9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Ing. Frederik Taqo Refael Ruço 

 

Kuvendin që po hapim sot me Dt/19/01/2020/ në Tiranë tek salla e auditorit të UET është e një randësie nga më të veçantat, sepse po hedhim hapin e parë seriozisht për zgjidhjen e çështjes Kombëtare shqiptare dhe të jetës sociale të  nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptar kudo ku jetojnë nëpër botë e Ballkan.

Ky nuk është një Kuvend Albanologjik gjuhsor shkencor, por është pak më shumë për nga rëndësia, sepse atdhetarët e ardhur nga Diaspora, trojet etnike si dhe nga Shqipëria Londineze, duhet të Jeni një Zëri për pastrimin e politikës nga sllavizmat shekullore. Si rrjedhojë Ky Kuvend nuk duhet lejuar të nëpërkëmbet i cili për nga rëndësia është pasardhse e shumë Kuvendeve paraardhës. Të gjith Kuvendet që Janë bërë, kanë dashur Të bashkojnë Shqiptarët në një shtet të vetin Ligjor demokratik e të pavafur, pra dhe ky Kuvend të njëjtin qëllim ka. 

 Duke shfletuar e sistemiar dokumentat e punës time 30 vjeçare u ndesha dhe me programin jo definitiv por timin personal mbi iden e platformës dhe qëllimit të Kuvendit që po bëjmë sot në Dt/19/01/2020/ në Tiranë tek UET. E nëse ka për të shtuar a po për të hequr ndonjë mendim program në programin që do të shtroj sot para kuvendit, është e hapur për të gjithë të pranishmit të korigjojnë; pra të shtojnë ose të heqin, nga kjo promemorje timen.

Fjela ime:

Kuvendi Sot me /Dt/19 Janar të 2020. Hap punimet për njohje të mëtejshme për të nisur rrugën e zgjidhjes të problemit të 7 milion shiptarëve në Ballkan.

Ky KUVEND është shumë I një rëndësije të veçantë I cili mund të sjelli  frymën Kombëtare, që Shqiptarët të kenë një shtet të vetin ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet. Pas përfundimit të punimeve, do hartojmë, për të bërë edhe tre kuvende të tjerë pas Saj. Në Kosovë, Ilirid dhe Mal Të Zi. Pas këtyre Kuvendeve do të mbahet një i Madh, që mund t’a quajmë Forum, ose “Lidhja Shiptare në Botë”.

——————————————

KOMENTI IM:

Për fillim menduam t’a quajmë:

“Forum Panshqiptar, për të hapur rrugën për progresin poilitik në demokratizimin e Shqipëris, bashkimin e Shqiptarëve në një shtet të vetin  ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet .

Forumi në organikë do ketë obligimin e Saj kryesor tek Departamenti I Jurisprundencës, i cili mbikqyret nën diktatin e Juridiksionit administrativ. 

——————————————

KËRKESAT:

1. Individët që e ndiejnë se do hedhur zemra Shqipëris, fillimisht duhet të prezantohen kush janë, çfarë kanë bërë e dhënë familjarisht në jetën shoqërore; duke filluar nga viti ‪1941‬-90 e deri më tani.

2.  Në këtë proces nuk përjashtohet as diaspora.

3.  Çdo individ që vjen në këtë tyezë, nuk duhet të mendojë për karrige, por për të gjetur njeriun e përshtatshëm që të rrijë mbi të, dhe të ushqejë mendimin e bashkimit Shqiptarëve në një shtet të vetin Ligjor demokratik dhe të pavarur nga të huajt.

4.  Programi I miratuar nga Ky Kuvend do zbatohet nëpërmjet Forumit i dalë po nga ky Kuvend.

5. Të gjithë jemi numëror dhe, persona të rëndësishëm, por vendimet do merren në mënyrë kolegjale.

  1. Personi që do jetë i zgjedhur në krye të Këtij Forumi do të luaj rolin kryesor në zbatimin e programit.

  2. Për t’iu përshtatur karriges së pushtetit, nuk duhet të ekzistojë mentaliteti të luftoj për Të. Po u kthye ambicja në egocentrizëm nuk jep fryt, duhet egoja të kthehet në ambicje.

  3. Kemi 77 vjet që karriget pushtetore i ka vendosur njëshi; në të ardhmen do të jetë mendim kolegjal për të vënë të merituarin në karrigen e pushtetit. 

  4. Dëshira e secilit nga Ne duhet të jetë bërja (krijimi) i një shteti ligjor me qytetar atdhetar shqiptar që në institucionet e saj të mbizotërojë fryma Kombëtare dhe aftësia profesionale të bazuara në shkencat përkatëse.

  5. Për të qenë korrekt me pikën 7, Anëtarët duhet të sjellin: 

  6. Çertifikatën e gjëndjes civile famijare, mundësisht të vitit ‪1941‬, pra, paraardhjes së komunizmit në Shqipëri. Kjo bëhet për efekt konspiracioni. 

  7. Të sjellë Sivi mbi aktivitetin e tij si individ e familjar që nga viti që thamë më lart. Dëshmin e penalitetit si dhe të kartës së identitetit të shoqëruar me fotokopje me ngjyrë. 

  8. Individi që të jetë anëtar i këti forumi duhet të lëshojë një deklaratë që ka ardhur papretendime, kjo do të thotë dhe si kontriubut për të vendosur njeriun që e meriton karrigen e cila do kouptuar se që aty fillon shteti ligjor demokratik për të cilin ka nevojë shoqëria shqiptare. Jo si kanë vepruar  gjatë trnzicionit dy partit e mëdha. 

  9. PD që erdhi në pushtet në  vitin 90, të cilën e krijojë dhe e ndërtojë PPSH si domosdoshmëri, ishte një goditje tjetër për demokracinë, të drejtave të njeriut dhe për qytetarët shqiptar në përgjithsi.

  10. Filloi përsëri riskllavërim i sllavizimit të Shqipërisë, pra për të vazhduar pushtetin pafundsisht. Që do të thotë: u mbështet pikërisht në të kaluarën e individit të familjes, dhe çfar rroli ka pasur ai dhe pjestarët e familjes së tij në rrethin shoqëror, para vitit 1945.

  11. PD nuk vuri në karriget e pushtetit njerëz që ishin jasht sistemit, sepse dhe PD u krijua po nga “ mitra e PK. PD me porosit e kësaj të fundit, vuri pikërisht në pushtet njerëz të kontrolluar në postet që vërtet ishin të rëndësishme, pra, vuri të besuarit e sistemi enverist.

  12. Trashëgimtarët që sot  janë në pushtet e në Kuvendin e Shqipërisë,nuk kanë lejuar që kundërshtarët të jenë jashtë sistemit që tham më lart. 

  13. Grupi i punës i atëdhetarëve, pra Forumu I dalë nga Ky Kuvend, nuk kanë pse të përjashtohen nga kjo formulë, pra të kontrollohen njerëzit që duan të hyjnë në këtë garë.

  14. Platforma që PK shtroi në formimin e saj kur u themelua më /08/11/1941/ ishte që Shteti të drejtohej nga një parti ( monopartiak), rrezutati i jetës sociale që ndërtuan ata……

  15. Po atëdhetarët çfar Duan? Duan të ndërtojnë një shtet jo si ata, por, një shtet ligjor të pavarur e demokratik rreal. 

St. Ing. Frederik Taqo Refael Ruço 

Tiranë/14/09/2019/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.