe fytyra engjëllore e të fejuarës nuk i ndaheshin për asnjë çast. E shtyu lehtë, por ajo në vend që të largohej, u qas më pranë tij dhe ai ndieu frymën e nxehtë të buzëve të saj të fryra në buzët e tij…
-Mjaft!
E gjithë kjo…e gjithë kjo është hunmnerë.”
Duke nxjerrë vlerat e këtyre tregimeve që kanë romantikën e tyre pjesën e mprehtë sociale, edhe një herë vlerësojmë rrugën plot sukses të prozës së tij.
Një tjetër tipar i krijimtarisë së tij është se ai është i kursyer në kohë. Nuk vrapon të vërë në radhë kopertinat e librave, por kërkon për ditë cilësinë e veprave që bën.
Mbase duhet thënë me mjaft realizëm dhe që krijimtaria e tij sidomos në prozë, ka me dhjetra lexues në të gjithë trevat shqiptare.
Mbase do kujtuar fjala e urtë se që të provosh shijen e një fuçie me verë mjafton që të provosh një gotë prej saj.
Nëntor, 2021