16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Ildije Xhemali

 

* RIPËRTRITJA e RRAPIT

Mes maleve shkëmbor, jeta lëshuar rrënjë
Bregu i detit tej, limon’ e mandarinë
Veri, Jug, ç’të kap syri, begati e pasuri
Rridhte jeta e gëzuar, fort i lumturi njeri.
*
Brezi ndrronte brezin, i riu të vjetrin
Si ndrron peshkatari, çdo ditë rrjetën
Jeta lulëzuar në brigje, lugina
Por jo gjth’monë të gëzon e mira
*
Një vit i mbrapshtë, sterrosur deti
U mboll e keqja, u lemeris mileti
Buzë një përroi, lartohet rrap i vjetër
Një të dytë s’gjen n’asnjë vend tjetër
*
Stuhi të forta, sharr’ e kohës në veprim
Rrapin madhështor, në udhën pa kthim
Në trungun e kalbur, një filiz i ri
Pëshëndeti dritën, lartoj shtatin e tij
*
Koha shëroi lagët, ripërtriu jetën
Dita largoi natën, e mira të keqen

Përmbledhje me poezi “Lule mbi thinja ”

* LEXUES i heshtur
Fëmijëve

Litari po mblidhet, nëna po plaket
Shpejt a vonë mbyllen kapaqet
Nuk ka librezë (bankare) a pasuri
Por ca fjalë të urta e ca poezi

Margaritar’ s’jan’ vargjet e mi
Bëhen të tillë kur janë për Ty
Dashurinë falur sa pate mund’si
Pendime, BIR, kurrë mos ki

Shpesh dëshiroj të flas me time më
Dhe Ti do t’përjetosh t’njëjtën gjë
Ajo m’i thjeshtoi vështirësit’ mua
U mundova të t’i lehtësoj të tuat

I lodhur, munduar si kalorës jete
Peshën e dhimbjes mos mba mbi vete
Hidhe mbas shpine, gëzoje jetën
Gëzo familjen, si nektari bletën

Me syrin e zemrës e kokën e thinjur
Do shuash mallin në vargun e thurur
Herë shkruar shpejt a me kujdes
LEXUES i heshtur, gjith’ sy e vesh.

Poezi e përmbledhjes poetike “Lule mbi thinja”

* * ARTISTEVE duararta

Të më falin poetët sot, në ditën e poezisë

Se vargun e artë, të shpirtit, të d’lirë

T’ua dhuroj juve, duarartave artiste

Të thjeshtave, AMVISE

Në shpin e shpirt, i patreturi merak

Familja mbi gjithçka . Oh I madhi fat !

Secili pjestar të ndrij në rrugën e vet

Gruaja : Nëna Mretëreshë

*

Burri shqiptar edhe sot, tejet I bekuar
Familja dhe andrrallat e saj në duar
Të gruas, që për sakrificë s’njeh kufi
Veç FAMILJA në lumturi!

Burra e të rinj s’duroni dot në karantinë
Për ca orë ,për ca ditë,po me muaj e vit?!
Mblidhni mendjen, veten tuaj bëni zap
E keqja ta lër’ me kaq!

Të më falin poetët por unë sot,në ditën e poezisë i përshëndeta
me këto vargje të thjeshta

19 “Lule mbi thinja ”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.