AROMËS TËNDE
Per të shperlarë aromen tënde
Gushës sime
I tubova ujërat e universit
Rrezet e diellit i theva thjerrëzash planete tjera
Atje ku nuk më nuhatë dot..
Jam..!
h.j.
THIKËMPREHUR FSHEHURAZI
Kohës i pshtyj në fytyrë bashkë me braktisjen
Në moshë të shtyrë
Që të mbyllësh çdo shpresë
Mi fale lotët t‘ rilind një lum i ri..!
Të kërkoj si hijen e humbur në pyllin e lartë
Rrugëve që secila në hiç të shpien
Me kokë përulur rrugëtoj t‘braktisur jetës…
Do ta dua lumturinë tuaj sa emrin tim
Buzëqeshi Zojë jetës rremë në fund
Të kapësh hapin e saj ndër ditët e zeza
Të fatit që përdhunove …!
E di
Unë do të vdes një ditë
E harruar , nuk ka kush të më qajë
Gurëvarrin do ma pështyej dikush ..!
Ata që më deshën e i desha..
Do më sjellin lule 8 marsit a ditëlindjes
Nëma e përbuzjes do zë vend për të mbirë e gjallë edhe njëherë
Pemët do më ushqejnë dashurinë
Do marrë frymë bashkë me lulet …
Do të takoj rrugës duke më kërkuar
gjithandej..!?
Qorrazi!
Unë e di që ti më kërkon në çdo moment
Por ta kishin pasë vë stopin të lartit
Kërkove rrugëve triumfin tënd
Thikën kishe pasë mprehur fshehurazi
E di që diku është një fëmijë i palindur mes nesh
Që do të bëj copë- grimë kurthën tënde..!
Zvarrë do zvarritesh ngjyrave mashtruese
Aromës së këpurdhave helmuese
Edhe më tej rreze radioaktive Nagasaki!
Në fund sytë e qorruar do ti shërojë dashuria
Dielli do shërojë plagë qelbëse sekreti
Emër që shërimin e ka mision…!
09.03.2020