8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Ildije Xhemali

 

** MARSI i turpëruar

U gjende prostitutë, jo s’e deshe ti
I ligu gjurmoi në naivitet e varfëri
Të premtoi punë, jetën si n’përrallë
Për të do ishe një lule e rrallë

E denjë për Miss, mbuluar me hijeshi
Të lulëzoje familjen, eh… lum si ti
Jeta, kurthe të pabesa të kish’ ngritur
Konxhe e paçelur, tej detit vërvitur

Kush në sy mban syzet e të vërtetës
S’dallon dot metastazat e gënjeshtrës
S’njohe përkëdheljen, as dashurinë
Gjithë llumi në shpirt e mbi tënden shpin’

Punonjëse seksi, privuar nga mëmësia
Damkën e turpit, ta gëzojë shoqëria
Gjithë shtigjet t’u mbyllën, s’të lan zgjedhje
E braktisur, rrënuar po flet me vete

Poezi nga permbledhja me poezi “Lule mbi thinja”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.