14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Hyrije Jusufi

NË EMËR TË JETËS

Edhe kësaj here marsi derdhi retë e zeza mbi ne
Era po bartë kobin në shpirtërat e drejtë
Ankth , pa fjalë është terur buza shkrum…
Qerpiku dridhet kovit 19
Tundet bebëza e syrit në trishtim …!

A do presim karantinave ngujuar
Të shohim lulet e prillit si do të vinë …!?
Apokalips i hidhëruar
Ne do të përgaditemi të mposhtim ty…!
Do jem aty ku më pret tjetri
Do ketë aromë jete përsësi …!

h.j.

TË FESTOJMË NJË DASMË TË BARDHË
(Polici- në derë spitali )

Me hapat e lehtë fluturoi deri aty
Ata që në shpresën e jetës
Sytë në lutje e luftë i kanë…

Mllefosur të zbardhësh mëngjesin sa ta fillosh ditën për qejfin e virës
Drekës i sillet vërdallë të gjej ,
një qime të vjetër që ra ,
ta lë në dorë a hundë…
Pasdite me urdhërin ,,Don Kishotit ,, numërojmë orët të pa përjetuara ,
të pabërat e dëshiruara të thonë ,- ,,ndal,,…!

Mbrëmjeve ikja i numëron orët ,
I thërret gjumit …
Ndoshta virusi coronë natën nuk më trishton ..
Mua ma ka falur një denim të fortë
Nuk mund t‘i përqafoj ,të gjithë ju që ju dua…!

E pritja e zezë !
Një luftë shpirti !
Lutem për fund të festojmë një dasmë të bardhë !
Dielli im depërto ,na përqafo , na ngroh të lutem!

h.j.Premtja 13.03.2020
USZ

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.