E THJESHTA QE S’MBAHESH RENDE.
Ti përhër ke sfiduar mbretër
E thjeshta që s’mbahesh rëndë,
Gjalleron dhe kurr s’ke fjetur,
Fisnike me syrin diellë,
Mburrjen nuk e ke ne zëmër,
Je e arta fjalë për së gjalli,
Tek cdo shpirt je një ëndërr,
Koha fisnikeri përhër të fali.
Të peshuan me halle e derte
Por ti mbete zëmër floriri,
Dhimbje nëne në c’do djepe,
Kur i qan dhe i qeshi i biri.
Veten ngushtë kur e shikojnë,
Mbrëtër qofshin apo presidentë,
Te përkulet dhe të nderojnë,
Thjeshtesi qe s’mbahesh rëndë.
Këmbëkryq mbi rrogos,
E thjeshta e gjër në madheshti,
Pasuria kurr stë joshë
Je flori përmbi flori.
Thjeshtësi gur xhevahiri,
Je më e madhja perendi,
Te gjithë të kan driten e syrit,
Në c’do kohë ti ngre lavdi.
E thjeshta që s’mbahesh rëndë,
Fisnikja me shpirt qelibare
E leheta sa një pëndë
Mbi supe mban c’do male

Në pesë vjetorin e Shoqatës Futbollit “Atletik Tirana”
Kur marrin krahë ëndrrat futbollistike të brezit më të ri…
Në pesë vjetorin e Shoqatës Futbolli “t Atletik Tirana”, kujtimet,mbresat dhe emocionet na çojnë në qasje të vrullshme, kur morën krahë ëndrrat futbollistike të brezit më të ri të shqiptarisë, fëmijëve tanë të mrekullueshëm, të cilët u bënë pjesë e kauzës sonë për një futboll cilësor dhe përçues të vlerave të traditës dhe përditshmërisë.
Të shumta ishin pengesat dhe sfidat, mundësitë financiare dhe të tjerat -tepër të kufizuara, por mbi to u ngritën kryelartë pasionet dhe përkushtimet e atyre që e projektuan dhe realizuan këtë Shoqatë, si një zë i fëmijëve dhe i të rinjve, në shtigjet e futbollit shqiptar.
Në pesë vjet kjo shoqatë eci në rrugëtimin e saj sa të vështirë aq dhe premtues, për të ndërtuar rrugë të sigurta nga ku mund të ecë futbolli i më të rinjve, me gjithë pengesat dhe vështirësitë e një rritje, që e prekim me duar dhe e ndiejmë në lëkurën tonë të gjithë ne që ishim dhe jemi pjesë e këtij rrugëtimi.
Kjo Shoqatë nuk u ndërtua nga hiçi, por u projektua nga ëndrra e qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre, që kërkonin të gjenin shtigjet e duhura për tek futbolli, si një pasion mbarërinor, si dhe nga përkushtimi i specialistëve të kësaj fushe, të cilët vunë në themel të saj talentin dhe përkushtimin e tyre pa limit.
Të shumta kanë qenë arritjet, por jo më të pakta kanë qenë dhe mbeten sfidat, të cilat lidhen me shumë faktorë, që nuk është vendi t’i rendisim në këtë shkrim promovues, por që ishin dhe vazhdojnë të mbeten pjesë e angazhimeve tona, për një futboll cilësor dhe të çliruar nga çdo reminishencë jashtëfutbollistike, siç ndodh sot rëndom në të gjitha fushat e veprimtarisë sportive dhe më gjërë.
Sot, në këtë pesëvjetor, falenderimet dhe mirënjohja e natyrshme shkojnë ndaj themeluesve të kësaj Shoqate, që projektuan dhe realizuan një sfidë epokale në fushën e futbollit, ndaj trajnerëve dhe specialistëve të tjerë të ekipeve futbollistike, të cilët me punën dhe talentin e tyre përkushtues, dëshmuan se kanë ditur e dijnë të ngrihen mbi interesat e tyre të çastit, për hir të asaj devize, për të cilën u themelua dhe vazhdon të ekzistojë kjo Shoqatë, në rrugëtimin e saj mbresëlënës.
Unë si drejtus dhe si trainer I kesaj shoqate ndihem fatlum që modesisht kam qenë dhe mbetem pjesë e këtij rrugëtimi, pjesë e ëndrrës futbollistike të fëmijëve dhe të rinjve, që shikojnë tek ne, trajnerët dhe specialistët e tjerë të Futbollit, modele për të ecur përpara në këtë udhë të vështirë dhe sfudante, dhe ne, më së paku, duhet të bëjmë që fëmijët tanë të mos zhgënjehen.
Pesë vjet janë pak, fare pak, në kohën fizike dhe kalendarike, por janë shumë në kohën e ëndrrës, për t’iu krijuar brezave tanë më të rinj mundësinë që të kenë një start nga ku të mund të nisen në rrugëtimin e tyre të pasionit dhe shpresës.
Jo të gjithë bëhen futbollistë, pasi futbollin e nisin mijëra dhe arrijnë në majë aq sa ç’janë gishtat e dorës, por deviza është e drejtë dhe vrapimi drejt finishit është një kuotë e lakmuar dhe për të cilën ia vlen të ëndërrosh dhe të luftosh deri në fund.
Të dashur femijë për ju futbolli është magjia, ju jeni e ardhmja që do coni përpara,jeni shkelqimi i futbollit.Shqiperia dhe shqiptaret ju kanë në shpirtë.
Edhe 100 vite të tjerë në rrugëtimin tënd mbresëlënës Shoqata “Futbolli Atletik Tirana”!
Suksese pa fund në ecjen tënde të vrullshme, për të qenë deri në fund një model rrugëtimi dhe një fidaneshte gjithëherë e blertë, ku do të rriten në breza talentet më të spikatura të futbollit shqiptar!