28 nëntor, kjo ditë vezulluese
Përsëriti refleksin e saj
të ylbertë,
Pas pavarësisë së parë të
Skëndërbeut,
Në pavarësi të dytë të
Ismail Beut..
Kombit iu ndritën syë..
Valëvitej dhe
vallëzonte shqiponja
në atë det gjaku,
në atë shtëpi që ngjante me
Majë mali…
Pavarësin shpalli
Ismail Qemali…
Pas pesë shekujsh robërie
po rrezetonin rreze lirie ..
E ardhur me bukuri diturie ..
Shqiptar, kudo ku je,
Në këtë ditë pavarësie shkëlqe!
Ngrije entuziazmin në kulm,
Bashkohu me vëllain, motrën
gjithkund..
Duhen aq shumë përpjekje
të bashkohen copat e ndara
në trung…
28 Nëntor, Ditë e
madhe e Flamurit,
Lavdi e përjetshme
Ismail burrit!..
28/ 11/ 2022